Hapet në SHBA një kanal TV për të relaksuar qenin tuaj

18 Prill 2012, 11:19Lifestyle TEMA
Hapet në SHBA një kanal TV për të relaksuar qenin tuaj

Një jetë qeni, i thonin dikur. Dhe natyrisht nënkuptonin një jetë të vështirë. Tani i thonë sërish jetë qeni, por nënkuptojnë një jetë në mirëqenie. Nuk mjaftojnë sallonet për ta, veshjet e këpucët, por në SHBA është hapur një kanal televiziv dedikuar qenve. Quhet DogTV dhe mos kujtoni se është për ta parë ju. Jo, është për ta parë qeni juaj që të jetë i relaksuar, i stimuluar dhe i zbavitur gjatë kohës që ju jeni në punë. Një milion familje e kanë marrë këtë kanal në shtëpi në San Diego. Kushton 5 dollarë në muaj dhe nëse llogarit që në SHBA ka 46 milion familje me qen, atëherë e ardhmja duket premtuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje