Duke u përballur me rritjen e krimit, policia e qytetit jugperëndimor brazilian, Taubate, ka vendosur që në mbrojtje të qytetarëve të kërkojë një lloj të veçantë ndihme- ata e kanë angazhuar Batmanin.
I veshur me kostumin e heroit, ish-ushtaraku Andre Luis Pinheiro i ndihmon policisë “në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, nga vrasjet, vjedhjet apo kontrabandimi i drogës.
Detyra e Batmanit brazilian është që të patrullojë nëpër qytet me kostumin e heroit, ndërsa policia shpreson që me paraqitjen e tij, ai do t’i frikësojë kriminelët.