James Cameron do zhytet në vendin më të thellë në Tokë

20 Mars 2012, 13:10Lifestyle TEMA

Regjisori i njohur i Hollivudit, James Cameron, do të zhytet në vendin më të thellë në tokë.

Në një nëndetëse për një person, ai ka në plan të zhytet 11 kilometra poshtë valëve në Kanalin Mariana, në Paqësorin perëndimor.

Ka pasur vetëm një zhytje në atë zonë dhe kjo ka ndodhur gjysëm shekulli më parë.

Cameron dhe ekipi i tij po presin që koha të përmirësohet dhe ata të nisin zhytjen.

Regjisori i filmave të njohur Abisi dhe Titaniku është i fiksuar pas oqeaneve. Ai ka një nëndetëse prototip, të quajtur Deepsea Challenger, që zë vetëm një person dhe që do realizojë misionin e parë me njerëz në bord pas 50 vitesh.

Nëndetësja ku do futet Cameron është si një sferë me diametër të brendshëm prej 109 centimetër. Kur të futet brenda për nëntë orë ai nuk do ketë mundësi të shtrijë këmbët dhe duart.

Nëndetësja është përgatitur nga një ekip australian për t’i rezistuar presionit. Ajo është e pajisur me kamera 3D dhe me një sistem ndriçimi gjigand, që do i mundësojë Cameron të kapë çdo detaj të udhëtimit drejt fundit.

Në ekip është edhe personi që në vitin 1960 ishte në Kanalin e Marianës. Ai thotë se nëndetësja është ndryshe, por gjithsesi ka gjurmët e mjetit që u zhyt 50 vite më parë.

Cameron është i lumtur e thotë se sa herë zhytet në thellësi, sheh gjëra të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje