Zhurmat e trafikut janë shtuar ndjeshëm 30 vitet e fundit. Kjo ka bërë që edhe zogjtë të përshtaten, duke u bërë më të zhurmshëm në përpjekje për të dalë mbi zhurmat e trafikut. Një studim ka treguar se zogjtë po këndojnë me zë më të lartë, njësoj siç njerëzit flasin me zë më të lartë në trafik.
Studimi është realizuar nga shkencëtarët amerikanë në rrugët e San Françiskos. Që nga fundi i viteve ’70, shkencëtarët kanë zbuluar se ata kanë nisur të këndojnë me ton më të lartë dhe mbi të gjitha kanë ndryshuar edhe meloditë. Ata këndonin në disa dialekte të ndryshme, por tani janë reduktuar.