Dvorani: Gjyqi ndaj Metës u mbyll pa dinjitet. Mediu duhej të ishte tërhequr nga politika pas Gërdecit

7 Mars 2012, 14:04Politika TEMA

Gjykatësi Ardian Dvorani, i vetmi që abstenoi në vendimin për Ilir Metën, që u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë thotë se ky proces ishte pa dinjitet, siç pranon se vetë drejtësia në Shqipëri e ka humbur dinjitetin. Duke folur për Shqiptarja.com, Dvorani thotë se: “Sikur ai proces të kish vazhduar, me siguri do të kishte patur një vendim ndryshe. Nuk ka rëndësi fajtor apo jo, por me siguri do të ishte më me dinjitet!”. Ndërkohë para se të bënte këtë konstatim gjykatësi me një karrierë të gjatë thotë se sistemi i drejtësisë duhet të jetë larg politikës. “Drejtësia është një dhomë e mbushur me baltë dhe imagjino një njeri që futet aty sado i pastër do të bëhet pis. Ndaj them se duhet pastruar”, shprehet ai.

Gjykatësi bëhet më i qartë kur flet për ngjarjen e Gërdecit, në të cilën humbi jetën dhe i vëllai, që punonte në atë fabrikë për të fituar bukën e gojës. Nuk futet në arsyetime mbi korrektësinë ligjore të asaj sipërmarrjeje vrastare, por beson se shpërthimi është aksidental, e prandaj nuk konsideron fajtorë biznesmenët (për shpërthimin, kuptohet). Por një fajtor ‘e di mirë’ se kush është. “Më vjen keq kur e shoh këtë ministër që qesh në fushata, dhe që u fsheh pas procedurave pa patur kurajon morale të tërhiqej nga jeta publike”, thotë ai. Për kë e ka fjalën? Me siguri, për ish-ministrin e mbrojtjes atëmot, që sot është ende ministër. Për Fatmir Mediun.

20 komente në “Dvorani: Gjyqi ndaj Metës u mbyll pa dinjitet. Mediu duhej të ishte tërhequr nga politika pas Gërdecit”

  1. gjimi says:

    ne qofte se dovrani ishte kunder atehere pse rezultati ishte 5-o dhe jo 4-1 kete si qytetar i thjeshte si ta kuptoj me termat juridike.se si eshte katandisur gjykatat ne shqiperi tani eshte marre veshe,por kush me jep mua siguri qe nje dite kur te behet shteti i se drejtes me nje gjykate te pavarur nga politika se te gjitha proqeset gjyqesore do te rikthehen prap para drejtesise duke filluar qe me rrugen e kombit qeshtjen e gerdecit ku humben jeten 26 veta dhe plagosjen e disa te tjereve, vidion meta-prifti, si edhe me ngjarjen e 21 janari ku u vrane 4 protestues dhe plagosen disa te tjere,pa harruar edhe shitjen e detit,albetrolit etj etj qe kane ngelur pa u shitur.

    1. Shoku Mè (Me Ben Dem) says:

      Mos kopjo Ilirin o lalà! Iliri thote pese me xero, ti e perserit.
      E sakta eshte kater e gjysem me gjysem. Dvorani abstenoi, pra mund te quhet gjysem vote.
      FLM.

      1. Gjethi i thate says:

        Çdo gjë është e drejtë por vetëm në një gjë duhet të korigjoj.Ti z.Dvorani thua që:
        – “Drejtësia është një dhomë e mbushur me baltë dhe imagjino një njeri që futet aty sado i pastër do të bëhet pis”.
        -Ndëtsa unë do e trashja pak dhe do dilja nga fjalori se këta gjyqtarë e meritojnë një gjë të tillë.
        -Drejtësia është një dhomë e mbushur me mut dhe ….

  2. Arjoni says:

    Po u desh kurajua e Topit qe te flasin adhe te tjere. Megjithese shume e vonuar , ne te gjithe I dime keto tani . Implikimi politik I drejtesis na ka bere ne te mos besojme te asnje nga juve. Sa nga ju gjyqtaret , prokuroret apo avokatet keni ngritur zerin per padrejtesi ku vendimet Kane qene te pastera politike. Ju ( nuk e kam fjalen per ju personalisht) flisni vetem kur ju cenohen interesat private.

    1. Fukara says:

      Po edhe Topi shkon i ftuar nga Agim Lala i Gerdecit ne nje kohe qe prokuroria ka kerkuar per te 4 vjet heqje lire, e “zhvillon ” nje ore mesimi tek “Akademia e Mbrojtjes Spiro Moisiu” imagjino nje veteriner jep leksion tek ushtaraket….ku eshte ai se i harrova emrin, ai qe qellon me grusht, ku eshte more. Le qe kot po flas. Horrat nuk mbarohen. Ata jane me te shumtet ne Shqiperi. E di çfare duhet te bejme ne? ‘te biem ne paqe me veten’, qe do te thote: ‘horrat te vazhdojne lojen e tyre, ne te jetojme kete dreq jete, qe na ka mbetur ne dere. Tung

  3. Klodian Kapllanaj says:

    Ne Italine e viteve ’30 nje ligj i detyronte te gjithe profesoret e universiteteve te shkruheshin ne Partine Fashiste.Te gjithe u anetaresuan per te ruajtur vendin e punes.Me perjashtim te 20 veteve.Ata humben vendin e punes,por jo dinjitetin.
    Sot Italia kujton ata te njezetet,sepse ishin ata qe i shpetuan nderin duke i treguar botes se kishte ende njerez me kurajo.
    Dvorani,edhe pse sot duket nje ze ne shkretetiren e turpit,ndofta realisht eshte drita qe duket ne fund te tunelit.

    1. M says:

      Te pershendes shume Klodian, prandaj hyj here pas here ketu tek tema, per te degjuar gjera ngushelluese, sepse realiteti jashte eshte shume, shume…i çmendur.Ajo drita ne fund te tunelit na duhet, sepse tuneli eshte me sa duket shume i gjate. Shembulli yt per te 20-tet e Italise fashiste eshte shume i bukur, por ne kemi shembullin e MERO BAZE-s, qe gjithe jeten mbeti ne opozite. Bashkekohesit mund te mos e vleresojne edhe aq shume, por brezat qe do vijne padiskutim qe do e vleresojne, sepse e ndiejme se ai edhe pas rrezimit te kesaj qeverrie do te jete prape ne opozite. Ç’kenaqesi e madhe eshte te jesh ne oponence, si lum ai qe nuk tundohet nga ‘te mirat’ e kesaj bote…
      Ciao

  4. petriti says:

    as vellain tente nuk e mbrojte

  5. *king says:

    gjimi e ka harruar gazeta Tema se esht votuar 5 me 0 /mos u habit se e kan prej profesionit tyre genjeshtren dhe shpifjen/ju tregoj nje fakt duke pire kafe ne nje lokal me shoket njeri po tregonte nje ngjarje te pa besueshme /njeri nga shoket tan i thot ku e ke lexuar te TEMA

    1. drita says:

      Ne fakt ne shqiperi eshte e pamundur te shpetosh i paster. Por para se te shpreheni dhe te merrni kurajon te gjykoni nje njeri mire eshte te shikojme vete faktet dhe jo ato qe thote x apo y. Per te gjithe ata qe kuptojne ndopak nga drejtesia eshte e qarte qe Dvorani ne fund te gjykimit nuk kishte asnje mundesi tjeter pasi strategjia e avokateve te metes ishte e tille qe ne fund te procesit mos kishte asnje prove mbi bazen e te cileve Meta te denohej. Dvorani ka votuar kunder te gjitha vendimeve qe hodhen poshte provat e prokurorise ku me kycja ishte ekspertiza amerikane dhe angleze. Por gjykata si morri parasysh dhe ato quhen qe sekzistojne. Gjithashtu ai votoi kunder caktimit te eksperteve shqiptare dhe per me teper dhe kunder vendimit per mos degjimin e videos se zbardhur nga ekspertet tane. Ne fund si kishte mbetur asnje prove mbi te cilen te shprehej per fajesine e metes dhe eshte parim i se drejtes ne fushen penale qe dyshimi shkon ne favor te akuzes.Ne fund vendim ishte se nuk provohet qe fakti ekziston.Une e quaj kuajoze ate qe beri Dvorani dhe e di qe do jete perballur me shume presione ndaj mendoj qe duhet mbeshtetur

  6. muco agai says:

    Edhe ti nje kucke burre qenke mor gjykates i ndershem. Ti e kishe ne dore ligjerisht te shpreheshe me vendim ne emer te drejtesise per kete pune edhe votove si votove. Ca dreqin ke qe flet me indinjate te thelle tani, apo te del yt vella ne enderr????

    1. analisti says:

      O mucon revolta dhe deshira joto eshte e kuptueshme. Por gjykimi nuk behet me tifozllek dhe as per politike. Gjuqtrai te thote hapur sikur te ishte bere gjuqi deri ne fund rezultati do ishyte ndryshe ! Fol per 4 te tkeret qe votuan per te hequr provat nga dosja. Gjithe procesi u sabotua prej tyre. Pa prova ne gjuq nuk ka gjyqtar normal qe te denon dot. Kuptojeni kete se shpjegon ate qe ndodhi ne fund

  7. alban says:

    para pak kohesh u permenden intervista dhe qarje te politikaneve tane para ambasadorit te kines. prandaj mos u habisni shume se cdo prodhim i ketyre 20 vjeteve eshte prodhim kinez. harrova ne kine per gabime te vogela pushkatohesh kurse tek ne lirohesh si duket nuk do kete plumba per ne. dikur cdo gje e prodhonim me forcat tona tani vetem mendohemi me forcat tone
    kot nuk i thone ruju nga shoku(kinez) jo nga armiku

  8. tomori i beratit says:

    Ti Dvorani po te ishe burre e diskretitoje ate gjyq duke thene VETEM TE VERTETEN qe e di e gjith Shqiperia,por edhe ti u bere mashe ne ate turp qe zor se ndodh jo ne Europ jo dhe jo por edhe ne bote.Tani kjo qe flet ti eshte si kofini pas te vjeli.POETI I MADH PERS -Saadiu- qysh 1000 vjet me pare shkroi nje fraze qe sot eshte shume e vlefshme per ju zoti gjyqtar Dvorani.Ai do te shkrunte: – S’flet sa ngritur eshte kuvendi.Flet kur bota ka pushuar. Pra ç’rendesi ka kjo qe thua ti sot.Ilir hajduti nuk la mbledhje e tv pa uleritur 5-0.Pra do a nuk do ti,edhe ju zoteri e keni mare nje damke te zeze si gjykates i nje GJYKATE VRASESE dhe me nje KORUPSION TE LLAHTARSHEM dhe ti njihesh si koleg i gani dizdarit a i zonjes fullanie e gjith kolegeve te tu qe punoni ne nje te ashtuquajtur Gjykat e Lart por ne fakt eshte Gjykata e Turpit.Megjithate ngushellohem vetem me nje gje:ME MIR VONE SE KURRE thote nje fjale e urte e popullit.Pra si perfundim edhe per keto qe ti sot po thua ne kete intervist une personalisht te te pergezoj.

    1. Mali i Tomorrit says:

      Cfare thua or zotni! Kesaj i thone shaj te shajme. Ai te jep te kuptosh qe shumica nuk lejoi provat qe ai te jepte vendim tjeter e ti i thua je shoku i tyre. Ne gjyq vendimet merren me shumice votash. Prandaj ai thote qe gjyqi nuk kishte dinjitet Po ti me flet si ne Frontin Demokratik te lagjes. Gjykatesi korrekt nuk jep dot vendim tjeter nese provat nuk shqyrtohen ne seance. Shumica nuk e lejoi edhe pse ai ishte kunder dhe kete e kemi lexuar te gjithe. Ata si shumice nuk lejuan qe vidio te shikohej e degjohej ne seance, nuk lejuan qe te behej ekspertize e huaj, nuk lejuan te ripyeteshin deshmitaret qe genjenin. Cfare te bente tjeter gjykatesi Dvorani, te lexonte gazeten ne gjyq? Pu juve nuk lexoni vendimet por vetem titujt e gazetave. Po ta kishe lexuar nuk do te flisje si maje malit.

  9. Genti Bendo says:

    Gjykatesi Dvorani tregoi integritet ne procesin ku ishte i pandehur Ilir Meta, ashtu si erdhen gjerat ne fund ai nuk kishte se si te votonte kunder.

  10. Vladimir says:

    Dvorani ka treguar me vendimet e dhena se eshte nje gjyqtar i pavarur nga politika dhe nga “te fortet”, si i tille meriton gjithe respektin tone. Kjo deklarata shume kurajoze meriton vetem pergezime e mirenjohje. Eshte e kuptueshme revolta ndaj gjyqtareve pa dinjitet e puthadore, te cilet jane shnderruar ne sherbetore te regjimit , por kjo nuk duhet te na erresoje syte e te mos shohim e vleresojme njerez te drejte si Dvorani.

  11. erjoni says:

    Ne fakt duhet me thene se gjithe rrefimi ne shqiptarja.com ishte i jashtezakonshem. Une e lexova ne gazete. se ketu vetem nje pjese eshte. Dvorani mu duk shume i sinqerte kur sqaron dhe ate pjese te gjyqit. Ata te gazetes thone qe ky avokat flet per here tpare

  12. Berlin says:

    Dovrani eshte vllehu i radhes qe ka pushtuar drejtesine shqiptare dhe nuk ka piken e interesit qe te vendoset drejtesi ne institucionet e drejtesises Shqiptare. keta njerez kaos duan vrane e prene ne kohene e dulles shqiptaret qe i bene njerez dhe tani po perpiqen prap me te gjitha menyrat qe te sabotojne demokracine ne shqiperi.
    Por ka nje zot ne qiell qe i sheh te gjitha ?

    1. zoti says:

      Llagapin e ke vene Berlin por vetem ne Gjermani nuk besoj se jeton e punon. Nuk jep asnje argument dhe thua fjalen e fundit. Njesoj si Enveri dje dhe Saliu me sejmenet e tij sot. Prandaj lexoje intervisten dhe komentet e te tjereve. Zoti te sheh edhe ty kur flet si e ema e Zeqos maje thanes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje