‘Ilir Meta’ i Sllovakisë çon koalicionin drejt humbjes

10 Mars 2012, 11:39Politika TEMA

Në video shihet një kuzhinë e bardhë. Një person i shëndoshë sjell pijet. Miku e lë xhaketën mbi një karrige. Toni mes tyre është shumë miqësor. Ky është pikërisht skandali.

Përpara dy javësh një seri filmimesh të shkurtra dolën në internet. Ato tregonin një biznesmen të dyshimtë, Marian Kocner, për të cilin thuhet se është një kontakt i mafias. Tjetri është Richard Sulik.

Sulik është një biznesmen i respektuar dhe një nga politikanët e paktë sllovakë që është bërë i njohur në mbarë Europën pasi kundërshtoi miratimin e paketës së shpëtimit të eurozonës.

Por këto publikime në internet duket se kanë përcaktuar edhe fatin e tij politik. Sot Sllovakia voton, por partia e tij liberale “Liri dhe solidaritet” nuk do e kapërcejë mesa duket pragun e 5 përqindëshit.

Bashkë me Sulik do të rrëzohet edhe partia kryesore në qeverisje, SDKU, për shkak të skandalit korruptiv. Sulik në vitin e shkuar ishte kryetar parlamenti për shkak se partia e tij ishte partnerja e vogël në koalicionin e kryeministres Iveta Radicova.

Skandali në fjalë është quajtur ‘Gorilla’ për shkak të emrave që shfaqen në protokollet e përgjimit. Ai ka provokuar protesta të shumta në vend.

Ekspertët thonë se opozita socialiste e Robert Ficos pritet të fitojë zgjedhjet. Ata parashikojnë taksimin e të pasurve dhe një seri masash për të zbutur efektet e krizës. Megjithatë në kutitë e votimit pritet të dalin nga 43 deri në 48 përqind e popullsisë, 10 përqind më pak se herën e fundit.

7 komente në “‘Ilir Meta’ i Sllovakisë çon koalicionin drejt humbjes”

  1. Hehe says:

    permbysje e madhe do te ndodhi ne evrope ,dhe do me kujtoni ,ne fillim do humbasin te djathtet ne shtetet e vogla dhe do vazhdoje me humbesit e medhenj sarkozi merkel ,berluskoni ishte i pari dhe ne shqiperi megjithse vend pa pike rendesie strategjike do jete viti i fundit i berishes.

  2. olti says:

    Robert Fico do te zevendesoje sistemin e takses se sheshte prej 19% me nje takse me te larte prej 25% per individet qe fiton 33 000 Euro e me shume,ne vit. Gjithashtu Fico do te fusi taksen 22% per te gjithe konpanite me te ardhura 30 milion Euro e siper. Me ben pershtypje se kufiri i nje partie per te hyre ne parlament eshte 5% dhe vendi rrezikon te perfaqesohet nga vetem 2 parti ne Parlament. Rezultatet e zgjedhjeve do te behen te ditura ne oret e para te mengjesit ndonese qendrat e votimit do te mbyllen ne ora 10.
    REspect!

  3. sorge says:

    Europen dhe te DJATHTEN e shpeton vetem Sali Berisha!!!Le te marrin pervojen e tij per “MONITORIMIN” POLICOR E GARDIST TE ZGJEDHJEVE DHE NUK DO KENE HUMBJE KURRE!!!Edhe HITLERI do ja kishte ziline ketij shpellarit tone!!VRAU NJE FSHAT TE TERE,EUROPA JO VETEM HESHTI,POR E FUTEN NE NATO!!!Haaaa!!!VRAU 4 PROTESTUES NE BULEVARD,KUNDER KORRUPSIONIT,EUROPA HESHTI,se e pa qe kjo metode dha rezultate te pa para:ASNJE PROTESTE NUK U BE ME!!!Haaaaa!!!DAJAKU,ZOTERINJ KA DALE NGA XHENETI-thote nje fjale e urte shqiptare!!!Cfare demokracije doni ju?DAJAK,ZOTERINJ DHE AS BUKE NUK DO KERKOJE NJERI ME!!!EDHE NE KAMPET E PERQENDRIMIT NAZIST NUK I KISHIN NE MENDJE KETO METODAT EBERISHES,ndryshe do kishin ZAPTUAR BOTEN!!!Tani,qe kane Berishen,po te duan,le te mos e kopjojne ate se humbjen ne dere e kane prap!!!DAJAJ,DO POPULLI DHE FLE REHAT!!!

  4. bujar hoti says:

    Kam drojen se ndergjegja kolektive e jona (shoqeria) per shume arsye,nuk eshte ne nivelin e ….Ne U.K liberalet humben 50% ne ‘lokalet’ vetem se bene koalicionin me conservatoret….Nukbehet fjale pet ‘numrime’ votash alla salihce!!!!.Deri kur!!!!!Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  5. Rexhin says:

    Kjo tregon se si reflekton populli jo si ne SHqiperi qe i vrasin ne mes te dites dhe nuk ndeshkohet njeri ,dhe jam ibindur qe nuk do ndeshkohet njeri , ky vend ashtu do te shkoje rrumpall

  6. Myzeqari says:

    Nuk behet fare llaf qe zgjedhjet e ardhshme shohin fitues vetem PS. Duhet ti shuhet emri pergjithmon koalicionit te turpit. Eh Meta, Meta shume zollume po beni ju te LSi por mos harroni se populli do tu ndeshkoje me vote more sahan lepires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje