Berisha, rokadë postesh për të kontrolluar KLD dhe Kontrollin e Shtetit

2 Prill 2012, 19:16Politika TEMA

Sali Berisha po përpiqet të përforcojë institucionet me njerëzit e besuar të tij. Kështu, ndryshimet e djeshme në Agjencinë e Kthimit të Pronave, duket se janë më shumë një lloj shpërblimi për njerëzit e afërt të tij në krye të kësaj agjencie. Elvis Çefa, ish Drejtor i Agjencisë, po përgatitet të çohet si kandidat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, post që ishte mbajtur më parë nga Kreshnik Spahiu. Helga Vukaj, nëndrejtoresh e kësaj agjencie, e cila njihej si lidhje direkt e familjes në këtë Agjenci, është projektuar të shkojë në një nga drejtoritë më të rëndësishme të Kontrollit të Lartë të Shtetit, çfarë me këtë rast mbyll dhe problemet që mund të ketë lënë hapur tek agjencia. Ndërkohë në krye të Agjencisë së Kthimit të Pronave shkon Marsida Xheferllari, e cila ka qenë Drejtoreshë tek Ministria e Drejtësisë, e mbështetur në karrierën e saj nga ish Ministri, Enkelejd Alibeaj.

Ndryshimet duket se synojnë vendosjen e kontrollit mbi KLD dhe Kontrollin e Lart të Shtetit me njerëz të besuar personalisht të Berishës dhe për uljen e profilit të Agjencisë së Kthimit të Pronave, për ta bërë më vulnerable pretendimin e atyre që kërkojnë ende kthimin e pronave.

10 komente në “Berisha, rokadë postesh për të kontrolluar KLD dhe Kontrollin e Shtetit”

  1. Tan punet i ven n’vij Doktori. E kjo ash performance e larte qeverisje me u pas zili deri m’Zvicer

    1. &&& says:

      O ju te Temes,nje kerkese kam iu lutem:-Mos ia vini fytyren ketu kur shkruani dicka per kete prostitute te sistemit tone diellor dmth Sali Jashtqitjen.Na i shpifet me kete fytyre qe i ngjan te vjelles se qenit.

  2. ela says:

    Dje po lexoja rastesisht njoftimet per pune dhe me beri pershtypje nje njoftim shume i cuditshem i KLSH qe mendova se vetem emri i mungonte po ja qe kurioziteti mu shua sot.. kriteret sidomos ai i moshes eshte i papare..

    SHPALLJE PËR KONKURRIM PËR POZICION TË LARTË DREJTUES NË KLSH

    Në zbatim të neneve 9, 10 dhe 12 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, të rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë datë 2.6.2011 për Kontrollin e Lartë të Shtetit, si dhe të Strategjisë së Zhvillimit të KLSH 2009-2012, me synim përballimin e sfidave të përafrimit të ri strategjik dhe përmirësimit të dukshëm të performancës së institucionit, KLSH ka vendosur të funksionojë me dy drejtorë të përgjithshëm, duke i dhënë stimul punës kërkimore dhe arritjes së një përputhshmërie sa më të madhe me standardet e përditësuara të INTOSAI. Për këtë, njofton çeljen e konkurrimit për pozicionin:

    Drejtor i Përgjithshëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit

    Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:

    – Të kenë gradë shkencore Doktor i Shkencave në Jurisprudencë;
    – Pranohen kandidatët deri në 40 vjeç. Preferohen nën moshën 35 vjeç;
    – Të kenë eksperiencë 10 vite pune në administratën shtetërore, nga të cilat pesë vite në pozicione drejtuese të administratës;
    – Të kenë njohuri të thella për strukturat dhe proceset juridike që garantojnë mbrojtjen e interesave ekonomike të pronës publike dhe Shtetit;
    – Të kenë realizuar botime shkencore dhe kryer mësimdhënie në universitet;
    – Të zotërojnë gjuhën angleze;
    – Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit;
    – Të mos jenë dënuar më parë në ushtrimin e funksioneve të tyre apo në jetën shoqërore.

    Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

    1. Engjelli says:

      Fare e qarte ,ai vend eshte per mua ,ti “hyp ketu te shohesh stambollin”

  3. abi says:

    Haram i pacin ishalla e mos u ngopshin me poste e ofiqe!

  4. gezim says:

    Ka ndonje njohje kjo me Enkelejd Alibeun? Po me Altin Dardhen?

    1. elton says:

      thone qe ky enkeledi e ka mbajt shume afer kete marsiden.. ja keshtu behet karriere e administrate duhet te zgjedhesh shokun me te mire se veten

  5. ilir berisha says:

    Ne mos gaboj ne kerkesat per kandidatin mungon ajo qe duhet te kete njohuri te mjaftueshme per gjuhen kineze.

  6. ivi says:

    “Marsida Xheferllari, e cila ka qenë Drejtoreshë tek Ministria e Drejtësisë, e mbështetur në karrierën e saj nga ish Ministri, Enkelejd Alibeaj”.

    Po Altin Dardha? Mos ia hiqni atij meritat qe ka ne formimin e kesaj vajze…

  7. Titi says:

    Vure Bujar, se hajrin ke per ti pare ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje