Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se programi i PS-së për punësimin synon që t`i ofrohet mundësi punësimi për çdo njeri i aftë për punë.
Ndërsa e ka cilësuar punësimin si një nga sfidat më të vështira të programit për një “Rilindje Shqiptare”, Rama ka theksuar se vizioni i PS-së mbështet në katër shtylla si rritja ekonomike e qëndryeshme, kordinimi i politikës së tregut të punës, hapja e sektorit të punëve publike dhe fleksibiliteti në marrëdhëniet e punës, raporton Ora News.
Rama ka deklaruar se qeveria ka dështuar për sa i përket politikave të saj për punësimin pasi sipas tij në Shqipëri ka 1 milionë të papunë.
“7 vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Është kapërcyer shifra e 1 milionë të papunëve që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar. Asnjë reformë nuk ka sjellë punësimi: As Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjitike. Punësim nuk ka sjellë as mbjellja imagjinare e miliona ullinjve dhe as taksa e sheshtë. Madje, kjo e fundit ka thelluar hendekun mes një shumice dhe një pakice pak të paguar”, tha Rama.
Ai më tej akuzoi INSTAT se nuk publikon të vërtetat e realitetit shqiptar.
“Nëse pranohet se në çdo dy shqiptarë në moshë pune, vetëm njëri punon, atëherë pse qenkan të pavërteta konstatimet tona se janë 1 mln të papunë? Të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë, nuk janë në gjendje të japin shifrën zyrtare”, deklaroi kryesocialisti.
Rama gjithashtu ka theksuar se programi i PS-së mbështet në katër shtylla të cilat do të bënin të mundur rritjen e punësimit në shqipëri.
“Vizioni ynë mbështet në katër shtylla si rritja ekonomike e qëndrueshme mbi një model të ri ekonomik që nuk bazohet tek rritja pa punësim por tek punësimi përmes rritjes, kordinimi i politikës së tregut të punës, hapja e sektorit të punëve publike për të papunës dhe në fleksibilitet në marrëdhëniet e punës” shtoi ai.
Kreu i PS-së gjithashtu theksoi se qeveria është e paaftë të përballojë papunësinë rinore dhe për këtë i ka kthyer universitetet në një strehë për të papunët.
“Universitet janë kthyer në strehë për të papunët dhe kur politika e gjurulldisë totale me arsimin e lartë që niset nga paaftësia për të përballuar papunësinë rinore dhe nga strategjia kundër interesit kombëtar dhe publik që tu hapim dyert dhe ne që jemi në qeveri të mos të kemi përballë një numër të konsiderueshëm të papunësh gjatë 4 viteve që jemi në pushtet” theksoi Rama.
Rama gjithashtu theksoi se me ardhjen në pushtet të socialistëve do të dhjetëfishohet financimi publik për punësimin.
“Ne besojmë se duke vlerësuar rezervuarin e madh të papunësisë dhe punësisë në fshat mund të shënjestrojmë objektivin e 300 mijë vendeve të reja të punës. Nëse Shqipëria do të zgjidhë problemin e ekonomisë, një moment për ta bërë është rritja e ekulibrit gjinor”, shtoi ai.
Rama, e more ne qafe Opoziten, e le ne opozite edhe per 4 vjet te tjera me keto tryeza koti qe ben. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/berisha-drejt-largimit-nga-drejtimi-i.html
Vetem Edi Rama ka vizionin e duhur per te rimekembur kete toke te djegur qe po na lene hordhite Partise se Vucidoit
Po fut nje here keta ne burg pa ne jemi mesuar edhe bar do hame po ta kerkoje partia :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html
hahahah Krye dembeli, krimineli ,hajduti, drogaxhiu do na ofroje punesim. Ptuuuu ku ka ngelur vend te presesh punsime nga nje i degjeneruar komplet
Ehhh, kur po na vjen ky 17 maji ta largojm vemendjen nga keto sherre!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html
pirdh o meçe pirdh,pirdh se ne të bëjmë sehir!!
berisha të bën grushtin e radhës së shtetit,ti na flet për qiqra në hell!
mjer ne,e lum berisha për ty!
Po ne 2.8 milion dolem gjithsej , hiq pensionistet,hiq minorenet e ç’ngel? Pse , te gjithe te papune qenkemi? O Rama nuk behet opozit alla berishiane duke genjyer . A po ju jeni njesoooojjjjj…. Te .ifsha kur te kem nge i thone kesaj pune
Si nuk lodhet ky duke fol traplluqe perdite? Do hap 300 mije vende pune thote e bla bla bla asgje konkrete si do tja arrije kesaj. Ky o mo keq se Sala.
Ky u be nja tre muaj qe i eshte futur vendce propagandes sic bente Saliu para shtate vitesh me GOP-in.Rezultati duket se do jete po njesoj,ashtu sic ja mori Saliu Nanos atehere,me pazar,qe ta linte ti gezonte i qete te gjitha vjedhjet qe kishte bere,ashtu edhe ky do te vije ne pushtet me te njejtin pazar me Saliun.Po a do ta kaperdije mileti kete pazar kur dihet se vjedhjet e Nanos jene therrime te vogla para krimeve te tmerrshme te Sali Berishes?!
Mjaft kepute kumbulla o Edi.
Duke hequr pensionistet dhe minorenet (qe perfaqesojne gati 40/% te popullsise dhe qe me ligj nuk lejohen te punojne) me 1 milionet e papune qe ti pretendon, i bije qe ne Shqiperi te mos punoje pothuajse asnjeri.
Nuk ka sherbim me te mire per SALIUN e I-re se keto qyfyre te tuat te cilat rrezikujne ti zgasin jeten ne pushte tme 2013 edhe per 4 vjet te tjera, ne nje kohe qe te shumica dermuese e zgjedhesve (te majte apo te djathte qofshin) duan ta heqin qafe nje sahat e me pare.
Ti,more Edvin Rame dembeli,shtroju punes per veten tende se po tallesh dhe nuk po ben opozite,pastaj kerko te hapesh vende te reja pune per njerezit e tjere.
Nepermjet kesaj fjalie do hape 1.000.000 vende pune???????????
Kush ma shpjegon do kete premio.ju mirepres.
Kjo eshte ideja e Edi Rames per te hapur 1.000.000 vende pune e shprehur ne kete fjali : “Vizioni ynë mbështet në katër shtylla si rritja ekonomike e qëndrueshme mbi një model të ri ekonomik që nuk bazohet tek rritja pa punësim por tek punësimi përmes rritjes, kordinimi i politikës së tregut të punës, hapja e sektorit të punëve publike për të papunës dhe në fleksibilitet në marrëdhëniet e punës” shtoi ai.
Djema, une vete jam i majte dhe kam mendimin se, Edi duhet te jete me konkret ne lidhje me premtimet qe ben per hapje te vendeve te reja te punes ( reth 300mije). Desha te kujtoj ketu se, dje BQE i ra kambanave te alarmit ne lidhje me papunesine ne 27 vendet e BE. Pra per momentin papunesia nuk eshte vetem problem shqiptar por problem europian. Hapja e vendeve te reja te punes mund te behet :
a.- Ardhja e investimeve te huaja ne Shqiperi pra hapje fabrikash etj.
b.- Rritja e KERKESES se tregut shqiptar. Keshtu rritet edhe oferta pra vende te reja pune.
c.- Futje te sa me shume lekeve ne treg sic ben Amerika. Pra shtypjen e lekeve me cmim te lire ( pra norma interesi te ulta sic i ka Amerika, prej reth zero % )dhe futje ne treg duke stimuluar keshtu inisiativen private. Kete meson edhe ekonomisti i madh anglez Keynesi. Pra stimulimi i marjes se kredive nga personat private ( ngritje shtepish ) dhe nga bisnesmenet te cilet te investojne per prodhimin e mallrave te reja.
Le te shofim pikat nje nga nje.
a.- Kete problem ka edhe Italia. Investoret e huaj vine ne se nuk ka korrupsion, ne se ka administrate te shkathet dhe te shpejte, ne se gjyqesori nuk eshte i korruptuar, ka siguri investimet dhe siguri te qendrueshmerise politike. Pra qe te arrihen keto kushte duhen disa vjet.
b.- Per te rritur kerkesen e tregut te brendeshem, njerezit duhet te kene leke ne xhep. Kjo gje arrihet duke ulur taksat, stimuluar kreditimin nga ana e bankave. Edhe kjo pike eshte me probleme sepse arka e shtetit eshte bosh.
c.- Per kete duhet guxim dhe kompetence ekonomike. Kete rruge zgjodhi presidenti Ruzvelt ne vitin 1932 dhe po ben edhe Obama tani ne Amerike.
Pra te ndiqet rruga qe propozon ekonomisti i madh anglez Keyensi. Ketu duhet patur kujdes qe, te kontrollohet gjithmone shkalla e inflacjonit dhe ne krye te kesaj pune te mos vihen ne asnje menyre militante partie por ekonomiste te zote te rinj te cilet kane studjuar jashte shtetit dhe te paguhen shume mire.
Une jam i majte dhe me te vertete me vjen shume keq kur lexoj dogmat pa baza te Edi Rames. Plani i tij bazohet ne kater kollona :
– ” rritja ekonomike e qëndrueshme mbi një model të ri ekonomik që nuk bazohet tek rritja pa punësim por tek punësimi përmes rritjes”
Pra bla bla bla dhe asgje konkrete.
– “kordinimi i politikës së tregut të punës”
Perseri bla bla bla dhe demagogji pa buke.
– “hapja e sektorit të punëve publike për të papunët”
Kjo do ishte nje gje shume e mire sepse keshtu qeveria e ardheshme do bente programe te medha konjukturale per investime publike, gje qe ne fakt po ben Obama ne Amerike. Kuptohet qe ne kete rast te shtypeshin sa me shume leke me cmim te lire ( norma e interesit afer zer0 %) dhe te futeshin me sasi te medha ne treg.
– “fleksibilitet në marrëdhëniet e punës”
Edhe kjo eshte nje gje e mire per te nxitur investoret e huaj. Problemi eshte se investoret e huaj duan para se gjithash jo kurupsion, gjykata te pa korruptuara,siguri juridike, qendrushmeri politike dhe financjare.
Djema, te futesh ne tregun boteror i cili ka shume bariera politike, ekonomike etj. nuk eshte aq kollaj. Italia, Franca, Spanja etj. nuk kane problem te prodhojne por kane problem se KERKESA ne tregun e brendeshem eshte ulur shume dhe futja e mallrave ne tregun boteror behet ne se keto mallra jane konkuruese.
Pra te hapesh 300mije vende te reja pune me duket nje hap shume i madh. Te marresh votat edhte kollaj por te mbash premtimin eshte e veshtire dhe populli te jap faturen ( nuk te jep voten ) pas kater vjetesh.
Uroj qe Edi perpara se te beje keto premtime te guximeshme, te kete bisedur me ekonomiste te zote dhe jo ekonomiste partiake. Ekonomia eshte shkence dhe ne se gabon merr ne qafe popullin tend, ashtu si bene qeverite greke.
O plaku Miku apo Mik plaku, po bukur i ke shkruar gjerat ne TEMA dhe fakti qe je i majte nuk ka asgje te keqe ne vetvete. Sepse megjithese je i majte ke kuptuar nje te VERTETE te madhe te djathte:
QE BROCKULLAT BLA-BLA-BLA TE EDI RAMES PER 300 MIJE VENDE PUNE NE KOHE KRIZE BOTERORE JANE NJE VERE NE UJE DHE NJE MASHTRIM TIPIK DALLKAUKESH.
Ti ne shkrimin tend jep ca ide qe kerkojne te fusin brockullat e Edi Rames ne shina llogjike treni, por me krahasime dhe keshillime, qe tingellojne paksa te cuditeshme, bile nastradini do te thonte mjaft amatore per nje sektor kryesor, sic eshte ekonomia. Por qe mer nje rendesi te vecante per nje vend pa PRODHIM fare sic eshte Shqiperia. Qe jeton vetem nga borxhe dhe remitancat e emigranteve. Prandaj degjo ketu nje shkrim te nastradinit nese gazeta TEMA do ta publikoje, pasi ne gazetat e tjera nuk ja publikuan fare per arsye te panjohura.
APEL I NASTRADINIT PER EDI RAMEN:
Po nuk vure mend more Edi Rama me keto PROGRAME tra-la-la per punesim 300 mijesh ne kohe krize? Boll me llafoqyle dhe fjali pa asnje permbajtje konkrete per punesimin o Edi Rama se po humb dita-dites autoritetin ne milet. Po me keto shprehje gazetaresh dallkauke, qe flasin shume dhe nuk thone ASGJE kerkon te maresh pushtetin o Edi Opozitari? Njehere bere PROGRAM per heqje taksash, TVSH-je dhe tatimesh por nuk t’u hap parashyta, sepse nuk te besoi kush. Aq me shume nderkombetaret. Sepse ne kete program te Kohes se Qepes te TOLLONAVE te Enver Hoxhes per te ndihmuar te vobektit nuk thuhej asgje se ku do te gjendeshin LEKAT per te mbyllur brimen ne buxhet. Qe do te hapte Edi Bamiresi me PROGRAMIN e tij famoz. Me pas sikur te mos kish ndodhur asgje hodhi idene per taksen PROGRESIVE dhe futi diksutimin ne media dhe ne popull sikur te kishe gjetur ILACIN UNIVERSAL per te shpetuar vendin nga kriza ekonomike. Edi tha: “Te godasim me tatime zengjinet barkderra dhe biznesin me taksen PROGRESIVE dhe t’ja falim LEKAT mjeraneve barktharre dhe te papune. Sepse ata si numer jane me shume dhe votat i kemi ne xhep me kete PROGRAM famoz!” Vetem se per “zengjina barkderra” konsideronte administraten mjerane ne te gjitha shkallet e saj dhe te gjitha hesapet i bente ne baze te kesaj shtrese te vogel te popullsise. Ne nje leter dhe apel per Edi Ramen, nastradini i rekomandoi atij, qe kur te merte pushtetin te pakesonte me vendim qeverie pagat per administraten dhe ja LEKAT gadi ber barktharret dhe te papunet. Pa nevojen e llogaritjeve te veshtira per taksa famoze PROGRESIVE. Dhe pa punen e llogaritareve mjekergjate per kalkulime te veshtira matematike. Mirpo Edi Djali nuk ve mend dhe vazhdon avazin e Baba Qemos me KLISHE te pergatitura nga Kodhelet e tij. Sepse kjo qe po lexojme tani per punesimin eshte aq qesharake dhe e pavertete, saqe edhe kalamajte e rruges e kuptojne. Po thuaj ketu, ne kete forum si do te hapesh ti o Edi Fallxhori 300 mije vende te reja pune ne kohe krize Boterore. Se me keto deklarata do te ngrije nga vorri ekonomistin famoz skocez Adam Smith. Qe ne baze te teorise se tij kishte formulen:
“BOTEN E COJNE PERPARA TE MENCURIT, PASURIT DHE KAPITALI I TYRE. ATA HAPIN VENDE PUNE DHE KRIJOJNE PREMISA PER PROSPERITET SHKENCOR E TEKNOLLOGJIK!”
ne dallim nga cifuti Karl Marks, ideatori i Partive Komuniste dhe i Partise se Puines, sot Partia Socialiste. Qe ne baze te teorise se tij kishte formulen:
“BOTEN E COJNE PERPARA PROLETARITATI DHE REVOLUCIONI KOMUNIST. ATA SHKATERROJNE TE PASURIT, KAPITALIN PRIVAT TE TYRE DHE CLIROHEN NGA VARGONJTE E PUNES. ME PAS KRIJOJNE SHTETIN E BARAZISE ABSOLUTE. KU SECILI PUNON DHE KONSUMON SIPAS NEVOJES. KU SHKENCA DHE TEKNOLLOGJIA NUK ESHTE DOMOSDOSHMERI, POR RRJEDHIM I PUNES!”
Ne cilen nga keto dy formula bazohet PROGRAMI yt o Edi Rama se deri tani nuk na ke thene asgje. Dhe mileti ka kohe qe po e pret kete PROGRAM, por degjon vetem llafe boshe pa asnje permbajtje. Njesoj si fjalimet e Enver Hoxhes ne Kongreset dhe Pleniumet e PPSH-se. Njesoj si fjalimet e Sali Berishes ne Pleniumet e PD-se se tij per rritje ekonomike dhe zhvillme te papara ekonomike. Sepse me thene te drejten po te vazhdosh me historine e rishperndarjes se taksave nuk ka per te besuar me njeri. Sepse ne kohe krize Boterore vende pune te reja nuk hapen me magjira alla socialiste, por BOSAT e mencur te shtetit fillojne te mendojne si te TKURRIN buxhetet e tyre. Duke shkurtuar administraten dhe duke ulur shpenzimet joprodhuese. Dhe duke i bere thirrje milet per te shtreguar rrypat perderisa cunami i krizes te kaloje dhe te filloje te fryje ERA E RE e ndryshimeve. Qe do te nxjerre URRITHET e biznesit nga brimat e miut dhe do te krijoje premisa per vende te reja pune. Atehere Edi Rama Guximtari mund te filloje te premtoje per vende pune, sepse keto i hap vetem biznesi dhe jo pushteti. Por me pare Edi Artisti duhet qe te mare pushtetin. Qe nga deklaratatat e tij ne kete forum duket si MISION I PAMUNDUR.
z. plaku, diten e zgjedhjeve, votuesit duhet te zgjedhin mes kandidateve, kandidatin me te mire te mundshem ose ndryshe me pak negativin (te bazuar ne ato cfare ka arritur te bej dhe ne ato qe realisht mund edhe te bej ne te ardhmen), dhe nuk eshte mire qe votuesit te mendojne se zgjedhja behet ndermjet edi rames dhe kandidatures IDEALE. Mund te na thuash cila eshte kandidatura juaj me e mire, e argumentuar po ne ate menyre qe argumentuat edhe per ato cka thot edi rama, dmth bazuar ne ate program (!!) qe ata kane ? Pershendetje !
nastradini,
Faleminderit per shkrimin civil. Me lejo te lutem te te them se fatkeqesisht me disa gjera nuk jam dakord me ty dhe konkretisht :
– Ti thua : “Sepse ne kohe krize Boterore vende pune te reja nuk hapen me magjira alla socialiste, por BOSAT e mencur te shtetit fillojne te mendojne si te TKURRIN buxhetet e tyre. Duke shkurtuar administraten dhe duke ulur shpenzimet joprodhuese. Dhe duke i bere thirrje milet per te shtreguar rrypat perderisa cunami i krizes te kaloje dhe te filloje te fryje ERA E RE e ndryshimeve. Qe do te nxjerre URRITHET e biznesit nga brimat e miut dhe do te krijoje premisa per vende te reja pune.”
Me vjen keq por, keto qe thua ti jane praktika qe Merkozija perdori me Greqine dhe jo me ekonomine gjermane. Pra teza te shkolles gjermane. Ne fakt ne vitin 2008 kur Gjermania vete ishte ne krize ajo mori keto masa :
a.- Mos heqjen nga puna te njerezve nga fabrikat por mbajtja me pune per kohet te shkurter, duke bere edhe financimin e ketij veprimi.
b.- Mori masa konjukturale duke bere investime te medhe ne sektorin publik, rruge etj.
c.- Per ti dhene pune industrise gjermane te prodhimit te makinave ajo futi ligjin qe, cdo gjerman mund te jepte makinene e tij te vjeter per shkaterim dhe te blente nje makine te re dhe per kete ai do merrte nga shteti nje shume prej 3mije Euro. Shume gjermane i dhane makinat e tyre te vjetra per prishje dhe keshtu fabrikat e makinave moren pune.
Specialistet bejne pyetjen, pse nuk ben Gjeramani kete pune edhe me Greqine, por do vetem kursim dhe kursim duke i marre frymen ekonomise greke e cila tani ka nje recesjon prej 15%.
Pra sic e shef edhe vete ti, Gjermania vete zgjodhi nje rruge tjeter per vete dhe predikoi kursimin deri ne mbytje per Greqine. Pra teoria jote nuk eshte e drejte sepse kjo rruge nuk sjell rritje te kerkeses te tregut te brendeshem. Ne se shtrengohet rrypi nuk ka leke, pra nuk ka rritje kerkese dhe par jo rritje ekonomike qe sic po ndodh tani ne te gjithe Europen RECESJON ( perfshi ketu edhe Gjermanine ).
Kriza e viteve 1929 deri 1935 ne USA u krijua sepse ishte disniveli gjigand midis kapacitetit te prodhimit dhe mundesia e amerikaneve per te konsumuar. Zbulimet e medha ne tekniken e prodhimit gjate dhe pas luftes se pare boterore rriten prodhimtarine mbi fuqine blerese te amerikaneve.Pra oferta ishte shume me e madhe se kerkesa. Per kete aresye Ruzvelti luftoi qysh ne fillim me planin New Deal qe te rriste kerkesen. Per kete ai taksoi shume te pasurit dhe me keto leke pagoi te papunet dhe krijoi plane gjigante konjukturale per investime publike si rruge, ura, shkolla, spitale etj. Pra hapi vende pune duke ngritur keshtu kerkesen pra konsumin dhe dale nga dale ai e arriti kerkesen ne nivelin e larte te ofertes se industrise amerikane.
Pra sic e shef edhe vete rruga qe propozon ti, pra shtrengimi i rrypave dhe kursimi, eshte rruga e gabuar.
P.s. une jam krenar qe jam i majte dhe do vdes i majte.
Pershendetje.
Miku im plaku me behet qefi shume, qe ne faqet e gazetes TEMA gjeta nje bashkebisedues interesant per nje teme serioze sic eshte ajo e ekonomise dhe e taksimit te popullsise. Mire do te ishte qe kete debat ta degjonte edhe Edi Artisti apo Edi Opozitari. Qe te hiqte dore nga SHAKATE me TVSH dhe tatimet e shtetit dhe te mesonte pak nga Bota e civilizuar. Por me mire akoma qe kete debat ta ndiqte edhe Ridvan Bode dallkauku, autori i PIRAMIDAVE FINANCIARE te 96-s. Qe te hiqte edhe ai dore nga teoria e konsumit pa patur prodhim, ne nje shtet imagjinar ku LEKAT bien nga qielli dhe mileti dredh tespijet ne kafenera. Qe solli edhe falimentin e ekonomise dhe renimin e shtetit ne vitin 1997. Nuk ka asgje te keqe dhe nastradini nuk eshte kunder qe je i MAJTE me bindje dhe shpirt dhe do te vdesesh i tille. Vecse ne ekonomi veprojne ligje te tjera me pragmatike. Sidomos kur vjen fjala per taksat dhe tatimet. Gabimi me i madh i politikaneve shqiptare sot eshte, qe ne kohe demokracie kane filluar ta ndjejne veten si DHI TE ZGJEBOSURA ME BISHTIN PERPJETE. Dhe ta krahasojne veten dhe vendin tone mjeran dhe fatkeq me shtetet me te zhvilluara ne Bote. Sic ben edhe ti o plaku Miku ne repliken tuaj per nastradinin. Por sic ben dallkauku Sali Berisha ne deklaratat idiote TV cdo dite. Sic ben edhe injorantja Kryetare e Kuvendit me deklarata qesharake nga salla e Kuvendit. Duhet te me besosh mua, nastradinin, se shpesh ne forume te ndryshme Bota thote: “Leri debilet albaneze te flasin se keshtu jane, si nje fis pagdhendur ZULU, qe Zoti ka vendosur te jetoje ne mes te Evropes!” Qe te dalim tek tema kryesore: Ti o plaku Miku citon Merkelin e Gjermanise sot dhe Ruzveltin e SHBA-se se pasluftes, dy nga shtetet me te fuqishme ne Bote pernga ekonomia dhe teknollogjia. Pa permendur Japonine. Dhe i krahason keto shtete me Shqiperine ku nuk prodhohet pothuaj ASGJE, as edhe nje gozhde. Vendi yne aktualisht jeton vetem me nentoken, me borxhe dhe me remitancat e emigranteve. Nje vend bujqesor ku pothuaj te gjitha prodhimet bujqesore importohen nga jashte. Shqiperia eshte vendi i dyte ne Bote pernga pasurite e mineralit te kromit, por popullsia ne keto krahina jeton si skllever te vertete. Teorine tende te konsumit e ka zbuluar per here te pare ekonomisti krejt i DJATHTE, skocezi Adam Smith, BABAI i Kapitalizmit Modern dhe fillozofi i Ekonomise se Tregut dhe i Zhvillimit Tekonollogjik. Ai para disa shekujsh parashikoi se:
“QE TE KETE ZHVILLIM DUHET RRITJE PRODHIMI. QE TE KETE RRITJE PRODHIMI DUHET KONSUM. QE TE KETE KONSUM DUHET TE HAPEN VENDE TE REJA PUNE DHE PER KETE DUHET TEKNOLLOGJI. TEKNOLLOGJINE E BEJNE TE MENCURUIT DHE TE PASURIT ME KAPITALIN E TYRE.”
Kapitalisti Hernry Ford ishte nga te paret qe e kuptoi rendesine e senteces magjike te zhvillimit te Adam Smithit dhe filloi ta aplikoje me sukes ne uzinat e tij ne fillim te shekullit te 20-te. Duke u dhuruar ne fillim punterve te tij nga nje makine FORD falas dhe duke rritur pagat dhe siguracionet. Njihen oshilacionet e kapitalizmit nder vite, por njihet edhe prosperiteti dhe zhvillimi teknollogjik i tij. Nderkohe qe prova komuniste e Karl Marksit perfundoi me nje deshtim te plote ne Rusine Bolshevike dhe ne te gjitha vendet e tjera ish-komuniste per nje kohe mjaft te shkurter. Qe te dalim tek Shqiperia e sotme. Prodhimi shqiptar kryesor per momentin eshte mariuana ose kanabisi i Lazaratit. Besoj se i lexon lajmet dhe gazetat cdo dite. Prandaj krahasimi me ekonomine gjermane dhe ate amerikane eshte fare pa vend. Sali Berisha dhe ministri Bode inciojne zhvillim ekonomik me investime publike, qe jane me LEKAT e mineraleve, te energjise qe shesin, nga borxhet e jashteme, ose nga te ardhurat qe mbledhin duke shtrydhur si limon shqiptaret me taksa dhe tatime. Qe do te thote nga remitancat e emigranteve, se nga URRITHET e biznesit nuk mbledhin dot gje. Pasi ata ka kohe qe jane strukur ne brimat e miut dhe nuk deklarojne te ardhura ne shtet. Sic eshte kryesisht sektori i ndertimit, me kryesori i ekonomise per vitet e fundit. Ku do t’i gjejne shqiptaret veturat e tyre te vjetra qe t’i nderrojne me vetura te reja per te ndihmuar ekonomine shqiptare, sic propozon ti i plaku Miku? Kur do te vije ajo dite qe ne Shqiperi te prodhohet vetura MADE IN ALBANIA dhe ne te krenohemi me kete prodhim? Vetem atehere mund te themi se ka premisa per hapje vende pune te reja. Por me pare Shqiperia duhet te prodhoje nje GOZHDE me cilesi evropiane dhe t’i thote Botes se nuk eshte vetem prodhues droge. Me pelqejne iniciativat e disa privateve per te investuar ne prodhimin vendas, por ata nuk kane edhe perkrahjen me te vogel te shtetit dhe jane nje vere ne uje, ne krahasim me ate qe kerkon koha dhe zhvillimi. Saliu po i meshon ndertimit te rrugeve dhe po hedh shume LEKA ne kete fushe. Qe eshte nje drejtim i gabuar ne kohe krize. Sepse TRET dhe SHKRIN te ardhurat ne buxhet per nje sektor joprodhues dhe jofitimprures per vendin ne keto momente. Ne SHBA o plaku Miku tatimet ne total per popullsine dhe firmat jane ne masen 30 % mbi te ardhurat. Domethene po fitove 100 USD, 30 USD duhet detyrimisht t’i pagush ne shtet, ndryshe te pret gjoba dhe burgu edhe sikur ne brimen e miut te fshihesh. Dhe kesaj nuk i shpeton dot askush atje. Por kur firmat i ri-investojne te ardhurat e tyre ne sektore prodhues keto tatime shkrihet ne 12 %. Ketu fillon loja me firmat e medha amerikane qe vite me radhe benin ne letra sikur ri-investonin fitimin ne fusha te ndryshme dhe doli me pas, qe nuk ishin prodhuese. Qe sollen edhe krizen ne kete vend. Tani Obama kerkon te rrise tatimin per firmat vetem me 2 %, domethene nga 12 % ne 14 % per firmat dhe ka gjetur kundershtim ne Kogres, bile e kane quajtur si Komunist. I them keto gjera or Mik qe ta kuptosh se sa larg ndodhemi ne shqiptaret si mantalitet dhe ekonomi nga keto vende te zhvilluara. Prandaj edhe krahasimi me to eshte qesharak dhe i pavend nga politikanet tane GJELA MAJE PLEHUR apo DHI TE ZGJEBOSURA ME BISTN PERPJETE quaj si te duash. Qe haber nuk kane nga ekonomia reale dhe nga ligjet e saj. Qe sic thoni edhe ju, qe po i gabove e paguan shtrenjte. Sic po i paguajme shtrenjte keto 70 vjet drejtim komunist ne vendin tone. Nga politikane mafioze, qe mendojne vetem per pasurimin e tyre. Shqiperia dhe opozita shqiptare ne zhvillimin ekonomik duhet te krahasohet me vendet e ngjashme, sidomos te rajonit dhe te mare eksperience nga. Te mos genjehet nga mashtrimet dhe elozhet e pushtetit mafioz, por te hulumtoje me pragmatizem krizen e thelle ekonomike, qe po perjeton Bota, sepse MENDJA E MADHE E KEQJA E T’ZOT thote nastradini. Opozita dhe Edi Rama le te mesojne edhe nga Greqia ne krize si po e perballon trimerisht kete situate te veshtire ku ka hyre vendi nga mosnjohja dhe moszbatimi i ligjeve ekonomike dhe te mos gezohet sic bejne keshitlltaret dallkauke te Sali Berishes. Se Greqia edhe per momentin edhe disa shkalle me lart se Shqiperia jone fatkeqe. Meqe u zgjata shume ne fund dua te them se Edi Rama hapjen e vendeve te punes le t’ja lere Kapitalit Privat dhe Biznesit dhe kur te mare pushtetin le t’i ndihmoje ata indirekt me sistemin e tatimeve pa GUNGA dhe JOPROGRESIVE. Asnjehere te mos i shkoje ndermend te heqe TVSH dhe taksat se do te falimentoje ekonomine sic beri Enver Hoxha ne fund te Dimirit te Vetmise se Madhe. Pershendetje nga i DJATHTI nastradini, sepse ne fund te fundit te dy jemi shqiptare.