Versioni i Vëllezërve Grim: Kësulëkuqja hëngri gjyshen...

21 Mars 2012, 13:31Lifestyle TEMA

Në vitin 1812 u shfaq për herë të parë një përmbledhje e përrallave të Vëllezërve Grim. Që prej atëherë ato kanë ndryshuar shumë gjatë dyqind viteve të fundit. Gazeta Bild sjell se çfarë mungonte.

Rapunzela ose flokëgjata vizitohet nga princi në kullën ku ishte izoluar dhe ky i fundit e lë shtatzënë.

Princi bretkosë nuk u puth nga princesha, por ajo e përplasi atë për muri.

Borëbardha e nxori mollën e helmatisur për shkak se shërbëtori i princit nga tërbimi e goditi atë në shpinë. Borëbardha u hakmor ndaj njerkës duke e detyruar të kërcente në dasmën e saj me këpucë të ndezura derisa vdiq.

Ujku e vrau fillimisht gjyshen e Kësulëkuqes. Më pas e ndau copa- copa dhe mbushi me gjakun e saj një shishe. Kësulëkuqja erdhi dhe e hëngri mishin, pa e ditur se çfarë ishte. Më pas ujku hëngri dhe Kësulëkuqen.

Në dasmën e Hirushes, pëllumbat ia nxorën sytë me çukitje motrave të saj të këqija.

4 komente në “Versioni i Vëllezërve Grim: Kësulëkuqja hëngri gjyshen…”

  1. dritan74 says:

    NE ATE KOHE MUND TE QUHESHIN PERRALLA.TANI THJESHT HORROR.FREDI KRUGER TE BEN PER TE QESHUR PARA KETYRE

  2. MEMEDHETARI says:

    A njifni ndonje ujk qe te na haje Sali Berishen?????????

    1. Zhos Sude Profesjonistja says:

      O Memedhetar! Ujqit nuk para e hane njeri tjetrin!

  3. elda says:

    ujku e hengri gjyshen jo kesulkuqja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje