Orteku varros 130 ushtarë në fushëbetejën më të lartë në botë

7 Prill 2012, 19:03Lifestyle TEMA
Orteku varros 130 ushtarë në fushëbetejën më të

Një garë me kohën është ajo për të shpëtuar ndonjë nga 130 ushtarët pakistanezë, që janë varrosur nga një ortek në atë që njihet si fushëbeteja më e lartë në botë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në akullnajën Siachen, një rajon i Himalajave, pranë kufirit me Indinë. Një zyrtar i sigurisë tha se dëbora varrosi një batalion të vendosur në distriktin Gayari.

Siachen është pika veriore e rajonit të ndarë të Kashmirit, që pretendohet si nga India ashtu dhe nga Pakistani.

Të dy vendet kanë përqendruar me qindra trupa atje, që durojnë temperaturat e ulëta, erërat e forta dhe sëmundjet që vijnë nga jetesa në atë lartësi.

Forcat që kanë vendosur India e Pakistani së bashku aty arrijnë deri në 20 mijë trupa. Ato qëndrojnë në një lartësi prej 6.700 metra dhe janë përplasur disa herë prej vitit 1984.

Akullnaja njihet si fushëbeteja më e lartë në botë. Por ekspertët thonë se më shumë ushtarë kanë vdekur nga moti i keq sesa nga përplasja me armikun.

Kashmiri me shumicë myslimane është në qendër të luftimeve mes Indisë e Pakistanit dhe është shkaku i dy nga tre luftërat e tyre që prej pavarësisë nga Britania në vitin 1947.

7 komente në “Orteku varros 130 ushtarë në fushëbetejën më të lartë në botë”

  1. sorge says:

    SHTETE BUDALLENJ ME LIDERE TE SEMURE PSIKIKE!!!TAMAM SI SALI BERISHA!!!CUDI,PASKA EDHE SOZI TE BERISHES,NEPER BOTE????Haaaa!!!

  2. aqifi says:

    Ju dhjefsha Kashmirin o popull indian…

  3. ledioni says:

    ne si shqiptare jemi kote…!!keta per nje maje mali lene koken.Ndersa ne na e kane vene nga te gjitha anet(para mbas ne goje) GREKU SERBI SALIU che mbare bota.ne duhet te marim shembull nga keta njerez.
    Shikoni sa do te ishte shqiperia sot po te mbronim kufijte tane!!!!

  4. shqiptar says:

    po mor po popuj budallenj jane.vetem te shajme dime ne nga hera te percare ku ka 1000 vjet e ben si do greku me serbin e maqedonsin ne shqiperi futen e dalin kur te duan na vrasin na shajen dhe na ofendojne dhe ne se hapim zerin.vjen greku futet te deti jone si i do bytha dhe te ve edhe gjoba ne shtepi tende.ato male jane shume te vleshme dhe kane shume burime ujore.bravo u qofte te dyja shteteve se jane fuqi berthamore.nuk jane si ne qe nje tank a avion se kemi.e beri imami lesh e li ushtrine prandaj turp mos e hapni gojen.shikojeni cfare ushtri e armatimi kane te dya vendet.

    1. Landi- Sverige says:

      Te keqen e mendjes o shqiptar, por ne ato 1000 vjet qe thua mbi 500 vjet na beri turku aziatiker dhe nuk na thua gje. Pale qe na dashke dhe fuqi berthamore!!!!! Siguro buken e gojes me pare o shqiptar pastaj na trego perrallat e Saliut qe te fleme te qete ne kasollen tone!!

  5. shqiptar says:

    po ti landi a e lexon komentin me by… apo me sy.a te tha njeri te behemi fuqi berthamore.une thashe jane te dyja fuqi berthamore.edhe ca se na la turku mbrapa.edhe pakistani cope cope jane vetem se jane shtet i madh po ushtrine e kane.une doja te thoshja te ishte ky problem tek ne i kishim shitur malet me kohe.se kuptoj cdo problem ne shqiperi thoni e ka fajin turku.po kur ishte enveri edhe kishte shtet ku ishte turku.ti ca je ne radhe te pare apo je ndonje 300 eurosh.se shume po e ze buken e gojes ne goje.

    1. Shkelqimi says:

      Te lumte Shqiptar… keshtu eshte, ky landi eshte çuni i sekretarit te byrose tani eshte bere grek modern qe vete ne kqishe. OOO landi pse svete ne n-gre-qi(emri i vendit fqinj)o te keqen ta ndreqesh ate vendin tend… plot toka e dete kini…bejeni ore me te miret e botes… apo s’ju lene ja u kane fajin gjermanet e turqit. Kujdes sverigen robo se po na svergohesh fare e do na vesh per lesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje