“Nuk vrava asnjë në Afganistan, të paktën ta vras një këtu”

20 Mars 2012, 19:23Lifestyle TEMA
“Nuk vrava asnjë në Afganistan, të paktën ta vras

Një ish- ushtar britanik, që u kthye nga Afganistani pa qëlluar asnjëherë me armë, vrau në vendin e tij një grua për të parë se si ndjehesh kur vret dikë. Të paktën kështu ka deklaruar para gjykatës 24 vjeçari Aaron Wilkinson, i cili akuzohet për vrasjen e 52 vjeçares Judith Garnett.

Në hapje të gjyqit, prokurori tha se Wilkinson vuan nga stresi post- traumatik.

Tani Wilkinson mund të dënohet për vrasje, por në rrethana lehtësuese për shkak të gjendjes mendore. Ai e qëlloi zonjën Garnett kur ajo i tha të largohej nga shtëpia e saj.

Wilkinson e qëlloi tre herë atë. Dy gjuajtjet e para ishin nga një distancë prej 1.2 metra. Kurse gjuajtjen e tretë e kreu nga shumë afër, me shumë gjasë me armën e mbështetur në trupin e saj.

7 komente në ““Nuk vrava asnjë në Afganistan, të paktën ta vras një këtu””

  1. Edi Detroit says:

    Haha e bukur kjo ,mire bere qe e provove,me mire vone se kurre,po pse nuk vrave mamane tende ???!

    1. struga says:

      n’fakt ma mir do te ishte sikur t’kish vra veten!

      1. Poliksenos says:

        Gjynah gruaja e shkretë,por të paktën me të tretën tja kërciste vetes dhe do e kuptonte më mirë çfarë do të thotëtë vrasësh.

  2. Artur Duka says:

    Sipas burimeve zyrtare, mbi 300 mije ushtare amerikane te kthyer nga fronti i luftes ne Irak dhe Afganistan, trajtohen psiqikisht. Nderkaq mbi 40 mije te tjere jane te gjymtuar.

    Per Angline nuk di shifra por shikoni se c’proporcione te tmerrshme humbjesh njerezore shkakton lufta.

  3. eni says:

    Fajet i ka Shteti, qe hedh ne nje oqean plot me peshkaqen te uritur, cuna te rinj dhe te pa pergatitur psikollogjikisht per te perballuar realitete te agra. Ushtari i shkret eshte viktim ai vet ne rradh te pare..

  4. goni says:

    Cfare shansi ters, si nuk doli nje here ketej dhe te vriste nje shokun e tij por me te rezikshem, do te kishin shpetuar te gjithe shqiptaret nga fatkeqesia qe i ka zene sepse vetem nje psikopat mund ta pastroi token nga nje kryekriminel dhe psikopat tjeter.

  5. niku says:

    mos thote edhe ky si ai amerikani qe vrau 16 veta
    mes tyre 9 femije 3 gra dhe 4 burra
    qe nuk mbaj mend gje
    hahahhaha

    nje gje nuk po kuptoj
    ku e paska marre armen ky ne angli
    se en angli ska arme policia
    apo e ka vjedhur ne afganistan
    hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje