Rama: Berisha ëndërron konflikt me opozitën

9 Prill 2012, 15:56Politika TEMA

Kryeministri Berisha ëndërron një konflikt me opozitën. Kështu është shprehur kryesocialisti, Edi Rama, në një dalje të tij për shtyp pas akuzave të Kryeministrit ndaj tij për sulme politike ndaj tij dhe mazhorancës. Nën akuzën se lidershipi i PD-së po u mban peng mandatin dhe se pretendimet e tyre janë të pabaza, Rama theksoi se nuk po kërkojnë asgjë përpos asaj që e përban Kushtetuta dhe ligji.

“Kur thotë shkoni në Gjykatë për mandatin, Berisha rikonfirmohet si shpërdorues i pushtetit duke cenuar edhe sovranitetin e popullit të materializuar në mandatet e Kuvendit. Berisha s’e fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën dhe të ketë justifikime se po më bllokon opozita dhe kur ne kërkojmë atë që na takon si në këtë rast me ligj e me zakon, se Berisha ka dështuar në qeverisje, me integrimin, me alibinë e bllokimit dhe tanimë edhe justifikimet i kanë rënë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq”, tha Rama.

Gjatë paradites, duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha tha se maxhoranca nuk ka asnjë qëllim të grabisë mandatin e opozitës, ndërsa garantoi se kësaj çështjeje do t`i jepet zgjidhje në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Më tej ai i cilësoi si absurde deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama se mazhoranca kërkon t`i vjedhë mandatin e deputetit socialist.

9 komente në “Rama: Berisha ëndërron konflikt me opozitën”

  1. fule says:

    Shkoni ne Gjykate thote Saliu, po shkoj ne Gjykate thoshte Iliri, shkuat nje here ne kolegj thoshte Luli. Nje gje eshte e sigurte se me kete Drejtesi keta i kane punet 100% te kopsitura.

    Eshte nje mardhenie qe M.Baze e ka trajtuar gjate dhe sakte

    1. Arixhesha fule, je shume e sakte lol

      1. fule says:

        O shoku Ramkary i partise se zgjebeve, si shkojne pergatitjet e parades? Po ci ke keto lol ne fund, shum qiesh dhe ti. Pune xaxash thuaj.

  2. Tropojan Vicidoli says:

    Sali Ram Berisha = FATKEQESI TRAGJIKE MBARESHQIPTARE!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html

  3. Zoti Rama, nuk ke perse qahesh, ke nje popull te tere me vete. Perse nuk i nxjerr ne proteste, si ne te gjithe boten, apo nuk t`a mban. Ndoshta ke marrveshje te fshehte me Saliun, sic ke patur te tilla deri me tani. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shkelje-kushtetuese-dhe-ligjore-te-mppt.html

  4. labi says:

    A nuk ju duket açik tallje dhe kjo puna mandatit. Tallje qe ju ben kjo maxhorance. Si duroni kesisoj?

  5. antonio says:

    Sali Berisha ka 22 vjet,qe eshte ne KONFLIKT me opozite,nmdersa tani ai po behet gasti te na fute ne VARR te gjitheve!!!ISHALLA JAM NE ENDERR-tha gomari teksa ujku po e shqyente prej verteti!!!Haaaa!!!DILNI NGA KUVENDI,LAJMERONI ORGANIZMAT E HUAJA,PARASHTRONI KERJKESAT TUAJA ULTIMATIVE DHE NGRINI POPULLIN NE PROTESTA MASIVE!!!RRUGE TJETER NUK KA!!!HESHTJA DHE LLAFET NE TWITER E MEDIA JANE PERRALLA ME MBRET!!!SALI BERISHA ESHTE ARMIK I EGER I SHQIPTAREVE,NDAJ TIJ DUHET SJELLE SI NDAJ ARMIKUT!!!Boo degjuat te HUAJT MAFIOZE!!BEHUNI NJE HERE BURRA DHE MBANI MBI SUPE PERGJEGJESITE QE JU TAKOJNE!!!

  6. shpati says:

    Cfare prisni me t’u beje Sali Berisha,ky bandit pa fre i Shqiperise,kur jua vjedh mandatin HAPUR FARE,ME HAPUR SE NE 8 MAJ???Per se ju duhet rregullimi i Kodit Zgjedhor,kur FAKTET E GRABITJES SE MANDATEVE ,BERISHA UA BEN HAPUR PARA SYVE!!!Ai po ju teston pulsin ,se si mund te reagoni ju me shume se ne 8 maj!!!Ne se rrini si tani,DOREZONI MANDATET,JEPUANI ATO PD-se dhe le ta marre vesh bota mbare,se ne Shqiperi nuk ka me OPOZITE!!!Ju jeni bere vetem si FASADE E PUSHTETIT TE BERISHES!!!Me ju po tallen edhe te huajt,qe ndonese hiqen si demokrate,jane FASHISTE TE ZINJ!!!KEMI 22VJET,QE PO JETOJME NE FASHIZEM!!!SHAJENI SA TE DONI SOCIALIZMIN,POR DEMOKRACI SI AJO,PER SHUMICEN E POPULLIT,NUK KEMI PARE E NUK DO SHOHIM!!!JU DOLI BOJA SHPEJT,O FASHISTE DEMOKRATIKE TE KAPITALIZMIT GJAKATAR!!!DILNI NGA KUVENDI DHE NGRINI POPULLIN NE PROTESTA MASIVE SE BERISHA PO JU VE NE VATHE SI BAGETITE!!!

  7. erion32 says:

    e po tani Berishes i vijn punet keq se i kan filluar konfliket nga ana e vete dhe tani i lutet zotit qe te kete konflikt dhe opozita.PER TE QARE HALLIN ESHTE!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje