Ndërsa qeveria e Tiranës po shmanget nga Bashkimi Europian për shkak të zbatimit të dobët të ligjit dhe korrupsionit të përhapur, Tirana kërkon mbështetje nga ish- sundimtarët e saj perandorakë
Nga Besar Likmeta, BIRN
Gjatë një vizite dyditore në Turqi, Berisha u takua me presidentin turk, Abdullah Gul, me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan dhe me ministrin e Jashtëm, Ahmet Davutoglu.
Në Ankara Berisha nënshkroi dy marrëveshje diplomatike, duke forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa kryeministri turk premtoi zgjerim të investimeve turke në Shqipëri.
“Shqipëria është një aleat strategjik i Turqisë në Ballkan,” tha Erdogan në një konferencë për shtyp. “Aktualisht tregtia mes dy vendeve kap vlerën e 400 milion dollarëve dhe ne synojmë zgjerimin e investimeve turke që tashmë kanë kaluar 1 miliard dollarë,” tha Erdogan.
Berisha nga ana tjetër nënvizoi se Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon gjatë dy dekadave të shkuara, ndërkohë që qëndrimi i tyre për rajonin është identik.
“Respekt për kufijtë ekzistues në interesin më të mirë të Ballkanit,” tha Berisha, duke shtuar se Shqipëria mbështet kërkesën e Turqisë për tu bashkuar me Këshillin e Sigurimit të OKB.
“Turqia do të luajë një rol të rëndësishëm në forumin më të lartë ndërkombëtar,” shtoi Berisha.
Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912 gjatë Luftës së Parë Ballkanike, pas rënies së Perandorisë Otomane, paraardhësja e Turqisë moderne.
Por prej dy vitesh Shqipëria ka mbetur në dhomën e pritjes së BE, duke dështuar me progresin e mëtejshëm drejt anëtarësimit për shkak të krizës politike në Shqipëri dhe reputacionit për korrupsion.
Tirana aplikoi fillimisht për kandidaturën e BE në prill të vitit 2009. Oferta e saj u refuzua për herë të dytë tetorin e shkuar duke theksuar se reformat kishin ngecur për shkak të krizës politike.
Komisioni Europian theksoi se nuk ishte bërë mjaftueshëm progres në dialogun politike apo në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Me Brukselin që po tregon skepticizëm në rritje në lidhje me aftësinë e Shqipërisë për të ndërmarrë reforma, Berisha i ka kthyer sytë nga lindja, duke kërkuar investime dhe aleatë të rinj.
Muajin e shkuar ai vizitoi Azerbajxhanin, ku Shqipëria kërkoi investime në sektorin e naftës në Shqipëri dhe për projektin e gazsjellësit Trans- Adriatik, që do kalojë përmes Shqipërisë.
*Titulli është redaksional
Gjindje pa din e pa iman ky kryeministri yne, turpi i shqiparise dhe anmiku ma i madh i shqiptarizmit dita e sodit.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html
E qar na duhen kto denmokracite e kalbura perndimore kur ka shtete me burra shteti plot n’Lindje. Duhet me e respektue ket zgjedhje t’Doktorit.
Po Shqiperia gjithmone ka qene ne mes te Lindjes dhe te Perendimit, per shkak te Pozicionit Gjeografik, dhe per shkak te Historise se saj. Gjithmone eshte orientuar ose nga lindja, ose nga perendimi. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/irex-qeveria-bleu-panoramen-gsh-dhe.html
Spo kuptoj cfare behet me keto qeveritaret tone ne krye me sali berishen sepse nuk mund ti thuash zoti sali se eshte turp,nuk po kuptoj pse vazhdon akoma ta lodhi popullin shqipetar ky idiot , cdo nga turku sepse askush nuk ija var tani ika nel turku ,do investime nga turku boll na shfrutezuan po njerezit tane shqipetare dmth qeveritaret por tani te na shfrytezoje dhe turku,si psh,”kurum” ne Elbasanin tim te dashur qe e ka turku ,atje ne ate fabrike ka shume vjet qe prodhon celikun,dhe e prodhon me skorje te mbetura apo me plera qe i blen me pak me nje kosto qesharake dhe i shet 2 fish kur ai heker nuk ka as cilesine me minimale,ca pret na turku ku gomar kur turku nuk respekton rregullat e punes , nuk ka sigurine me minimale te kushteve te punes,punojne elbasanllite sikur te jene ne epoken e gurit jane pothuajse te gjithe me kancer dhe kurumi i turkut i jep nje rroge qesharake kurse kurum eka fitimin 200 perqind,ndotjen te gjithe e kemi pare cfare katastrofe eshte nuk filtrohen fare mbeturinat e djegura,cdo vit vdesin atje , punetore qe jane te detyruar te punojne tek kurum dhe me kushtet e kurum sepse duhet te mbajne famijet , ndersa turqit qe punojne atje nuk rrijne fare prane kurumit,nuk punojne fare aty ne uzine sepse ka rrezik,dhe kur vjen puna e marrin rrogen 3 fish me te larte se nje elbasanlli qe skuqet vete si hekuri qe del nga nxecia dhe nga plerat,dhe “KURUM” turku ben qef ndersa sali berisha krenohet per investimet e turkut dhe kerkon akoma investime ,te hapi njehere syte te shikoje ku jemi katandisur pastaj te kerkoje investime nga turku ,mjer ne shqipetaret,dhe lum ato qe po na shfrytezojne cdo dite,shkruajta pak shume nuk jam me asnje parti politike,une jetoj jashte, por jam i trishtuar per vendin tim per familjaret tane ne shqiperi.Turp te kene keto qe po na shfrytezojne,dhe turp te kene qe nuk kane meshire per ket popull te vuajtur.
s’behet stan me lepuj.
Ha ha Turkoshaku Sali, paska gjet Baben. Kot nuk i thone dardha nen dardhe do bjeri.
2 maskarrenjt e EUROPES,qe bejne pazare me pasurit e kombit.
ta gezoni Saliun dhe byrazerin Erdogan…..una rraca una facia!
Ne vend qe te mburret, shkon dhe i lepin bythen turkut fondamenatalist Erdogan!!!!!!!!!
Pse nuk i the mor merhumi Berisha?!
Pse nuk i the sesa turq vijne ne shqiperi dhe kerkojne pune?
A ka statistika Ministria jote e Punes?
Nuk jane shqipetaret emigrante ne Turqi, por jane kelyshet e Erdoganit emigrante ne shqiperi!
Per cfare e duam Erdoganin per xhamia??? Per hamame?? Apo per Paraden e 17 majit?
Arsen, je vertete shume i shpifur dhe nuk ke asnje lloj kapaciteti per te dhene qoft edhe nje mendim te vetem ne menyre te qarte!
Ne rradhe te pare, e di ti se cfare do te thote “fondamentalist”? Te jesh fondamentalist do te thote qe te njohesh bazat dhe themelet e dickaje dhe ti zbatosh keto baza me perpikmeri. P.SH qe te jesh nje matematikan duhet qe te zbatosh bazat e matematikes, mbledhje, zbritje, shumezim, pjestim. Pra duhet te jesh fondamentalist ne lidhje me themelet e matematikes.
Kuptohet qe shtazarake si ti qe nuk ia kane idene se cfare do te thote kjo fjale e perdorin kuturu duke treguar thjeshte injorancen tuaj. Tani nuk eshte shume e veshtire per te pare qe juve e perdorni ne kuptimin e “fondamentalistit islamik”. Me lejo te te sqaroj nga pikpamja e Islmait orthodox qe Erdogani nuk eshte nje etanol i kesaj feje madje ai eshte teper i paperfillshem. Prandaj i dashur koketul, pikesepari kthjellohu!
Turqit kerkojne pune ne Shqiperi!!! Me vjen mire ne rast se kjo eshte e verte por pa dashje ti qe e urren Salen me pasion po i ben elozhe atij. Ti po e konfirmon qe ekonomia e Shqiperise vjen direkt mbas Gjermanit lol ? !
Turqia pavaresisht plageve qe na ka lene, aktualisht sherben si balancues, duke frenuar aspiratat grabitqare te grekut dhe serbit. Nuk me vje cudi qe pikerisht kjo te jete arsyeja qe ti grekofon pusht e urren turkun. Ndryshe do te ishte me lehte per ju klyshet e janullatosit qe te realizonit objektivat tuaj per percarjen e Shqiperise!
Je me te verte i shpifur dhe nuk meriton pergjigje por ndoshta kjo do te sherbeje si nje faktor nxites qe te cmendesh fare lol ?