Të jesh prind i një personazhi të famshëm të vë në fokus të të gjithëve. Disa prindër e përdorin këtë vëmendje për të shfaqur anët e tyre më pozitive, ndërsa disa të tjerë për të broçkullitur idiotësitë e tyre.
Ronald Fenty, babai i Rihannës, në një intervistë për revistën ‘Heat’ ka folur për disa gjëra më shumë se ç’duhet. Komentet e tij të bëjnë të kuptosh përse Rihanna i ka rilidhur marrëdhëniet me të vetëm përpara dy vitesh dhe pse shumicën e kohës e kalojnë të grindur se sa në harmoni me njëri-tjetrin.
Disa nga komentet e tij të fundit më të bujshme kanë qenë:
1-Herën e fundit që e takova Rihannën i thashë se ishte e shëndoshë dhe se duhej të kujdesej më shumë për trupin e saj, që të mos jetë vetëm në formë, por të jetë elegante!
2-Unë me Chris Brown nuk kam asnjë problem. Chris është një djalë i mirë, por të gjithë mund të bëjnë gabime në jetë. Vetëm Zoti e di se sa shumë gabime kam bërë unë!
Ku jane gafat ketu???
Aqif gafa je ti
te lumte ty babe , se ke harxhu gjellen kot .