Një gjykatë në Guatemala e ka dënuar një ish- ushtar me 6.060 vite në burg për rolin e tij në një masakër ku gjetën vdekjen 201 persona gjatë luftës civile.
Sipas BBC, 55 vjeçari Pedro Pimentel Rios u ekstradua vjet nga Shtetet e Bashkuara.
Ai është ushtari i pestë që dënohet për vrasjet në fshatin Dos Erres në vitin 1982.
Masakra e Dos Erres ishte një nga episodet më të dhunshme të luftës civile 36 vjeçare në Guatemala.
Një njësi speciale e ushtrisë së Guatemalas hyri në një fshat që mendohej se strehonte rebelët e majtë. Për tre ditë rresht ata vranë me qindra burra, gra e fëmijë.
si nje grek e ka surratin. si mendoni ju , nuk i ngjan zerves?!