Si po vidhet TEC-i i Fierit?

12 Mars 2012, 22:10Politika TEMA
Si po vidhet TEC-i i Fierit?

Termocentrali i Fierit, i dalë jashtë funksioni, ende nuk ka dalë në ankand për t’u shitur për skrap, megjithatë aty është punuar natën në disa fundjava rresht për të hequr nga ambientet e TEC-it tuba dhe hekurishte të cilat më pas janë transportuar në një pikë private grumbullimi hekurishtesh.

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e sotme aferën që po ndodh me TEC-in e Fierit i cili është pronë shtetërore e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Ankandi për shitjen e TEC, zhvillohet pas disa muajsh, por pamjet e siguruara nga Fiks Fare tregojnë se puna atje ka nisur prej dy javësh.

Punohet gjatë fundjavave për të nxjerrë skrapin nga TEC-i, i cili aktualisht është pronë e KESH-it, i cili e ka në konservim dhe ka marrë masa për ruajtjen e tij

Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar matrapikë që thyejnë betonin dhe nxjerrin tubat e hekurit. Në disa zona të TEC-it tubat janë nxjerrë dhe kanalet janë mbushur përsëri me dhe për të mbuluar vendet ku janë hequr tubat. Prerja e tubave dhe depozitave të hekurit bëhet në oborrin e TEC-it. Punohet në fundjavë ditën dhe natën.

Fiks Fare ka biseduar me një banor të zonës:

 

Fiksi: Po tuba nuk kanë këta?

Banori: Duhet të kenë. Atje pyet tek porta ata ashtu …

Fiksi: Ne prandaj po rrimë këtu a ka, a janë duke hequr tuba. T’i them ndonjërit nëse hiqen tubat?

Banori: Jo nuk heqin tuba, këta montojnë këtu, hapain e ndërtojnë deriçe të reja po shtojnë.

Fiksi: Po tuba s’po heqin fare këta këtu?

Banori: Tuba hoqën para tyre ditësh tek kullat e mëdhaja, shiko kullat një, dy, tre.

Fiksi: Po tek sheshi?

Banori: Po, te sheshi hoqën ventilet e tuba të marra që nga ujësjellësi që vinin poshtë.

Fiksi: Po ata duam?

Banori: Po atje duhet të lidhësh me një Ymer.

Fiksi: Kush është ky Ymeri “

Banori Ymer Isufi, një kosivar nga Sherqi.

Fiksi: A i ka marrë atje ai, i ka marrë të gjitha?

Banori: Këtu punon ai. Atë e gjeni andej ju se këtu kë do gjesh mua.

Fiksi: Natën, natën punojnë?

Banori: Jo ore, ditën ashtu.

Fiksi: Ditën i hoqen?

Banori: Ditën fillonin nga kjo kohë.

Banori: Ata hoqen një dy,tre, katër ventilë të mëdhenj.

Fiksi: E ata na duheshin ne.

Banori: Shumë të mëdhenj ventilët, plus edhe tubat. Tubat janë të futet njeriu, të ikësh kështu…

Fiksi:Po, pra po.

Banori: E duhet të shkosh vetëm me Ymerin.

Fiksi: I kanë hequr që andej?

Banori: Mundet t’i kenë hequr që aty e kanë sistemuar afër portës, se ku i çoi, i ka magazinuar atje apo diçka më këtej.

Banori – Unë shikoja matrapikun që thyente betonin, i prisnin dhe i hiqnin.

Fiksi: Matrapikun e madh, e kanë hequr matrapikun?

Banori: Këtë s’e di s’të gënjej, por deri dje ka qenë matrapiku atje. Nuk punoi dje, ai punoi nja katër ditë me radhë. Me një fjalë ai ka punuar e shtunë, e premte, nga e mërkura deri të shtunën.

Fiksi: E prandaj jemi të intersuar?

Fiksi:: Me këtë s’lidhesh dot me këta. Ata atje.

Banori: Po ata ç’farë bëjnë, heqin kollonat e betonit që janë e montojnë të renë.

 

Biseda me rojen e TEC-it

Fiksi: Ne jemi të intersuar për tuba, di gjë ka në shitje ?

Roja: S’kanë filluar, nuk është hedhur tenderi. Thonë ka gjashtë muaj se do hidhet tenderi, nuk është hedhur akoma. E di unë që nuk është hedhur.

Fiksi: Nuk ka ndonjë shitje?

Roja: Varte do një vit të mbarojë, e kupton, ka lloj, lloj tubash. Deri tani nuk është hedhur tenderi. Aty ka të githa llojet. Ata e kishin dhe e kanë lënë në konservim tashti me një urdhër të dytë.

 

Shkojmë në pikat e grumbullimit të skrapit në Zharrës. Bisedë me pronarin e një pikë grumbullimi të skrapit, e cila ndodhet ngjitur me pikën ku ka shkarkuar maunia.

 

Fiksi – Kush e ka këtë pikën?

Pronari – Bujar Jaze ose Përparim Zeqo.

 

Biseda me pronarin e pikës së skrapit ku është shkarkuar kamioni me skrap të marrë në TEC.

 

Fiksi: Më thanë se firma është serioze?

Vëllai i pronarit: Firma është serioze dhe pikë shumice dhe çmimet ….

Fiksi: Pikërisht, se më thanë edhe TEC-i i sjell këtu?

Vëllai i pronarit: Ne i marrim,të gjithë këtu rrotull.

4 komente në “Si po vidhet TEC-i i Fierit?”

  1. sofra says:

    MONTAZH!!!
    kur montuan 700 000 euro ne gojen e METEs,nuk e kane problem te montojne ca hekurishta ne nje kamion…
    pamjet mund te jene marre ne ndonje republike ish sovjetike, se ato kane arkitekture te ngjashme me ne…
    ne nje vend qe ngrihet e zhvillohet cdo dite,fale reformave te gjitheaneshme,nuk ka njeri qe shkon te vjedhe hekurishte neper tec-ra, sidomos kur e dime se nga hekurishtet mund te te vije dhe tetanozi…

  2. xhep meta says:

    Gjithe vjedhjen e kordinon Spartak Braho. Ai ka vene drejtor nje djale te ri, pa asnje eksperience pune fare, vetem qe te vjedh. Ne TEC ka 18 milion euro skrap. Deri tani kane vjedh rreth 4 milion euro, gjithe tubat e bakrit nentoke dhe skrap mbi toke. Vjedhje gjigande. Policia i mbron dhe merr pjesen e vet. Prokuroria i mbron se ka disa muaj qe ka hap ceshtje penale ne Tirane dhe sben gje. Sokol Malaj eshte mik i Nard Kokes dhe merr pjesen e tij. Shtet qe vjedh ne gjithe strukturat e tij. Ina RAma merr pjesen se Sokol Malaj e ka pas shok klase. TURP

  3. albaniahello says:

    TEC-I iku tani. po dikush te kthej syt nga bregdeti i (semanit) fier po behet nje luft e heshtur per kontrollin e tij. F. Mediu kerkon tja shkepusi komunes se semanit per tja dhen nje kompanie private. pronaret e seciles imagjinoni vete kush jan ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje