Skene vrasje/Arkive
Ymer Hajdari, oficer roje i burgut 313, është vrarë mëngjesin e sotëm pranë Unazës së Re. Policia tha se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr mbi të pranë banesës së tij. Viktima është qëlluar me armë zjarri rreth orës 07:00 pranë banesës së tij, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij SEAT me targa AA 762AD.
Hajdari po dilte me makinën e tij personale nga pallatet e Unazës për në rrugën kryesore, ku mendohet se do shkonte në punë, kur edhe është qëlluar me tre plumba. Burimet shprehen se para daljes në rrugën kryesore, dyshohet se personat që kanë kryer atentatit i kanë bllokuar atij kalimin, duke e detyruar të ndalonte e më pas e kanë qëlluar në xhamin e parë të makinës.
Ai është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastëësishëm, të cilët po nxitonin për të udhëtuar në punë, por që makina e oficerit të policisë u kishte bllokuar rrugën atyre.
Pista e parë e dyshimit është ajo e hasmërisë. Ymer Hajdari eshte nje nga te afermit e Azem Hajdarit, i cili dyshohet se ka qene i perfshire ne nje konflikt ne Burrel nje vit me pare.
Ahhhh moj Shqiperi e mjere!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Keshtu do te mbarojne se vrari me njeri tjetrin, deri te Berisha, natyrisht qe jane ne punera edhe te mira, ne grupe mafioze dhe liri veprimi ne mungese shteti dhe bejne cfare te duan.