James Bond më në fund do të pijë birrë

3 Prill 2012, 18:33Lifestyle TEMA

James Bond, agjenti më i njohur në historinë e kinemasë është gjithmonë në kërkim të reklamave. Dhe kësaj here ka vendosur që të shkëmbejë pijen e zakonshme Martini me një birrë. Në filmin e ri Skyfall, Daniel Craig do të pijë një gotë Heineken. Kompania gjigande holandeze e sponsorizon prej 15 vitesh serinë e filmave të James Bond. Por vetëm në një film një prej vajzave të Bond pi një birrë. Kësaj here do jetë vetë Bond që do pijë dhe kjo natyrisht do sjellë para në arkën e filmit. Pirja e një birre shkon edhe për vetë natyrën e aktorit Daniel Craig, i cili ndryshe nga Roger Moore dhe Pierce Brosnan është natyrë më precize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje