Gënjen se është me kancer për të marrë dhurata për dasëm

12 Prill 2012, 10:51Lifestyle TEMA

Historia e Jessica Vega nga nju Jorku është vërtet e pabesueshme, e denjë për një film. Në vitin 2010, ajo u ka thënë të gjithë të afërmve dhe miqve të vet, se vuan nga kanceri dhe se do të vdiste. Dhe për këtë arsye, ajo pohoi se dëshira e fundit që kishte në jetë, duke qenë se ndodhej në fazën e fundit, ishte të martohej me Michael O’Connell.

Të afërmit dhe miqtë e saj, të prekur nga kjo histori, i dhuruan asa gjëra dhe të shtrenjta dhe mijëra dollarë. Jessica bëri dasmën dhe më pas shkoi për muaj mjalti nëAruba.

Por, pas katër muajsh, bashkëshorti i saj, që mendonte vërtet se ajo ishte me kancer, pasi Jessica nuk ja kishte treguar askujt planin e saj, e denoncoi për mashtrim dhe u nda me të. Ata janë ribashkuar sërish, por Jessica u arrestua dy ditë më parë. Megjithatë, ajo do të lirohet për t’u kuruar nga një psikolog, ndërsa duhet të kthejë dhuratat.

2 komente në “Gënjen se është me kancer për të marrë dhurata për dasëm”

  1. salistalin says:

    SICK BITCH !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje