Xhufi: Berisha i përdor problemet e shqiptarëve në rajon si monedhë për të mbyllur problemet e tij në Shqipëri

24 Mars 2012, 11:22Politika TEMA

Historiani i njohur: Berisha- Orban, pakt anti- BE mes eurodështakësh

Historiani Pëllumb Xhufi hedh akuza mbi qeverinë shqiptare se ajo nuk reagon ndaj problemeve që kanë shqiptarët në rajon. Xhufi thotë për Shqip se në vend të kësaj, qeveria i shkëmben problemet e shqiptarëve për të mbyllur me Europën problemet që ka në Shqipëri. Ai përmend këtu rastin e fusnotës, apo mosreagimin e qeverisë ndaj problemeve në Maqedoni. “Mesa duket PD dhe kryetari i saj e shohin problemin shqiptar si telash dhe akoma më keq si një monedhë shkëmbimi për të mbyllur me Europën problemet e panumërta që ata hapin brenda juridiksionit të tyre në këtë Shqipërinë tonë të një mijë e një pisllëqeve.

Në këtë kuptim ç’vlerë kanë gjestet e forta diplomatike si deklaratat, notat verbale, largimi i ambasadorëve?,” thotë Xhufi.

“Marrëdhëniet me klasën politike në Kosovë Berisha i ka ndërtuar gjithashtu mbi bazën e besnikërisë kanunore, të vasalitetit mbi baza krahinore e partiake. Aq sa që edhe i gjori Thaçi, ai i Kosovës, dikur i paditur te ndërkombëtarët si marksist- leninist po  nga i njëjti Berishë, sot bën be e rrufe që është i djathtë, një histori tjetër berishiane.”

Ndërkohë Xhufi ka komentuar edhe vizitën e Berishës në Hungari. “Deklaratat bujare të zotit Orban duke pasur në krah dje zonjën Topalli dhe sot zotin Berisha, mbi demokracinë e përkryer shqiptare, i bie të jenë prova implicite e një pakti anti- BE mes tij dhe eurodështakëve nga Shqipëria. Duhet thënë se në këtë punën e Europës Berishën nuk mund ta ndjekë veçse tersi, e filloi ters duke i paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit një kryeministri çek, që pak ditë më parë kishte dhënë dorëheqjen dhe që në çastin e ndarjes nuk kishte pse ta refuzonte një gjest bamirësie. Më tej rruga e Shqipërisë për në BE shkoi nga dështimi në dështim.”

19 komente në “Xhufi: Berisha i përdor problemet e shqiptarëve në rajon si monedhë për të mbyllur problemet e tij në Shqipëri”

  1. durresstar says:

    z.Xhufi, pervecse nji historian i nderuar,ju jeni dhe nji intelektual

    atdhetare!! po te tjeret intelektual ku jane..? te mjeret nuk guxojne te

    hapin gojen,se presin ndonji kocke nga kryeministri jone Tradhetari

    Sali berisha!! turp per te gjithe ata intelektual,,,,,

    1. nerro says:

      Z.Xhufi, eshte nder te paktet intelektuale, dhe jo nje nder te tjeret qe prezumohet ka ne kete vend. Them prezumohet se per aq kohe sa nuk dlain nga frika a jan shitur per dy kacidhe, nuk jane intelektuale por zvaranike dhe asgje me shume. c kuptim ka qe dine dhe nuk thone gje, nuk bejne gje…. midis me mire te kesh apo te dish, zgjedhin te paren dhe ohoho… rofte baca. Turp te kene

    2. penicilina says:

      ndigjo ti gjufi, mos i ngatrro ujrat se do biesh vet brenda.
      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

  2. Geg Toskani says:

    Mè duhet tè shpreh njè gjè krejt tè sinqertè dhe duke u bazuar nè interesin e madh kombètarè se zoti Pèllumb Xhufi do tè ishte kandidati mè i mundshèm dhe mè i merituar nè postin e Presidentit tè Repuplikès sè Shqipèrisè.
    Sa mirè do tè ishte qè tè fillojmè ti vèmè gjèrat nè vendin e duhur nè 100 vjetorin e Pavarsisè… Mos e nènvlersoni !

    1. jam shume dakort me ty,presidenti duhet te jete i te gjithe shqiptareve dhe patriot.

    2. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

      Dakordohem plotesisht me komentin e zotit Geg Toskani, Z Xhufi eshte me te vertete njeriu i duhur!

    3. Tipi says:

      Absolutish dakord me ju Geg Toskani
      Zoti Xhufi eshte nje njeri mjaft i nderuar, i resppektuar dhe i ditur qe do ti jape edhe nje rizgjim ceshtjes came qe po e zvarrisin PDIUIUIUI ca e ka emrin. Dhe besoj se do te jete mjaft i drejte qe te dale mbi palet partiake kur te jete nevoja. Realisht une nuk shoh kandidat tjeter pervec zotin Pellumb Xhufi per President. Shpresojme qe opozota ta bej kandidat se saliu do topallaqen per president

    4. taulant says:

      duke pasur parasysh me ate qe ben si profil e meriton se njehe mire problemin shqiptare –

  3. Horri i bulevardit says:

    Zoti Xhufi, per ate cka je dhe cfare ben ne te mire te kombit, bravo te qofte, je i nderuar dhe i respektuar, te kemi sa me shume njerez si ju dhe zoti Myslym Pshaj, ne qeveri, atehere do te kemi shprese se edhe Shqiperia do te behet nje dite, ashtu sic e meriton, nje popull i lashte dhe dinjitoz.

  4. templari46 says:

    Ke te drejte Z. Xhufi.
    Te gjithe islamiket qe kane drejtuar shtetin kane bere te njejten gje.
    Kane vrare, plaçkitur, shtypur, vjedhur, shitur, zhytur ne varferi, krim,
    korrupsion, kane tradhetuar vendin dhe interesat e tij jetike, kane instaluar regjime despotike klanore, tribale deri dhe dhuruar dhe pjese te territorit shqiptar ne kembim te qendrimit ne pushtet.
    Karakteristikat e mesiperme, perbejne fytyren e shtetit shqiptar ne 100 vjet histori shteti te dominuar nga mentaliteti dhe njerezit islamik.
    Dhe kjo nuk eshte rastesi,nuk eshte perjashtim nga ligji, por eshte ligji vete, i cili tregon me vertetesi te padiskutueshme, se islamiket kudo qofshin nuk dine te ndertojne shtet, shtet te bazuar ne principet e lirise dhe demokracise.
    Jo vetem qe s’dine te ndertojne shtet, por nuk lene dhe kristianet shqiptare te ndertojne shtet. Edhe kur keta te fundit me meritokraci dhe kontribut shkojne aty, islamiket me besimin dhe filozofine e tyre te qelbur, nuk lene gje paperdorur per ti baltosur dhe shporrur.
    Islamiket shqiptare nuk kane asgje mangut nga vellezerit e tyre ne Egjypt,Libi, Jemen,Pakistan, Sudan etj.
    Shikoni kete shkerrdhaten sharlatane qe eshte ne pushtet tash 20 sesi tallet me popullin e tij, shikoni regjimin e tij maloko-islamik.
    Po ky popull i mbaruar, i islamizuar, i viktimizuar e meriton nje satrap islamik qe kete radhe nuk ka mbiemrin Hoxhe, Shehe, por qe keta, imamet, dervishet dhe shkerrdhatat e tjera islamike i ka ne taborrin e tij te oborrit.

    1. Edi Detroit says:

      templari 46 , historia dhe shkenca kane treguar se diktator nuk lind por behesh,kur njeriu I cdo lloj feje eshte vete i prirur nga natyra te grumbulloje dhe te kete sa me shume pushtet,per te qendruar sa me gjate ne pushtet.Diktatoret nuk jane vetem te fese myslymane,Stalini qe vrau e preu me miliona rus,Alekxander Lukashenko,Putini ,per te mos permendur Causheskun e Rumanise apo T.Zhivkovin e Bullgarise.Te gjithe keta diktatore, kane pasur dhe kane ate fene tende ortodokse,por qe fatkeqesisht nuk I mesoje dhe I parandaloje qe te mos vrisnin miliona,dhe te mbanin pushtetin me dhune dhe me hekur.Ne Shqiperi E.Hoxha dhe S.Berisha ishin dhe eshte ateiste ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve,nje pjese e mire e Byrose Politike ishin ortodokse,te cilet ishin po aq kriminel dhe diktator sa edhe Hoxha.Ti Jorgo ,qellimisht nuk permend vitet 97-05,ku qeverisi ortodoksi batakci Fatos Thanas Nano,me krah te djathte grekun Anastasi Angjelis,qe e kthyen Shqiperine kazino dhe mejhane,qe u sulen si te babezitur ndaj pronave, duke e shitur e plackitur vendin si andarte greke.Urrejtja tende ndaj cdo gjeje joortodokse dhe jogreke te ben qesharak dhe inferior .Duhet te jetosh ne nje vend me demokraci te madhe si USA apo Canadaja qe te kuptosh se feja eshte dicka private e njeriut,dhe nuk do tia dije kush cfare besimi ke .Nuk mendoj se nqse e ke emrin :Maqis,Taqis,Nikollaqis etj,ke dhe nja 5 kryqe, 3 poshte bluzes dhe 2 siper saj,je I zgjuar I mencur ,i ditur dhe patriot.

    2. SHqiptari says:

      templari46
      Foli greku me gjuhe shqiptari,
      pse kerkon ta degjenerosh kete diskutim,
      me frym fetare ky eshte mentalitet grek,
      qe kerkon te fusi neper forume “KALIN E TROJES”
      dhe frymen e percarjes.
      Dhe persa i perket zotit PEDHUMB XHUFI eshte
      njeriu me i nderuar i shqiperise,po te votohej presidenti
      ne popull, gje qe politikanet nuk e deshirojne
      zoti XHUFI nuk do ti dilte njeri per konkurent,
      se fitonte binshem,le ta provoje sala apo lala me vote te
      lire kundra XHUFIT edhe e shufni pos doli ke 7 puset,,

    3. xxxxx says:

      templari 46 cfare shkrun mer tyte a je rregull ka trute ti je nje nga ata qe i flet goja perpara mendjes

  5. LORA says:

    Kjo qe thote Pellumb Xhufi eshte plotesisht e vertete,por eshte nje e vertete 22 vjecare.Pergjegjesia eshte po kaq e madhe edhe per palen tjeter,ku ben pjese Xhufi,qe e ka lene hazat mbi fatet e shqiptareve brekedhjerin e historise.Kjo sepse ai eshte produkt i prostituimit politik,kurrsesi i votbesimit te shqiptareve.Sipas Niko Nosit (kreut te KQZ-se ne zgjedhjet parlamentare te 1992-it )fitorja e tij “plebishitare”paska qene teresisht e akaparuar nga socialest e jo nga vullneti i popullit.Keshtu Xhufi,pa e vene si duhet gishtin ne plage,ajo nuk mund te sherohet.Jepini fund gjys te vertetave,qe te fitoni besimin e vertete te njerezve.

  6. toronto says:

    une kam votuar tere jeten PD. koha dhe ekpserienca na meson qe gjerat ndryshojne dhe seicili nga ne duhet te mbeshtese me te zotin, me intelektualin, me patriotin dhe me te ekuilibruarin. Nje nga ketate paket eshte z.Xhufi. Do deshiroja me gjithe zemer qe ky personalitet te ishte predisdenti yne i ardhshem pasi kam shprese qe karrigia nuk do ja deformoje shpirtin dhe katrorin e makuterise qe seicili nga ne ka brenda vetes.
    Ne se do ishte nje referndum, z.Pellumb do ishte me i votuari nga njeresit e shkolluar. Ai njeh sakte e thelle historine, ligjin, ka qene pjese e politikes pra njeh kulisat e saj dhe ka formatin me te perkyer per te drejtuar. Ka edukate civile dhe prej natyre eshte i ndalur. te gjitha keto cilesi qe te bejne te rezistosh me dinjitet ne sportin e politikes.Plus ka dhe burrerrine dhe kurajon ti flase gjerat hapur pasi nuk ka lene njeri ta perdore sic perdoren te gjithe ata burrecer qe pertojne tashme edhe te shtiren sikur drejtojne. I uroj ketij personaliteti perhere sukses.

  7. s says:

    pellumb xhufi eshte nder te paket shqiptare qe di cfar flete,respekt…

  8. Albi says:

    Eshte vertet kenaqesi dhe krenari kombetare nese do ta vendosin intelektualin dhe patriotin pellumb xhufi president.

  9. martin says:

    Gezohem qe ndaj te ndjejtin mendim me shume komentues dhe bashkefoles qe emri i presidentit te ardhshem duhet kaluar nepermjet figurave te tilla si Myslym Pasha dhe Pellumb Xhufi me kontribute te shquara ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit te vendit nuk kerkon me shume se kaq qe te jesh nje President keto te dy e kane deshmuar integritetin e tyre.

  10. anna says:

    duam Pellumb Xhufin president si eshte e mundur qe nuk propozohet ky njeri kaq me vlera?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje