Berisha, ngushëllime për një aksident hekurudhor në…Poloni

6 Mars 2012, 18:40Politika TEMA

Një aksident hekurudhor i ndodhur në jug të Polonisë, që ka shkaktuar vdekjen e 16 personave, ka tërhequr vëmëndjen edhe të kryeministrit Shqiptar, Sali Berisha, që ka shprehur ngushëllime për këtë ngjarje.

“Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë, një vizitë në ambasadën e Polonisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij personale, të qeverisë dhe popullit shqiptar për viktimat e ngjarjes tragjike të kësaj fundjave në jug të Polonisë, ku, pas përplasjes së një treni humbën jetën 16 qytetarë polakë.

Kryeministri i shprehu ambasadores dhe stafit të ambasadës dhimbjen me të cilin mësoi këtë lajm tragjik dhe se lutet që shpirti i viktimave të kësaj tragjedie të prehen në  paqe.

Kryeministri Berisha la një shënim në librin e ngushëllimeve, i hapur për këtë rast nga ambasada polake”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

11 komente në “Berisha, ngushëllime për një aksident hekurudhor në…Poloni”

  1. gerdeci says:

    bravo o sali.po mos haro te kujtosh gerdecin se kane pervjetorin tani shpejt,mos e bej si 21 janarin ku vajte ne lushnje

  2. Ardi says:

    Po per 26 viktimat e Gerdecit qe kane 3 vjet pa autor a do te leje ndonje shenim? E po nuk ka hipokrizi me te madhe te dhimbsen 16 polake dhe te mos dhimbsen 26 shqiptare vetem se u vrane ne krye te bisnesit te djalit!

    1. fule says:

      Nuk eshte hipokrizi eshte mekanizem psiqik mbrojtjeje. Ata qe vret vet ose me firme te djalit tend faqezi, nuk te dhimbsen. JO 4, 26, po dhe 3000 si me 97 te jene.

  3. brigada 8s says:

    Qe tani e mendoj kur te shporret nga kjo jete Salihi,sa shenime do leme ne bllokun e hapur per te. Qe tani po e shkruaj dhe po te doni vazhdojeni dhe ju:
    “Ne mes te bajgave linde,me bajgat e bllokut u rrite,dhe si bajge vdiqe Sali Shpellari. Tu shuajte fara”

  4. tironci says:

    ku ka vdekje dhe dhimbje eshte dhe TRADHETARI I KOMBIT TONE sali berisha ..
    O SALI O ZAGAR ..
    E KE VENDIN NE LITAR..

  5. Bujar says:

    Ardhte sa me shpejt dita te ti shkruajme edhe ty nja dy fjale ne ate liber… Thjesht dhe qarte: Armik i shqiptareve!

  6. Horri i bulevardit says:

    Ke harru me ngushellu dhe ata afrikant, se dhe atje ja kish plas me bumje si ngerdec.

  7. aqfi says:

    Burre i mire fort per polaket dhe vret robt ne vendin etij dhe se can trapin fare per ngushellime,por i quan kokepalare.

  8. ZQK says:

    Polaket duhet te ngushellohen se jane popull qe e meritojne te nderohen. Por eshte fyerje qe ngushellimet tona jua percjell nje sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje