Përse është kaq e suksesshme Partia e Piratëve?

27 Mars 2012, 10:57Lifestyle TEMA

Nuk kanë të ndalur këta piratë. Fillimisht në Berlin, tani në Saarland, piratët kanë hyrë në parlamentet vendore në Gjermani. Në Saarland morën 7.4 përqind, në Berlin vjet 8.9 përqind.

Sipas BILD, në total ata marrin 6 përqind në gjithë vendin.

Por pse janë kaq të suksesshëm ata? “Sepse nuk janë parti si të tjerat. Janë parti e gjeneratës së internetit. Por, ata mobilizojnë edhe ata votues që ndjehen të shpërfillur nga establishmenti politik,” thotë një ekspert.

Mendohet se çdo parti ka humbur vota në favor të piratëve.

Shefi i partisë, Sebastan Nerz, thotë: “Gjermanët duan një politikë social- liberale. Këtë e gjejnë tek ne. Do e tregojmë diçka të tillë në zgjedhjet e ardhshme”.

2 komente në “Përse është kaq e suksesshme Partia e Piratëve?”

  1. Xhaxho Fukarai says:

    PO KJO ESHT PaRTI BARBONASH (pem pa kokrra ) Saarlanda esht vendi me i varfer ne gjermani .

    1. jakefutkotplako says:

      dmth. ne shqiptaret qe jemi me te varferit ne Europe qenkemi barbone (=endacake)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje