Koha e pakët në dispozicion për shkak të mbarimit të afateve hetimore ka bërë që prokuroria të tërhiqet nga rindërtimi virtual i vendngjarjes së 21 janarit.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip, që thekson se grupi hetimor po vepron me shpejtësi për të verifikuar përgjegjësitë penale të gardistëve nën hetim. Sipas gazetës, mendohet se akuzat që do ngrihen do jenë ‘vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘shpërdorim detyre’.
Të paktën nëntë gardistë do merren të pandehur, përfshi edhe ish- komandantin e Gardës, Ndrea Prendin.
Prokuroria deklaroi se kishte shpresuar që e gjithë ngjarja të rindërtohej virtualisht në 3D, ku mund të identifikoheshin lëvizjet dhe mënyra se si ishin vrarë katër demonstruesit. Ndihmë do jepej edhe nga FBI.
Prokuroria te paguaje tre ekspertet e videos se Metes dhe jam i sigurte qe do te prodhojne nje video 3D, ndoshta 4D perfshi sinkronizimin e zerava(urdherave) me perkthim disa gjuhesh edhe per publikun evropian, kinez, libian, sirian etj.
ne c’vit perfundojne gjyqet e Gerdecit dhe te 21 janarit?
mundet andej nga viti 2054.
ASJEHER NUK MBYLLEN GJYQET POR DO MBYLLEN SI GJYQI METES
Heheeeeeeeeeeeeeeeeee u kap edhe prokuroria. ca jane kato genjeshtra qe i serviren popullit, per me teper duke perdorue edhe emra teper virtuaz si FBI apo te tjera alibi. Kujdes prokurori, nuke ha dot salen ti. Ai ka fije te padukshme jo vetem per ne po edhe per nderkombetaret.
Keshtu vene punet kur shpresojme te te huajt. Ceshtja e 21-janarit eshte e mbyllur. Cdo gje qe thuhet eshte vetem intrige e radhes se qeverise Berisha & CO.
sa po duron njerezia a do te kete drejtesi ndonjere ne kete vend? me 21 janar me dhjetra te plagosur e me 4 te vrare dhe perseri nuk dalin vrasesit .O Zot, ne jemi popull dhe me institucione pa personalitet-e po mbjellim faren e keqe me njerez pa karakter e te humbur.