Dave Smith, një prift anglikan nga Australia, ka vendosur një rekord në fushën e boksit. 50-vjeçari ka mundur që të qëndrojë për gjashtë orë me radhë në ring, duke u ndeshur me 66 sfidantë. Gjithë evenimenti është organizuar nga ana e kishës së tij për qëllime bamirësie. Smith ka mundur që të grumbullojë 10 mijë dollarë, të cilat do të përdoren për rehabilitimin e të rinjve që kanë probleme me drogën dhe alkoolin.
i papare!!!