Profesoresha e institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe e Fakultetit Filozofik në Shkup Biljana Vankovska vlerësoi se “jo vetëm vrasja e pesëfishtë, por edhe ndodhitë muajt e fundit në Maqedoni, më së miri ilustrojnë gjendjen e paqës së pakryer, konfliktit të pakryer në vend, por edhe lidhshmëria e rajonit për këtë negativitet, linjës konfliktuoze”.
“Kundrejt tezave të politikanëve vendor dhe të huaj se rajoni po hyn në një fazë pozitive të demokratizimit dhe evrointegrimit, po shihet se kemi konflikte të ngrira, të cilat, kohëpaskohe, eskalojnë dhe sjellin në pikëpyetje gjithçka që është arritur. Rajoni i Ballkanit Perëndimor gjatë kohë është as në qiell as në tokë, qytetarët gjithnjë e më shumë janë të dëshpëruar për shkak të transicionit të pafund, ndërsa grupacionet radikale veprojnë pa pengesë”, thekson Biljana Vankovska, transmeton Dnevni Avaz.
Ajo edicionin e sotëm “Vjeçeni novosti”, deklaroi se vrasja e pësëfishtë që ndodhi javën e kaluar në Shkup është shembull për ekzekutim brutal i cili, sa tregon hetimi, ka qenë mirë i planifikuar.
“Maqedonia ka një thembër të madhe të dukshme të Akilit, e ajo është marrëdhëniet ndëretnike dhe mosbesimi në bashkësinë. Dhe menjëherë filluan të qarkullojnë spekulime të ndryshme të rrezikshme të cilat theksojnë se vrarësit janë nga nacionaliteti shqiptarë”, thotë Vançovska.
“Interesante është ajo se ambasadorët amerikanë dhe evropianë menjëherë shpejtuan që politikanëve shqiptarë t’u përcjellin mesazhe për t’i qetësuar pasionet. E në fakt, ata u ndihmuan atyre të shpërndanin zëra se shqiptarët janë fajtorë për veprën penale. Ka mundësi që situate të qetësohet për pak kohë, por në afat të gjatë, Ballkani, ose me mirë pjesa e tij jugore mbetet shpërthyese. E kjo dikujt i përshtatet”, konstatoi profesoresha Biljana Vankovska. /sky.mk /
vrasja e 5fishte,ishte dora e agjentures serbe ose greke….per te mos thene dora e akrepit sali berish
Për mendimin tim Maqedonia është një krijesë artificiale siç ish jugosllavija e Titos. Dhe këto lloj krijesash, historia na ka treguar, janë të fatshkruara të dështojnë. Është e kotë që ndërkombëtarët mundohen ti japin frymë një trupi që tashmë është në një koma të gjatë. Koma të pa këthyeshme. Aparaturës që e mban gjallë këtë trup i duhet prerë energjia ndryshe ai do të kalbëzohet dhe dotë bëhet vatër infektimi për tërë rajonin.
Ngjarja eshte shume e dhimshme.Profesoresha e universitetit te Shkupit eshte shprehur qarte. Jane interesa te dikujte keto ngjarje.Mendoj qe nuk duhet me treguar rracizem dhe force por duhet me u treguar te matur.Ne komentuesit nuk duhet me i hedh benxin zjarrit se nuk jemi ne qe do ta fikim por jane ato atje qe do berballen.