Mediat serbe janë ndër më aktivet në rajon që po ndjekin dhe raportojnë mbi vrasjen e pesëfishtë dhe tensionet ndëretnike në Maqedoni.
Raportimet e një pjese të mediave, përfshirë edhe median publike RTS, po shpërndajnë lajme dhe informacione spekulative, duke tentuar implikimin indirekt të Kosovës.
Kjo dëshmohet me trajtimin e vazhdueshëm të pistave të hetimit të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc. Një nga televizionet serbe Prva Srpska Televizija ditë më parë raportoi se policia maqedonase ka gjetur një makinë të tipit “Jeep” në afërsi të kufirit Bllacë me Kosovën.
Edhe RTS citon të njëjtat informacione, duke spekuluar se makina është gjetur në afërsi të kufirit me Kosovën.
Një zyrtar i lartë shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë i tha agjencisë së lajmeve INA se tendenca të tilla të publikimit të lajmeve të kësaj natyre ka për qëllim implikimin e Kosovës.
Një vëmendje e veçantë i është dhënë edhe një komunikate të AKSH-së dhe një armate tjetër AÇTOSH, e shfaqur përmes disa e-mailave, ku theksohet situata në Maqedoni dhe mundësia e shpërthimit të konfliktit.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes ministres Gordana Jankullovska i ka vlerësuar si dizinformuese lajmet e publikuara nga disa media serbe, ndërsa nuk janë komentuar deklarimet dhe kërcënimet e fundit përmes internetit nga ana e “armatave” shqiptare.(INA)
Kamikazet serb e greke duan destabilizim ekonomik dhe politik te shqiptareve kudo ne rajon. E dine mire se destabilizimi, corjentimi dhe percarja e shqiptareve ju kane sjelle gjithmone te mira ne favor te tyre. Keto jane duke u arritur ne disa pika, Barisha me politiken e tij antikombetare dhe tani vrasjet dhe nxitjet nderetnike qe po behen ne Maqedoni e Mitrovice.
Medjat transmetojn dicka qe ju nuk e thoni.Se makina e braktisur per vrasjen e ketyre qytetareve,ishte me targa KOSOVARE.
E c’do me thene kjo? U gjet nje makine … dhe pastaj? Kush e ka provuar se ajo u perket vrasesve?
eleY_hipokritis_Θeriskepsi do te te shkonte me mire !
Ja ke fut kot se tabelat e makines jane te nje makine benz i dalun nga perdorimi ne vitin 2004 tabela Maqedone ,vrasja ka qen profesioniste e realizuar vetem nga sherbime sekrete …..shqptarte asnje perfitim nuk kane qe te vrasin djem te ri civil pa asnje arsye ,edhe gjat luftes shqiptaret skan vra civil
Gjithmone agjentura serbe dhe gereke jane sinkron, per te perfituar ne kuriz te shqiptareve duke perdorur megallomanine maqedone.Shqiptaret me se fundi e kane te qarte se jane jetime dhe se drejtuesit e tyre ne te tre trevat shqiptare jane te papergjegjeshem, Ju duhet ta nxjerin vet gomarin nga balta…