“PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Fushë Krujë”

9 Prill 2012, 10:44Politika TEMA

Debati për zëvendësimin e Rudina Seserit vazhdon që të jetë i nxehtë. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka akuzuar Partinë Demokratike se po bllokon mandatin socialist, me qëllim që të përsëriten zgjedhjet në Fushë Krujë.

Gjiknuri këmbëngul se kur mandati mbetet vakant, atëherë atë e merr kandidati pasardhës, dhe kur ka rast dorëheqjeje, vazhdon lista me emrin tjetër. Thelbi i problematikës ka të bëjë me faktin se Gjon Bardhi, i cili është direkt në listë dhe i takonte mandati, është aktualisht kryetar i Bashkisë së Fushë Krujës.

PD kërkon që kjo çështje të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vendosë pikërisht përsëritjen e zgjedhjeve në Fushë Krujë. Socialistët akuzojnë mazhorancën se kërkon t’u vjedhë mandatin, në mënyrë që të kenë një votë më shumë për zgjedhjen e presidentit.

6 komente në ““PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Fushë Krujë””

  1. nora says:

    Te behen ne gjithe Shqiperine e te shpetojme nga kriminelisali.

  2. Arti says:

    Damian po pse keni prite deri tani kur mandati ishte I juaji, nuk u mesuat me te pabeset apo po beni edhe ju nje loje me keto te pabese, zoteri shteti zhvillohet me drejtesi dhe sinqeritet, ky mandat eshte aq I thjesht per tu zevendesuar sa nuk done ndonje filozofi te madhe, keni gjera te tjera qe duhet te merreni me kete mazhorance, ministry I mbrojtjes dhe Gjunkshi duhet te vendosen para drejtesise kjo eshte datyra juaj paresore, çfare prisni apo mjaftoheni me nje deklerate, vendi kerkon mbrojtje qeveria ka si qellim te vjedhi, opozita duhet ti dale garante popullit, eshte koha per veprim!!!

  3. analist says:

    Po pse nuk ankoheni te zoti Arvizu mor jahu?
    Ai i di me mire keto punet e zgjedhjeve dhe vjedhjeve,pastaj…perfaqeson gjithe ate derr shteti demokratik apo jo?

  4. sadik says:

    Ka 3 muaj qe jeni njoftuar per kete mandat.Ku keni qene ju o ZHABOKE deri sot?Ju jeni si PD-ja ndofta me keq.Keshtu doni te merrni pushtetin e te drejtoni kete vend? PO E TREGONI VEHTEN CDO DITE SE JENI palaco DHE KETIJ POPULLI I KA MBETE TE MARRE PUSHKEN KUNDER DY PALVE. SI NUK JU VJEN TURP,KUJTONI SE POPULLI NUK JU KUPTON DHE NUK JU NJEH????? !!!!!!

  5. albani says:

    damian jeni pak ne gjume ju,pse nuk i moret masat nga ana juridike per te kryer zevendesimet e rudina seserit por e lat tani para zgjedhjes se presidentit, nejse le ta marr saliu presidentin te pregatitemi per 2013

  6. kelmendasi says:

    Z.Damian e co Poqe se keni shkel ligjin per te cilin ju betohi dite e nate po qe se keni shkele kushtetuten qe vete keni ba poqe se keni shkele kodin zgjellor qe eshte ba si keni dashte ju mos flisni per zgjilleni sipas ligjit ne gjykate
    Jeni mesue me ja fote kot me lane me qellim apo nga padije me kalue afatet e ma vone me bertite se na bane hile
    Juristet e PD jane shume here me te zotet se ju.Edhe kur ishte ne opozite ju zune dhjetra here mai.
    Ligji damian ligji
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje