Gjunkshi, Topi, Berisha dhe Imami
Ish- presidenti, Rexhep Meidani, ka komentuar sërish çështjen e emërimit të Komandantit të Flotës Detare nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ai thotë se kjo është një shkelje e rëndë kushtetuese. Ai e quan skandaloze edhe deklaratën e shefit të Shtabit, Xhemal Gjunkshi, se emërimi ka qenë i rregullt. Sipas Meidanit, qëndrimi i tij bëhet dhe më i rëndë tani që është revokuar urdhri. Në një intervistë për Panorama, Meidani thotë se Imami duhej të jepte dorëheqjen dhe Gjunkshi të mbajë përgjegjësi penale.
“Sipas nenit 168/2 të Kushtetutës: “Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”. Kjo kompetencë kushtetuese e Kryetarit të Shtetit lidhet me konceptin demokratik të drejtimit civil të Forcave të Armatosura. Po brenda këtij koncepti, Presidenti, “në kohë lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit” (neni 169/2), ndërsa për kohë paqeje ai “me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore” (169/3). Ky paragraf kushtetues nuk lejon asnjë lloj ambiguiteti në procedurën e emërimit të komandantëve të forcave tokësore, detare dhe ajrore. Atëherë, si shpjegohet kjo shkelje e rëndë kushtetuese? Madje, kur e dëgjova për herë të parë, mbeta i shokuar. U dhashë të drejtë edhe miqve të mi, që e quajtën këtë veprim një rënie shteti apo dalje nga binarët! Sidoqoftë, personalisht e kam vështirë të gjej ndonjë justifikim zbutës! Aq më keq, që pas plasjes së këtij skandali, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deklaroi nga Uashingtoni se emërimi i Komandantit të Flotës Detare, duke shmangur Presidentin e Republikës, ishte kryer në përputhje me ligjin (!). Akoma më e çuditshme ishte se në këtë përgjigje, ai shtonte që ministri i Mbrojtjes ka si kompetencë të emërojë pa dekret komandantët nëse ata nuk kanë gradën “gjeneral”. Se ku e gjente ky ushtarak këtë formulim ligjor, kur Kushtetuta në nenin 169/3 flet ndryshe, e di vetëm ai! Veçse nëse ai ka gisht në këtë shkelje kushtetuese duhet të kërkojë falje publike, deri të mbajë, si ushtarak, edhe përgjegjësi penale. Kjo bëhet akoma më e detyrueshme me revokimin e urdhrit të ministrit për këtë emërim. Nga ana tjetër, edhe sikur ministri të jetë urdhëruar për një emërim-shkelje të tillë, ai duhet të kishte reaguar, deri duke dhënë dorëheqjen, për të mos firmosur një urdhër të tillë, që preku Kushtetutën – shtyllën bazë të shtetit demokratik, për hartimin e së cilës ai ishte dhe bashkëkryetar i komisionit përkatës 14 vjet më parë,” tha Meidani.
Ish- presidenti duke komentuar taksën progresive të propozuar nga Rama, thotë se kjo nuk është gjë e re pasi PS deri në vitin 2005 aplikonte një taksë të tillë.
Zoti Mejdani. Si shume vone je kujtuar te behesh Protagonist. Me mire ishte te mbeteshe nje President ne Pension. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/irex-qeveria-bleu-panoramen-gsh-dhe.html
sipas teje s’duhet te bej komente. edhe ne vendet me demokratci te perparuar ish politikanet jane ata qe bejne kritik dhe japin eksperience.
Nga pervoja e fshatit nder shekuj :FSHATARET,NE VARTESI TE SASISE SE TOKES NE DISPOZICION,PER TE TREMBUR ZOGJTE APO LARASKAT,VENDOSIN DISA DORDOLECE,QE E REALIZOJNE SHUME MIRE DETYREN,PER TE CILEN JANE VENE:ME MIRE SE KETA GJENERALET TANE!!!ME MIRE VENDOSNI CA DORDOLECE SE SA MINISTRA(gjoja politike),QE NUK DINE NGA LIDHET “GOMARI” ne ato ministri ku caktohen,vec SHFRYTEZIMIT TE TENDERAVE PER VJEDHJE KOLOSALE!!!LENKA CUKOS SE ENVERIT,KETA BIRBO NUK I AFROHEN AS TEK SHUALLI I KEPUCES E JO ME NGA TRUTE!!!
Kur Shefi i Shtabit te Pergjithshem te forcave te Armatosura nuk nje kushtetuten kemi te bejme me nje rast unik ne bote!!
Domethene ai qe duhet ne na mbroje ne rast lufte eshte nje jo kopetent!!
Ky njeri duhet te pushohet brenda dites nga Kryeministri, perndryshe kjo do te thote qe kemi te bejme me Lenka Cuko te reja ne administraten shqiptare.
Lenka Cuko ishte mall. Ky xhemali sdi nga lidhet gomari. Eshte ne ate post fal “profesionit” te tij bythlepires. Kushdo qe eshte ne pushtet a i shgarravitet nga mbrapa ku e ku te perfitoj. Sa ishte Majko Minister i Mbrojtjes, ky zotria i sherbente si Shef Protokolli e sherbetor deri me 1. Aq i pacip e i pamoral eshte saqe nuk ka njeri ne ket bote ta pershkruaj.
Ky qe tani drejton FA, eshte personi i cili shahej nga nena e motra nga ish truproja i Majkos (Elidoni). E si reagonte thoni ju? Ja ashtu e merrte me te qeshur dhe vazhdonte detyren e bythelepiresit.
E mbylli me Majkon dhe filloi me Saliun, sherbetor deri me 1. Zgjedhjet e 2009 u vu ne dispozicion gjithe brigada qe Xhemoli drejtonte. Makina, ushtar e cdo gje tjeter, vetem e vetem per partine ne pushtet.
Me ligj Ushtaraku eshte i depolitizuara, pavarsisht se eshte e drejta e tij te simpatizoj nje parti por kurrsesi ta shfaqi ate haptazi. Por i biri i Xhemolit bridhte me makinen e shtetit e degjonte me ze te larte Shqiperia po Ndryshon.
Eshte turp sinqerisht qe nje vend antar i Natos, ka si Shef Shtabi nje njeri te tille. Abuzues, intrigant, te paafte, etj etj.
Dipllomatet nuk jane kaq te ceket, edhe goca ime qe eshte 5 vjec kendon e kercen Shqiperia po Ndryshon. Nese ai ka vazhduar punen ashtu sic thoni ju pa ju pergjigjur sharjeve apo fyerjeve te pashkolleve te tyre dikur dhe pa degjuar as dipllomacine tende te shurdhet sot, bravo i qoft! Qenka Burr i vertet Shqipetar.
Argita_B .
” Domethene ai qe duhet te na mbroje ne raste lufte…….”
Te lutem shume , me thuaj qe se ke me seriozitet kete fjali, apo e kuptova drejte ironin tuaj . [Besoj tek e dyta ]. flm
Argita B,
Une kam mendimin se ky ishte nje lloj testi qe Sala beri me anen e Imamit kunder presidentit, per te pare se si do te reagonte ky i fundit.
Nuk e di por ky presidenti yne ka frike edhe nga vetja e vet. Eshe qull fare, ja fut gjumit. Me vjen keq por jam i bindur se ky lloj presidenti do te çgenjeje shume shqiptare me partine qe do krijoje.Uroj qe ta kem gabim, por ky njeri eshte njeri pa gjak.
Plaku,
Gjaknxehtesia eshte nje e mete e madhe e ballkanasve, dhe e shqiptareve ne veçanti. Eshte ajo qe na ka penguar te gjejme koncensus te perbashket kur duhet te mblidhemi e te mbrojme interesant tona.
Zvicerani gjerman nuk e do zviceranin italian apo francez, po kjo si pengon ata te flasin ne nje ze kur flitet per sekretin bankar ne Zvicer per shembull…
Pra politika nuk behet me gjak apo me nerva si e kemi per zakon te shohim prej 20 vitesh…pasi nese popullit i serviren vetem skena sharjesh e urrejtjesh, ai lodhet e nuk beson me te politika.
Permendi sot vetem nje emer politikani qe populli mund te thote Po te ky kam besim!
Udheheqesi duhet te jete si kryeplaku, me i urti po dhe me i mençuri se te tjeret, perndryshe ska si te udheheqi njerez me te mençur se vetja.
Nejse kjo eshte teme tjeter, e ska lidhje me shkeljet e kushtetutes.
E gjitha ka qene nje inskenim i Berishes i cili tallet me ministrat manekine qe ka perreth duke i perdhunuar ata sa ne konferenca te ndyra shtypi me qendrime pro-bathore,aq dhe me sjellje te tilla alla-Imam antikushtetuese.
Do ta shihni po u zgjodh Xhozi presidente se cfare xhevahires do te prodhoje Berisha nepermjet saj,ushtares dhe prostitutes se bindur te tij politike .
Ore Xhemal Gjunkshi duhet te jape llogari njehere pse u cmobilizua ne vitin 1993 nga FA kurse Ministri te jape llogari pse ky person i mori gradat jashte cdo afati e standarti. Po ne albanistanet i bejme vetem keto gjera, keto paradokse. Mjere ushtria ne dore te kujt ka rene.
Bravo president Meidani. Eshte e vertete qe Imami duhet shkarkuar dhe Gjunksh palla duhet te ndiqet penalisht. Ushtaraket e dine mire se po te ishte nje vartes i gjunkshit qe te fliste brockulla si ai, do te ishte penalizuar menjehere nga gjunksh kokelopa. Ne vitin 1993 i dashur Myzeqar ai eshte shkarkuar nga detyra se ka vjedhur ndimat hollandeze qe kishin ardhur ndihme per kalane e Dodes. Si duket ai nuk ri dot pa vjedhur, pa llapur dhe pa genjyer. Gradat i ka te pa merituara por ka paguar per to. Ndaj eshte i pameshirshem me kolonelet e nenkolonelet qe gradoi me 20% qe i dha imami me rregullore. Nga shef protokolli detyra me e rendomte per nje oficer u be atashe ushtarak ne turqi ku in ropi te shkretet paciente qe shkonin aty per vizita. Ai e di mire kete se e kane zene edhe per fyti ne shume raste, por te shkretet per shkak te halleve skane bere ze. U be komandant brigade ne regjimentin komando dhe ktheu ne sekser te vellane qe e ka derguar guzhinier ne Afganistan, si ushtari me i vjeter ne ballkan(56 vjecar).Ai eshte bere gjeneral major ne kundeshtim me ligjet e shtetit dhe pse eshte oficeri me injorant dhe pa eksperience i ushterise shqiptare. Pse kot e liroi ai Celen, Qirjazin dhe Zaimin? Ai ndihej shume inferior me ta dhe nuk e perfillnin fare per shkak te idiotesive qe thoshte. Ai spati turp dhe e shiti klubin partizani sikur ta kishte pronen e te jatit. Ai ka shitur skrape dhe ka bere tendera te hapur ne kundeshtim me ligjin e prokurimeve. Ai e ka cuar oficerin qe inspektoi ate per dietat e vjedhura ne berat dhe drinin e coi ne greqi se ja mbylli rubinetin ne zyren e rekrutimit te ushtareve ne shkolla e bashkuar. ja keto di te beje gjunksh koketuli. ai ska pike morali te dale para ushterise aqe me teper te jete ne krye te saj. President vendos sa nuk eshte vone se dhe ty qe e bere shef shtabi ste ka pyetur fare, por te mori dhe kopetencat qe te kane mbetur. Zoti e shpetofte ushtrine
Ai Gjeneral del jo vetem para ushtrise tone por eshte pasqyre e qarte edhe para ushtrise se NATOs e si ben qerpiku terrt, po ti o zoteri gjith kete fjalim plot urrejtje pse se mban me burreri ne ndonje sall gjyqi ku po pate b…ti mbrosh keto te ashtuquajtura “te verteta”, me kete rast mos ju lut zotit per shpetim por shpeto ushtrin edhe veten nga zemerimi.
-PER MENDIMIN TIM SHKELJA ESHTE E RENDE,ME PARAMENDIM.
-PERGJEGJSI PENALE DUHET TE MARRE IMAMI,DUKE MOS LEJUAR ME QE MINISTRAT E PARTIVE TE MOS PERGJIGJEN PARA LIGJIT,SI RASTI I MEDIUT.LIGJI DUHET TE NDESHKOJE SHKELESIT QE AKTUALISHT ESHTE IMAMI QE KA FIRMOSUR.
-SHEFI SHTABIT DUHET LIRUAR PER SERVILIZEM NDAJ MINISTRIT DHE QE PRANON TE SHKELET KUSHTETUTA,SHTYLLA KRYESORE E SHTETIT.
Sqaroj Myzeqarin dhe te gjith ata qe duan te dine se kush eshte Xhemal gjunkshi.Un e njoh nga afer se pse kemi sherbyer ne divizionin e berrelit.Ka qene komisar kompanie ne zonen e martaneshit qe quhet Lugu i gjate.Eshte larguar nga ushtria per vjedje çizmesh dhe kepucesh.Nga pikpamja intelektuale eshte nje bageti e gjalle.Nuk di azgje pas viteve 97 se si i ka ngjitur shkallet e hierarkis ushtarake.Kemi dhe shume kuadro ushtarake qe kan qene komunista te veshtire por qe sot saliu i ka emeruar ne detyra te rendesishme.Dikush mund te me gjykoje se jam nje smirexhi por ju them se jeta me ka ardhur ne menyre te tillqe sme ka ren ndermen per kariere dhe sme bie ndermend dhe tani.
Po ty o njeri i mire pse te paskan larguar nga kjo ushtri e “keqe e mbushur me bageti”, apo s’lejohen kapacitetet??
Kur ju mbytet qyteti apo kur ju ze debora, kur ju bien flaket e kur kerkoni rruge i doni per ndihme forcat ushtarake?? Epo ky njeri qe e perbaltni besoj eshte i pari qe jua dergon per ndihme apo jo??
E gjitha kjo eshte ide e berishes per te treguar me anen e sahanlepiresve te tij se nuk e njeh Presidentin. Po sikur edhe te tjeret te mos e njohin bajraktarin berisha cfare ndodh ?????
Te falenderoj burreli per sqarimin qe me ke dhene po une e di mire se kush eshte po i kam thene ato qe ta marin veshe te tjeret. Edhe une ashtu si dhe Ju shume pak renda drejt karrieres sepse nuk doja qe te isha i perulur para askujt se nuk e kemi zakon ti lepihemi asnje personi per te perfituar por kemi çare vete ne jete. Dhe njehere te falenderoj. Respekte per vitet qe kemi jetuar ne Ishullin historik te SAZANIT.
Uroje Mezeqari dhe burreli,per saktesine qe kane ne njohjen e ketije plere te ushtrise xhemal gjunkshi,nuk dyshoj qe e njihkan saktesisht kete plere por me gezon fakti qe qenkan puqur ndofta rastesisht ketu ne forum dy shoke qe paskan qene ne ishullin e Sazanit e kane shfaqur te njejtin mendim e kjo tregon me saktesi se cfar NDYRESIRE ka qene e eshte xh.gjunkshi.
Gjeneral pilafi,duke ngrene pilafin e ushtareve do jete bere gjeneral mjerani.Pse merni me te ju ish presidente? Ai me ato qe dolen nga ambasada Amerikane eshte ç’bureruar.Femijet e tij qo quhen edhe ne Amerike,femijet e gjeneral Urja Hipit,figures me te uryer qe ka nxjere letersia boterore.Lereni te terhiqet zvare ne dheun e huaj si nje njeri pa burreri.
aq sa mbajta pergjegjesi sali plera per gerdecin, 21 janarin etj aq do mbaje pergjegjesi imami.
Ne ushtri,pas vitit 1993,u mbajten vetem oficeret e pa afte,servile,spiune,njerez te kompromentuar dhe te perdorur per vjedhjen e materialeve ushtarake!!!Nga viti 90-te deri ne 93-shin,qe ishin ne ne ushtri,NUK U VODH ASNJE FISHEK,NDERSA ME PAS FILLOI GRABITJA MASIVE,GJE QE DETYROI BERISHEN TE SAJONTE GJOJA SHPERTHIMIN E DEPOVE USHTARAKE NGA POPULLI( ne fakt i hapi vete),PER TE ZHDUKUR PROVAT E GRABITJES MASIVE TE ARMATIMIT E MUNICIONEVE TE LLOGARITURA NE MILIARDA LEKE!!!Keta KAPTERRA APO OFICERE BUZE-QUMESHT,QE NJOHURITE E TYRE ISHIN VETEM PER TE FSHIRE KEPUCET E SHEFIT,U BENE ME LOPATE GJENERALA,KONTRA-ADMIRALE E KOLONELA PLOT,Si puna e Luan Hoxhes,qe tallej Shkerdheni i Berishes me Delijorgjin,njerez pa dinjitet!!Ndersa ky Gjunkshi,shiheni nga emri se eshte nje injorant nga me pa precedent,qe edhe SANCO PANCO DO GAJASEJ ME BEMAT E TIJ!!!Si mund te vihet SHEF I SHTABIT TE PERRGJITHSHEM TE USHTRISE ,NJE DALLKAUK,LAPANJGJOZ,QE KA QENE I PERZENE NGA USGHTRIA ME PARE SI HAJDUT????KJO ESHTE USHTRIA E NATO-s?????Haaaaa!!BRAVO,NATO!!!Ne ish ushtarakeve na keni lene me nje pension qesharak,ndersa mbani ne ushtri me rroga te MAJME,ca GJYTYRYME,qe jane TURPI I POPULLIT,se per ushtrine,ajo NUK EKZISTON!!!!
Po tregohesh shume i ceket Leon, po Obama si te duket nga emri…si barake. Kur ke pas ndonjeher shancin ta shohesh shefin e ushtrise lapangjoz, ai edhe ne tv.(n.q.se ke pas fatin ta ndjekesh) duket prestigjoz???