Serbia ndërpret hetimet kundër Thaçit e Çekut

18 Prill 2012, 12:12Rajoni TEMA

Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, ka deklaruar se hetimet kundër Hashim Thaçit dhe Agim Çekut janë ndërprerë.
Duke folur për gazetën “Danas” në Beograd, Vukçeviç theksoi se ka pasur shkelje të procedurës, posaçërisht për Çekun por kjo sipas tijnuk do të thotë se ata nuk janë përgjegjës për shumë krime, por se hetimet nuk janë zhvilluar para kamerave.
I pyetur konkretisht nëse është pezulluar urdhër arresti ndaj Çekut, Vukçeviç tha se kjo pyetje është për Ministrinë e Punëve të Brendshme, por megjithatë ai thotë se nuk është pezulluar.
Lidhur me pezullimin e urdhër arresteve për krime të luftës, Vukçeviç tha se kur të vijë koha ato duhet të rishqyrtohen.

Sa i përket akuzave nga Kosova për arrestimin me motive politike të Mark Kashnjetit, Vukçeviç, tha se “çdo arrestim i shqiptarëve shndërrohet në diskutim politik në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”.
Sipas tij është arrestuar njeriu për të cilin dyshohet se është një nga ata që kanë keqtrajtuar civilët serbë në rrethinat e Prizrenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje