Foto arkiv
(E PERDITESUAR)- Thuajse gjithmonë mëngjesi nis me një dozë lajme të rënda. Para pak minutash është raportuar për një aksident të rëndë në aksin rrugor Fier- Ballsh, ky dy bashkëshortë kanë humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe djali i tyre. Një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Kthesat e Visokës. Sipas policisë, kanë humbur jetën dy bashkëshortët Ramadan e Anife Minaj, përkatësisht 76 dhe 70 vjeç, ndërsa është plagosur djali i tyre Vladimir Minaj, 38-vjeç. Policia tha se mjeti me targa AIN 5751, me të cilin udhëtonin personat e sipërpërmendur ka dalë nga rruga.
Plagos të motrën, arrestohen 36 vjeçari
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi ka plagosur me thikë të motrën. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 28 Nëntori te qytetit bregdetar, ku 36-vjeçari Ylli Çolaj ka qëlluar me thikë motrën e tij 34-vjeçare. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. 34-vjeçarja ndodhet ne spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë e Vlorës kanë arrestuar agresorin.
Kishin të drejtë ata të portokallisë mbrëmë që thanë se televizionet e media po na mbyt me informacion rrënqethës që vetëm kryeministri ynë s’e sheh. Desha të përmënd një fakt tjetër…keni hyrë në faqen e Kryeministrisë? Në rubrikën me titull popullsia jemi ende në vitin 1999, 3,3 milion banorë…po mirë që 13 vjet si spjegohet që faqja e kryeministrisë që ka ndrruar 3-4 kryeministra s’ka bërë asnjë ndryshim në këtë rubrikë, përvec turrën e madhe të ministrave e zv.ministrave që ka rreshtuar? Ma merr mëndja Shqipëria dixhitale kërkon të rinovojë cdo ditë faqen kryeministria që të jetë trensparente me publikun, apo se është tkurrur popullsia, sic po tkurret përditë nga të tilla lajme, dhe s’ju vjen për shtat të shohin realitetin? Edhe regjistrimi (e kam fjalën për censusin) që u bë me aq bujë, s’pasqyrohet gjëkundi, ndoshta sepse regjistruesit s’janë paguar akoma? Mjerë populli për qeverinë që ka…
Kryeministri ka faj duhet ti jape ai makines e jo i biri ketyre fatkeq.
Ngushllime familjes
Ishalla zoti ja bje mendet djalit tyre per heret tjera se ne kthese makina del prej rruget kur ec shpet si ne lageshtire si ne thatsire