AK: Qeveria shkeli marrëveshjen për referencat me Kosovën. Ne do krijojmë ekonomi tregu të përbashkët

26 Mars 2012, 11:05Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas përplasjes me Shqipërisë dhe Kosovës për çmimet e referencës në doganë për produktet që vijnë nga Kosova. Aleanca Kuq e Zi tha se qeveria po tregon se është simotër e Serbisë.

“Qeveria shqiptare shkeli marrëveshjen e çmimeve me Kosovën. Qeveria jonë shkeli marrëveshjen e vendosur për çmimet e referencës. Me këtë akt qeveria Berisha tregoi se është kundër bashkimit kombëtar. Qeveria shqiptare dhe ajo serbe kanë politika të njëjta për Kosovën. Politika e Berishës është simotër e politikës serbe në Kosovë,” thuhet në deklaratën e AK.

Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se synimi i tyre është bashkimi me Kosovën. “Ne do të krijojmë ekonomi tregu të përbashkët me Kosovën. Bashkimi me Kosovën është objektivi ynë strategjik. Është i pakuptimtë reciprociteti me ekonominë e Kosovës. Në kuvendin e majit do prezantojmë strategjinë kuqezi për bashkim,” thekson deklarata e AK.

12 komente në “AK: Qeveria shkeli marrëveshjen për referencat me Kosovën. Ne do krijojmë ekonomi tregu të përbashkët”

  1. LORA says:

    A do artikuloje ndonje fjale kjo AK-ja per detyrimin ligjor te qeverise per mbrojtjen e prodhimit vendas??????Sic duket ka vendosur ti bjere nga Kosova,me shkurt!!!!!!!!
    Nga media po degjojme se fshataret kosovare e kane ne detyre garantin-mbrojtes te prodhimit,qeverine e tyre.

  2. edi says:

    Po keta tifozet e futbollit ne foto jane antaret e AKZ apo elektorati?

  3. erdon_st says:

    Ky është Berisha i vërtetë, ‘Patrioti’ që ne shqiptarët e Kosovës ‘besojmë’ në të. I vendos çmim reference vetëm produkteve të Kosovës, kurse jo edhe produkteve serbe. Poshtërsi.

    Edhe patatja e Korçës duhet të plasohet në tregun e jashtëm. Pasi që kemi arritur si shqiptarë të prodhojmë më shumë se nevojat, atëherë duhet edhe të dimë e ti shesim diku. Kompania VIPA që është prodhuesi kryesor shqiptar i Kosovës për patate arrinë që të shes edhe në Hungari edhe në Rumani. Ndoshta kjo kompani duhet t’i ofrojë ndonjë mundësi edhe këtyre fshatarëve të Korçës.

    Duhet parë çfarë mundemi të bëjmë bashkë, unë në Prishtinë konsumoj Ujin Spring, Glina, Tepelena, birrën Kaon, vajin e ullirit nga Shqipëria, sa herë që kam mundësi edhe djathin e Gjirokastrës. Duhet ta konsolidojmë tregun e brendshëm shqiptarë, nuk duhet të rivalizohemi pa nevojë. Na mungon organizimi dhe orientimi drejt progresives.

    Përshëndetje nga Prishtina

    1. zefi says:

      Akoma nuk e kerni marre vesh ju kosovaret se Sali Berisha eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE DHE AGJENT I SERBISE???A nuk ju mjaftoi fakti,qe ky TRADHETAR I ZI FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE DJEMTE TUAJ TE UCK-se???A nuk ju mjafton fakti,qe ky perbindesh i zi punon per t’i percare shqiptaret me keq se cdo pushtues???Si mund ta quani ju kosovaret kete VRASES E HAJDUT SI “HERO”,kur ne shqiptareve ketui na e ka bere jeten SKETERRE DHE KA SHITUR TOKEN SHQIPTARE GREKUT me keq se Ahmet Zogu dikur???Edhe ju kosovaret keni ndihmuar,qe POLITIKA SERBE E BERISHES TE NA GJAKOSE TRAGJIKISHT!!!AI ESHTE ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE KUDO NE BOTE!!!

      1. enver says:

        ju po votoni berishen qe 20 vjet na kosovart nuk kemi drejt me votiu ne shqipri kupton

    2. Shkelqimi says:

      Mirëdita Erdon.
      Te gjejmë mëndjen edhe fuqinë të Shqiptarizohemi. Të bëhemi SHQIPETARE. Jemi gjithçka dhe vetëm SHQIPETARE jo… Jemi bërë të huaj për veten dhe për njëri tjtrin. Duke i shitur mënd të huajve kush është më i zoti kemi mbetur të fundi mes njëri tjetrit. Kemi ngatërruar interesin me Atdheun.
      O Kreshnik ZOTI të mbroftë për të mirën e Shqipërisë. Të dhënsha jetë nga jeta ime. Çoje deri në fund këtë vepër madhore…!Për këtë i duhet ndihma e gjithë atyre që kane Shqiperinë mbi çdo gjë. Kush do Shqiperinë është përkrah tij sot e gjithë jetën me njeriun që zemra i rreh shqiptarisht… Kuq e Zi…

  4. wert says:

    Cna cane koken keta me Kosoven, a thua problemi me madhor i Shqiptareve shte kosova. Si nuk flasin per spitalet, shkollat, penskionet, papunesine keta horrat??

  5. trust_no1 says:

    Kete flamurin ne stadium e kam mbajt edhe une. Dhe ne ate kohe AK nuk ekzistonte. Ju lutem Tema mos pasqyroni lajmet per AK me foto apo ngjarje ku ka edhe njerez qe jo vetem nuk duan tja dine per AK, por qe jane shume te qarte per misionin e saj mese negativ.

  6. vlora says:

    Ekonomi tregu të përbashkët eshte e logjikeshme dhe e mundeshme per te ardhmen e after. Por bashkimi nuk eshte realistik edhe per nje kohe te gjate. Dy shqiptare nuk merren vesh me njeri tjetrin; eshte e pa mundur te merren vesh shqiptaret me pikpamje te ndryshme plolitike, fetare…qe banojne ne vende te ndryshme.

  7. Kritiku says:

    AK-ja po na del cdo dite e me shume si nje rryme qe as vete nuk e ka te qarte se cfare do dhe cfare ben. Merret me disa tema qe ne fakt ne shqiptareve as na duhen dhe as kemi ndermend ti kujtojme. Kjo Parti e re me keto tema qe hap, ku kerkon ti marri votat, ne Shqiperi apo Kosove? Apo do ta beje si Saliu me Lulin qe per te marre disa vota sjellin me mijera kosovare qe kane dhe pashaporten shqiptare, per te votuar ne Shqiperi?! Kjo Parti i ka hipur kalit mbrapsh dhe ne vend qe te merret me ceshtjet qe ne shqiptareve na duhen shkon e merret me ceshtjet e kosovareve. Kjo Parti eshte regjistruar ne Kosove apo ne Shqiperi? Kjo Parti po ben te njejtat gjera si Saliu qe del mbi ligjet dhe pse pikerisht Kreshnik Spahiu eshte vete i ligjeve. Ore Spahi, para se te flasesh lexo edhe nje here ligjet e shtetit shqiptar dhe permbahu atyre dhe mos ia fut kot sepse te tera keto qe thua nuk gjenden ne Legjislacionin shqiptar dhe ne shume raste keni te beni me shkeljen e ligjit. Mos u beni si PD-ja qe i ben ligjet sic i do vete, sepse jeni ne rruge te gabuar nese doni tju shisni shqiptareve idene e nje partie qe u ka munguar deri tani atyre.

  8. tourkofagos says:

    K.Spahiu karagjozi i radhes i politikes shqiptare……kush beson te kunderten,thjesht eshte per psikiatro!!

  9. Treviso says:

    Prodhimi me mire te vije nga Kosova se nga Greqia e Maqedonia.
    Kosovaret duhet ta kuptojne mire sa shum i don Sali berisha me qeverine e tije.Ka 20vjet qe punon kunder jush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje