Traktori i çuditshëm (VIDEO)

11 Mars 2012, 18:41Lifestyle TEMA

Ndonëse nuk te jep përshtypjen ne pamje te pare, ky traktor prone e një banori ne Rrushkull te Durrësit, përdoret për te nxjerre ujë nga thellësitë. Natyrisht ne momentin kur u ble nuk ishte i tille, por mekaniku Jak Mici e shndërroi krejtësisht. Traktorit prodhim cek te viteve ‘40, i janë adoptuar teknologji e pajisje te ndryshme te mjeteve te prodhuara nga Italia e deri ne Kine e Kore. Mici tregon se te gjitha ndërhyrjet mekanike te kryera ne traktorin e çuditshëm shkojnë ne 500 mije leke, ndërkohë qe një pajisje e tille shpimi kushton rreth 150 mije dollarë. Makineria e transformuar ne sondë shpimi realizon kërkime për ujë deri në 80 metra thellësi.

5 komente në “Traktori i çuditshëm (VIDEO)”

  1. artiles says:

    Ndihem jashtzakonisht mire nga ky lajm sepse qe kur erdhi “ekonomia e tregut alla shqiptarce”, cdo gje importohet nga jashte, nderkohe qe ne shqiptaret kemi qene qe kemi shfrytezuar, mirembajtur, modifikuar e pershtatur deri edhe pjese per avione e nendetese.

    Parku i makinave metalprerese ka qene megjithe mend gjigand, ndonese per hir te vertetes duhet thene se nuk kane patur precizion aq te larte sa kerkohet per punime speciale, por ama tornitore e frezatore kemi patur sa duash duar arte. Nuk jane me te zote te tjeret, vetem kane pajisje me te mira.

    Ne i mbyllen te gjitha fabrikat, edhe ato me te cilat konkuronim ne ate kohe dhe kishte treg, si uzina e telave te bakrit, fabrikat e cigareve, industria ushqimore etj, dhe tani cdo gje e marim nga jashte.

    Nuk ka pse te mos te krijohet nje uzine mekanike, qe shteti ta mbeshtese 2-3 vitet e para sa te krijoje njefare tregu te brendshem per te shitur prodhimet e saj, qofte edhe modeste qe sot i importojme, e me pas ta privatizoje.

  2. ai atje says:

    Si ky traktor ka edhe njeri nga Kemishtaj ne Lushnje, e quanin Ndoni, dhe e kishte traktor-saldatrice.
    Ndoni ishte punetor i gjalle, jo shumica e baltaxhinjve te Myzeqese, qe zanatin kryesor kane mashtrimin dhe llogjet.
    I heq kapelen Ndoni saldatorit

    1. Argita_B says:

      Shumica e myzeqese llafazane e mashtruse!!
      Qe çdo krahine ka karakteristikat e veta kjo nuk do as mend, as kalem..po qe te quhash myzeqaret mashtruse llafazane dmth dembela….
      Leri te shkretet se shyqyr qe punuan si kafshet 45 vjet e mbajten Shqiperine me buke, se nuk behej gruri ne maje te malit, mos kishte Myzeqene dhe myzeqaret Shqiperia, do kishte vdekur per buke.

  3. stefan tereziu says:

    nje makineri te tille te montuar ne nje traktor T28 ka edhe Neki Karafili nga zharreza e Fierit .KETE modifikim e ka bere ai vete dhe cpon puse uji me rrotor ne thellesin 1oo – 120 m me kete pune merrej qe para 6 vjetesh .Eshte njeri duar arte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje