Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i habitur se si Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për veriun e Kosovës.
Në një intervistë për “Epokën e Re”, Selimi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit Hashim Thaçi të thërrasë një seancë të tillë pas pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
Ai ka vlerësuar se institucionet e sigurisë në Kosovës nuk kanë qenë në nivel të detyrës për sa i përket gjendjes në veri. “As gjatë këtyre ditëve e as në të kaluarën, sidomos institucionet qeveritare të sigurisë nuk kanë qenë në nivel të detyrës, por nuk kanë fare në detyrën që ua ngarkon ligji dhe Kushtetuta”, është shprehur Selimi.
Në këtë kontekst, Selimi ka akuzuar rëndë Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, është bërë pjesë e planeve serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në veri.
“Qeveria as që e ka ndërmend ta zgjedhë këtë problem. Kemi kërkuar dorëheqjen e kësaj Qeverie e cila është bërë pjesë e skenarit për spastrim etnik të komunave veriore nga popullata autoktone shqiptare atje”, është shprehur Selimi, duke e quajtur demokratike protestën e VV-së në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka hequr vetë dorë nga ushtrimi i sovranitetit dhe nga zbatimi i sundimit të ligjit në veri, raporton Telegrafi.
Shqiptare, te miret e tjetrit te keqet e vetes !
Levizja VV (se nuk ka kush tjeter) e ka barren per te informuar mbare kosovaret per cka pergatitet per veriun e Kosoves) Dhe aktet e terrorit nuk jane te rastesishme, po ashtu dhe qendrimi i terhequr i qeverise. Mitrovicen nuk e leshojne dot hapur dhe zgjedhin format indirekte te lenies se pasigurte te popullates se mitrovoces me qelim qe banoret te shesin troje dhe shtepi dhe te largohen qete e qete . Dhe qeveria si Pons Pilati i ka duart e pastra me popullin e Kosoves. Kjo eshte nje qeveri gjysem regjence qe shet ashtu si mostra e vucidolit interesat e kombit te vet qe nderkombetaret te mos kene telashe ne zonat e tyre te interesit dhe te influences.
Serbi luan bukur per interesat e tij sepse ka politikane qe luftojne per vendin dhe popullin e tyre.
Levizja VV (se nuk ka kush tjeter) e ka barren per te informuar mbare kosovaret per cka pergatitet per veriun e Kosoves Dhe aktet e terrorit nuk jane te rastesishme, po ashtu dhe qendrimi i terhequr i qeverise. Mitrovicen nuk e leshojne dot hapur dhe zgjedhin format indirekte te lenies se pasigurte te popullates se mitrovoces me qellim qe banoret te shesin troje dhe shtepi dhe te largohen qete e qete . Dhe qeveria si Pons Pilati i ka duart e pastra me popullin e Kosoves. Kjo eshte nje qeveri gjysem regjence qe shet ashtu si mostra e vucidolit interesat e kombit te vet qe nderkombetaret te mos kene telashe ne zonat e tyre te interesit dhe te influences.
Serbi luan bukur per interesat e tij sepse ka politikane qe luftojne per vendin dhe popullin e tyre.
Ne menyre te pakontestueshme deshmoj se zot. Selimi dhe vetevendosja kane shume te drejte kur thone se qeverija thaqi eshte kontribuese e drejtperdrejt ne pastrimin etnik shqiptar nga pertej lumi Iber, per faktin se gjate dhe pas luftes keta njerze te thaqit e b. Regjepit kurrnjehere nuk kane shtrire kurrfare rrezistense a aktiviteti ne pjesen veriore te Kosoves martire, aq me keq kane penguar edhe nje parti politike qe pat vendosur selin dhe vepronte atje. Bile, duhet shtuar faktin se te njejten gje eshte munduar ta beje edhe qeveri e bukoshit me zhvendosjen e FXM nga Mitrovica ne Prishtine, por mu keta njerze te ndihmuar nga Albin Kurti, senator i UP , rektori Ejup Statovci dhe ktyetari i Senatit fetah Jakxhiu e paten parandaluar, perkunder kercnimeve dhe maltretimeve qe u benin asokohe ketyre herojeve te gjalle. Ne shtim, duhet ditur faktin se pasuria minerarore e shqiptarise gjendet mu ne pjesen veriore te Kosoves, prandaj serbet me cdo kushte gjejne bashkepunetor me pedigre per t i realizuar qellimet e tyre djallezore, e me i lene shqiptaret pergjithnje te varfer e te varur nga serbia!
Pershendetje te sinqerta,
Deshmitari