Lulzim Bashës i del asfalti i Sheshit Skënderbej

7 Mars 2012, 21:39Politika TEMA

Asfalti i saposhtruar i Sheshit Skënderbej” në Tiranë ka nisur të çahet, copëtohet dhe dëmtohet rëndë. Madje ky dëmtim ka nisur prej Hotel Tiranës dhe ka vijuar në disa vende të tjera përgjatë muzeut e deri afër bashkisë. Nuk ka duruar më shumë se katër muaj asfalti i shtruar nga firmat e përzgjedhura të Lulzim Bashës në dëmin që po heton prokuroria prej 4 milionë eurosh. Por i duhej edhe dëmtimi i dukshëm ku kane dalë edhe pisllëqet e tenderave. Asnjë firmë ndërtimi në botë nuk shtron asfalt mbi asfalt, por “teknikët” e përzgjedhur nga kunati i kryebashkiakut thyejnë çdo kufi. Petët këtij lakrori të gatuar keq ia ka nxjerrë asfalti i ri, që ka zbuluar të vjetrin poshtë. Asnjë inxhinier nuk do lejonte një shtrim të tillë pa hequr një herë shtresën e afaltit poshtë dhe me tej shtrimin me çakull apo me përbërje të tjera inertesh sipas projektit. Tashme Basha ka dalë me një projekt të ri për harxhim parash, ndërkohë që 4 milionë eurot e para ikën dëm dhe kryebashkiaku ende nuk ka dhënë llogari. Pas inaugurimit kujtojmë të gjithë se ai premtoi se ndërtimi ishte cilësor në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë, shtatë studio do paraqesin të enjten projektet e tyre për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Studiot arkitekturore si DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 – The Netherlands, Albert Speer & Partners – Germany, Cino Zucchi Architetti – Italy, Gerkan, Marg & Partners – Germany, Kees Christianse & Partners – The Netherlands, Grimshaw Architects – United Kingdom, do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha.

Këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit.

Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Kryetar i Jurisë është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

AMA NEWS

17 komente në “Lulzim Bashës i del asfalti i Sheshit Skënderbej”

  1. alka says:

    Edhe pemet qe ishin mbjelle te rruga Elbasanit deri te sofra e ariut
    i hoqi dhe i mbolli te gropa e ajdin sejdise.

    1. Edi Ramovici says:

      ca konstatimesh bani ene ju! Asfalti majti 4 muaj e ju boni llafe”
      http://imageshack.us/photo/my-images/72/lulzimbasha.jpg/

  2. LULKES I KA DALE BOJA ME KETO RRUGE.ME DUKET EDHE FUNDIN NGA RRUGA DO TI VIJE

  3. Horri i bulevardit says:

    Spaska dal perzjerja mir se ka mungu shurra e qeverritareve dhe malokve, i than pemet ehskreta tu bo shurren si qent mas rronjve, shkoni ndihmoni pak asfaltin se ju doli boja.

    1. Horrrrr bulevardi nofke e pershtatshme per Ramovicet

      1. Horri i bulevardit says:

        Mos dil kunder Saliut o Ramiz, se ket emer na e ka von shefi jot me 21-janar dhe deri sa ti dali tymi, se kom nermen ta nderroj ket emer, se o emer i persekutum, kur te iki shefi jot, do morrim domshperblime. Une e vuna Horri Bulevardit se jom mashkull, se po te isha femer, do e vejsha Lavirja Bulevardit, por do thojsha se kom qen nxonse e Sllobodanka Berishes, qe bojte kalamoj me udheheqsa.

        1. GEZIM KULUFI says:

          pse Zenin e ka xan me Mao Ce Dunin ajo? Ik bre tundu, nuk e besoj une se ja kane hyp edhe kinezat!

        2. Po cfare emri i persekutum ore Horr Horrriii, Saliu ka bere mire qe ju ka quajtur Horra apo Lavire Bulevardi se keshtu jeni.
          Horrat si puna jote edhe duhet pesekutuar sepse po thurin plane per me e mare pushtetin me dhune prandaj edhe ne shtetet me demokratike veprimet e ketyre horrave jane te ndeshkueshme me ligje. ik ore Ramovic

          1. Horri i bulevardit says:

            Persekutimi eshte moda e juaj me kryekomunistin Sali dhe sekretaret ramiz e bishta te tjere.

  4. fox says:

    jo asfalti te dale por dhe uje i zi te shpertheje te sheshi gjergj kastrioti nuk ndryshon me asgje.
    -njeriu qe hapi i pari dosjen e serbeve “te zhdukur”
    -qe vodhi mbi 300 miljon dollare te RR.K
    -qe vuri firmen ne shitjen e detit me greqine
    -qe vrau me berishen 4 djem nenash
    -qe vodhi me arvizu prapa bythe votimet e 8 majit
    nuk mund te gjykohet me per ca copa asfalti te prishur.mos na i njollosni
    yllin ne ngjitje se e kemi me kimet..Rendesi ka rrjeshti i fundit:Kryetar i Jurisë është Kryetar i Bashkisë së Tiranës Sali Berisha dhe kryeminsteri
    fuqiplote me dhe pa portofol shkelqisia e tij Arvizu i I-re.

  5. arabachi tiron says:

    ca prisnit tjeter nga dylberi saliut..

  6. SALI VICI DOLI says:

    KOMPLLOT – KETU KA TRADHTI BURRA.

  7. albaniahello says:

    mos u merzisni do ti mbylly gropat me cakull

  8. tironci says:

    E cfare do presesh nga nje VRASE QE DREJTON BASHKINE E TIRANES ..
    POSHTE DIKTATURA berishiane

  9. ruzhdi callo says:

    Thuhet se po hetohet per 4 milione euro….aizhvati 290 milione nga “rruga e kombit” e nuk i lojti asnje fije fliku.!!!

  10. ate e di une says:

    asfalti nuk eshte care, eshte stil hollandez me damare…

  11. Xhozi Plehra says:

    Hajde Lule B(P)asha se te doli tenderi tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje