Jeremy Wuitschick është vetëm 13 vjeç, por tashmë ai është kthyer në një hero në qytetin amerikanMilton. Djaloshi ka mundur që të shpëtojë jetën e 12 shokëve të tij, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me autobusin e shkollës.
Gjatë udhëtimit, shoferi i autobusit ka pësuar një infarkt dhe autobusi i ka shpëtuar nga kontrolli. Për fat, 13-vjeçari është treguar i vëmëndshëm dhe i shkathët, duke kapur timonin e autobusit, të cilin ka mundur që ta parkojë. Në këtë ngjarje nuk u lëndua askush, ndërkohë që edhe shoferi i autobusit i mbijetoi sulmit në zemër dhe tashmë është mirë.