Topi: Gjyqësori të mos ndikohet nga presionet politike dhe ekonomike

9 Prill 2012, 14:34Politika TEMA

Kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar sot se është i rëndësishëm konsolidimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm e profesional e të painfluencuar nga trysnitë politike apo ekonomike. Gjatë një takimi me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, Topi gjithashtu theksoi “rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes institucioneve ligjore të të dyja vendeve tona në përpjekje për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës sipas standardeve më bashkëkohore evropiane”.

Në këtë kuadër Presidenti Topi dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani vunë në pah rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese respektive dhe marrëveshjeve të ndryshme në fushën e drejtësisë mes dy vendeve tona.

5 komente në “Topi: Gjyqësori të mos ndikohet nga presionet politike dhe ekonomike”

  1. Z. Topi, vazhdoni te mbani kete qendrim, se mbeshtetjen popullore do e keni gjithmone. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/shkelje-kushtetuese-dhe-ligjore-te-mppt.html

  2. Gazmir Piku says:

    Presidenti i Republikës së SHqipërisë z.BAMIR TOPI është një ndër PRESIDENTËT më kompetent që ka njohur BOTA.

    1. Kjo osht nji deklarate puqiste. Po Doktori punet e gjykatave i zgjidh vete, e ky asht modeli perparimtar qi duhet me ndjek.

      Lymi Blu

  3. Imi says:

    Që e ka pranuar në vizitë Hasanin, si “Institucion” (Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës) në rregull, dhe është për t’u lakmuar, ndërsa si njëri të korruptuar, ngjashëm me njerëzit më të korruptuar në Ballkan, të pëkdhelur nga Thaq(ç)i, nuk është për t’u preferuar dot. Megjithatë, z. Topi, vetëm përpara. Ke perkrahje të madhe nga Kosova.

  4. shkodrani says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOO TOP te3 ka ra ndermend von…ku ishe kur u vodh vota ne 2009 dhe vota ne 2011,apor te erdhe ralla ty tashti qe po krijon Partin tande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje