Presidenti Topi hodhi dje alarmin për nevojën e kontrollit në universiteteve private duke theksuar se si një qytetar ka sinjale se ka universitete private që japin diploma fiktive dhe me rezultate të larta fiktive. “Unë këtë ditë dëshiroj gjithashtu ta ndaj me ju edhe për një problem tjetër që është shumë sinjifikativ, për kontrollin e diplomave që vijnë nga universitetet. Besoj e kuptoni fare mirë mesazhin tim. Unë jam Presidenti i Republikës, jam Kryetari i Shtetit, dhe bëhem interpret i zërit të çdo qytetari. Kjo natyrisht shkon më shumë në përgjegjësinë e universiteteve private, që duhet të kenë një përgjegjësi të jashtëzakonshme qytetare, në radhë të parë, përpara ligjit, përpara moralit. Studentët që shkojnë nëpër universitete, natyrisht nisen nga predispozita të barabarta. Ata që shkojnë në universitete publike sigurisht që janë ata që i nënshtrohen një procesi të seleksionimit dhe besoj, edhe të meritës. Disa që mund ta marrin në mënyrë më pak të merituar, mund të prezantohen me listë notash shumë më të mira se ata që marrin diplomën mbi bazën e një pune shumë serioze, stërmunduese do të thoja, e s’mund ta bëjë një njeri i vetëm, absolutisht. Kjo është çështje e një sistemi akademik, e një kontrolli, e një sinqeriteti dhe besoj që ata që mund ta bëjnë më mirë këtë punë, jeni ju të rretheve akademike, që duhet ta zhvilloni debatin të hapur, sepse diplomimi është shumë i rëndësishëm“, tha Topi. Në Ditën e Mësuesve, kreu i shtetit tha se institucionet arsimore janë të politizuara dhe në kjo përbën një shqetësim për shoqërinë shqiptare. “Universitetet sot kanë një përgjegjësi madhore, t`i largohen politikë dhe atyre predispozitave për ti përfshirë studentët në polikë dhe për të bërë një edukim të pastër në respektim të ligjit. Dëshiroj të jap mesazh për Universitetet private. Kjo fazë e zhvillimit politik dhe institucional e vendit ka krijuar mundësi, por unë mendoj se gjithçka duhet të shkojë në një standard. Nuk mund të pranojmë që të ketë diferenca në standard. Kjo është një temë e gjerë dhe e debatuar dhe nuk dua të bëhem interpret i asnjë rryme që ka dalë nga debatet, por ajo që dëshiroj të them është se Universitetet kanë një detyrë madhore, i largohem përfshirjes së studentëve në politikë”,- u shpreh presidenti gjatë ceremonisë së dekorimit të rektorëve që u zgjodhën në postet drejtuese të Universiteteve.
Kamzhiki i Rames na behet apolitike , thote universitet duhet t`i largohen politikes ne menyre qe te ju mundesohet nje edukim i paster studenteve , hipokrizi
Per cilesine e diplomave or Top fol me ata batakcinjte e universiteteve private, se keta te publikut mbahen akoma…
Ramy i vjeter,
Topi aktualisht eshte politikani me i moderuar i politikes shqiptare. Nese do te kalosh ne depresion, mjafton te degjosh çdo mengjes se çfare thote Berisha, Basha, Rama, Meta…dhe te ndjekesh seancat plenare te kuvendit, ku shahen si rrugeçer.
Topi mund te te duket hipokrit, problemi eshte se ajo qe thote ka sens, nese ke ndonje gje kundra asaj qe thote, shkruaje.
Ky njeri flet pothuaj gjithnje percart. Si mund ti largohen universitetet politikes kur ( per fat te keq ) korrupsioni eshte strumbullari i jetes ne Shqiperi. Pronari i nje universiteti qendron prane politikes si qeni i uritur prane cotoles ( tasit ) te ushqimit.
Po do e thote edhe ai llafin. Lere te beje punen e tij…shpresoj te mos kete dale ne konference me oren dhe unazen e toj prej floriri dhe me floket siper veshit…
Ramy i vjter eshte politika e berishes te ri e te vjeter.Universitetet jane kthyer ne keshtiella ta politikes.
Nuk besoj se eshte plotesisht keshtu. Aty shkojne femijet e atyre prinderve qe fitojne para korrupsioni, pastaj ato para perdoren per politike, pastaj politika mbjell korrupaion, pastaj te korruptuarit paguajne aty per diplomat e femijeve e keshtu vazhdon
Doli dhe rami i vjeter . Meso te shkruash shqip o gje e vjeter ,mos e shaj armikun tuaj te ri se eshte miku jaj i vjeter.
Ideja eshte e mire, llogjike, progresive, por si duhet bere?
Me duket se dhe ky qe u duk si me shprese, po e merr shpejt tatpjeten. Si thote “Universitetet t’i largohen politikes” kur dekoron disa qe kane vite qe sundojne Universitetet si partiak te thekur? Mos edhe kete e komandojne forte te tjere ustallare? DYSHIMI ESHTE per PO Pse duheshin futut te gjithe rektoret ne nje thes, apo se pjesa me madhe e tyre i vodhen zgjedhjet me ndryshimin e ligjit me shpejtesi, apo se i manipuluan?????Vertet cudi per nje njeri qe duket se presin dicka ndryshe nga deri sot??????