Prej kohësh shumë familje zgjedhin një makinë Volvo për shkak se kanë në mendje sigurinë që ofron.
Tani Volvo ka në plan që të zgjerojë sistemin e mbrojtjes duke ofruar airbag-e të jashtëm për të zbutur efektin e përplasjes së kalimtarëve ose të çiklistëve.
Teknologjia pritet që të adoptohet shpejt edhe nga prodhues të tjerë makinash siç ka ndodhur rëndom me shpikjet e Volvo-s.
Kompania pretendon se kjo pajisje do të shpëtojë jetën e 85 përqind të aksidenteve ku kalimtarët do vriteshin nga përplasja. Pajisja punon përmes një serie sensorësh që janë të vendosur përpara dhe që identifikojnë se sa e rëndë ishte goditja.
Kompania suedeze thotë se airbag-u do të mbrojë kalimtarët nga goditja e xhamit. Pajisja do dalë në treg së bashku me modelin V40 muajin tjetër, ndërkohë që shumë shpejt do jetë në çdo makinë Volvo.
Super mbreti I makinave VOLVO.