“Mirëseerdhët zoti president në shtëpinë tuaj dhe president i jonë”.
Kështuy iu drejtua kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në pritjen e rezervuar për Presidentin Topi. Qindra qytetarë të Tetovës kanë dalë në shesh për të pritur presidentin Topi.
“Padyshim, ky është një moment shumë emocional dhe shumë i veçantë në jetën time! Sa herë vij këtu në Tetovë, gjithmonë jam rrethuar me shumë dashuri! Ju siguroj që po kaq shumë ju dua dhe unë!” tha Topi i emocionuar.
“Gjatë vizitës sime zyrtare në Maqedoni, besoj ky është një nga momentet më të bukura dhe që tregon që, pavarësisht se ne historia na ka ndarë me një kufi administrativ, zemra jonë rreh me të njëjtin ritëm. Kemi të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtën kulturë, kemi të njëjtat zakone. Kombi ynë këtë vit mbush 100 vjet, në sensin e krijimit të shtetit shqiptar, sepse kombi ynë është i lashtë sa vetë jeta! Kombi ynë i lashtë, me një histori jashtëzakonisht të çmuar na ka bërë që të jemi fisnikë, të jemi bujarë, të jemi të dashur dhe t’i rezistojmë sfidave të historisë,” vijoi më tej Topi.
Presidenti ka rezervuar falënderime për zotin Thaçi.
“Unë dëshiroj publikisht të falënderoj nga zemra Menduhin, i cili ka qenë gjithmonë shumë afër, shumë pranë në mjaft raste. Dhe natyrisht, në jetë njeriu nuk ka vetëm raste apo çaste të bukura. Ka dhe raste dhe çaste të vështira. Dhe njeriu që gjendet në raste të vështira, padyshim këto mbahen mend, dhe unë i jam shumë mirënjohës, edhe në emrin tuaj, sepse kemi kaluar së bashku sfida të vështira, por që fatmirësisht sot, ne jemi shumë pranë në të njëjtën ëndërr, ëndrra euroatlantike e Shqipërisë, e Kosovës, e Maqedonisë.”
Në fund presidenti e ka pasur një mesazh edhe për situatën e krijuar së fundmi atje. “Ju uroj shëndet, harmoni, sepse sot vërtet juve jeni pjesë e shtetit të Maqedonisë, por së bashku ju uroj që të jeni në harmoni midis jush në radhë të parë, por në harmoni dhe me maqedonasit etnikë, që të gjithë së bashku të jeni pjesë e një mentaliteti modern, e një mentaliteti evropian. Të njëjtën gjë kam ndarë me Presidentin Ivanov dhe jam i bindur që të gjithë së bashku, duke bashkëpunuar, duke bashkërenduar punën tonë, politikën tonë vizionare drejt Perëndimit, të jetojmë në paqe, në harmoni, në prosperitet!”
Më pas, në mjediset e punës së PDSH-së, Presidenti Topi zhvilloi një takim me kreun e saj, zotin Menduh Thaçi, i cili vlerësoi lart rolin e rëndësishëm dhe kontributin e efektshëm e moderator, ligjor e institucional të Kreut të Shtetit shqiptar në nxitjen e reformave demokratike për integrim evropian.
Në këtë kuadër, zoti Thaçi vuri në dukje “nevojën për më shumë unitet mes shqiptarëve në mbarë rajonin dhe për një ndikim më të madh në përmirësimin e kushteve për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë rast për shqiptarët e Maqedonisë”.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni, Presidenti zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë (BDI), Ali Ahmeti.
Zoti Ali Ahmeti falënderoi Presidentin Topi për vizitën dhe vëmendjen që u kushton partive politike shqiptare në Maqedoni dhe rolit të tyre në ndërtimin e raporteve sa më efektive e të afërta midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në këtë drejtim, Kreu i BDI-së vuri në dukje rëndësinë që sjell vizita zyrtare e Kryetarit të Shtetit shqiptar në drejtim të konsolidimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, të evidentimit të kontributit të faktorit shqiptar në Maqedoni, si dhe të zbatimit të standardeve evropiane, për të arritur synimin e përbashkët, që sa më parë të jemi pjesë e Evropës së Bashkuar.
Gjatë bisedës, Kryetari i Shtetit shqiptar shkëmbeu mendime me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë (BDI), Ali Ahmeti, për disa prej zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, duke theksuar se “palët duhet të tregojnë gjithnjë maturi e veprim politik të përgjegjshëm dhe se forcimi i dialogut politik mes partive politike shqiptare në Maqedoni do të ndikojë në mënyrë evidente në përballimin e të gjitha sfidave të kohës”.
Po ashtu, presidenti Topi, së bashku me delegacionin zyrtar, udhëtoi drejt vendlindjes së një prej protagonistëve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, një prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare, dhe Ministrit të Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë, Mehmet Pashë Derrvallës, në fshatin Gradec të Gostivarit, ku vuri një kurorë me lule në nderim të veprës heroike e intelektuale të këtij shqiptari të shquar, që kontribuoi në vënien e themeleve të shtetit shqiptar.
Sa mire me kon prit. U knoqa me qofte me raki.
Horr bulevardi1
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
qenke i dehur ti koqe me emrin Bamir Qoftja, shko e bej nje cike shurren ti…
O Menduh Thaci je politkani me i shkelqyer i mbare hapesires shqiptare –
Me Fjalet e tua te mirseardhjes qe kondesojne nje patriotizem modern,’
Inteligjent
dhe kurajoz , dhe me kete pritje madheshtore Presidneciale qe i ke bere Presidentit tone dhe tuajit ,
e ke kthyer Tetoven ne Kryeqytet te gjithe Shqiptareve, dhe ne te njejten kohe e
ke vendos veten
direkt, ne piedestalin e zemrave shqiptare qe rrahin per Patriotizmin tone te neperkembur
nga politkanet tane servile te fqinjeve kriminale
___Edhe president Topi i eshte pergjigjur mirseardhjes plot mall patriotik te Thacit ,
me fjale zemre vellazerore e prinderore qe burojne nga shpirti i tij fisnik e patriotik
Mendoj se President Topi e meriton te jete perseri President i Shqiperise
Tani sa fola ne tel me njerezit e mij ne Vlore dhe Tirane , Gjithe Shqiperia flet per fjalet heroike dhe pritjen madheshtore te Menduh Thacit
__Ndaj Menduh Thacit i del detyra te bashkoje gjitihe politken shqiptare ne Maqedoni per te krijuar nje front te perbashket te shqiptareve maqedonas
per ti kthyer Maqedonise identitetin e saj historik shqiptar duke vertetuar tamam fjalet e historianit me jashtezakonshem te botes moderne
Eduard Gibbon , qe thosh se ,”…. Aleaksandri i madh eshte shqiptar…….”
Duhet patjeter qe spektri politk shqiptar ne Maqedoni te jetojne e punojne
ne harmoni me njeri tjetrin, qe zeri i tyre te jete sa me i fuqishem,
dhe ne kete menyre do e mbrojne edhe njeri tjetrin me shume perpara armiqesise se te huajve … dhe i sherbejne me mire ceshtjes shqiptare
_-Shqiptare te maqedonise ! jen Ju jeni Krenaria jone , jeni pjese e gjakut tone ,
e historise sone , e kultures sone ,
jeni vellezerit tane. Dhe ne jemi absolutisht me mendje e zemer atje, me ju.
Dhimbja juaj eshte dhimbja jone e pafund dhe gezimi juaj eshte ngazellimi yne i pafund
_-Qendroni gjithmone te bashkuar , ndihmoni njeri tjetrin se jemi te gjithe vellezer , bije te nenes Shqiperi
Perdoreni patritoizmin tuaj si nje arme qe ju mbron nga armiku dhe ju vellazeron me njeri tjetrin
Sa me shpejt uroj te Bashkohemi ne nje shtet te vetem shqiptar
ik mer palle,,,,,,hajdari
Ti qofte do sali kriminelin se ai i dha nafte serbit ,nuk doni politikan si Bamir Topi.
Jo zoteri…duhet ta dish qe kishim nje president kulturen dhe gjuhen e te cilit nuk e kuptuam kurre.Kishim nje president qe nuk u be kurre bashke me lojen e ndyre te politikes se Rames e Berishes…
A nuk eshte kjo cenim i hapur i rendit kushtetues te Maqedonise…
Po mir Bamiri iku me makin deri ne Maqedoni ska pas shum shpenzime edhe e merito se o President edhe per kto 2 muj te tjer, po ajo Jozefina cdo deri ne p*** te arushes? Me taku homo-logun? E per ca?
Per ti ftu per te investu…. ato kan hallet e veta, shko kjo me i ftu me investu, zhgarravina shkodres, analfabetja. Mer edhe gjith Fisin me vete me hor Sushi Japonez, edhe nai gjo tjeter mduket.
Falaminderit shqiptareve te TETOVES HEROIKE,PER CLIRIMIN E SE CILES NGA NAZISTET GJERMANE KA LUFTUAR EDHE BABAI IM I NDJERE ME BRIGADEN E 22 SULMUESE HEROIKE TE USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE TE SHQIPERISE!!!Kemi nevoje per DASHURI E JO URREJTJE PER NJERI TJETRIN,SIC PUNON EGERSISHT ARMIKU I MADH I SHQIPTAREVE SALI RAM BERISHA!!!
Nje pritje per tu pershendetur.
O ti Bamir Qoftja, mos je gje nga bjeshket e Saliut,ku merr vesh ti nga
rakia mor daku.Ik laj gojen kur te flasesh per Bamir Topin dhe mos shkruj pa lidhje.
O Menduh Thaci je simboli i politkanit qe mund te sjelle Rilindjen e shqiptarizmit
ne gjithe Hapesiren shqiptare ne Ballkan–
-Je fisnik ne pamje , patriot ne mendje dhe i hekurt ne zemer –
-Tipik politkan Skenderbejan
–Te tille politkane ka nevoje Shqiperia qe te behet tamam Shqiperi me Kosove,
lugine e Presheves, Maqedoni, Mal te zi dhe Cameri
Jam teper krenar qe ne keto kohe te turbullta kam nje politkan shqiptar te tille si Menduh Thaci, i cili krijon nje oaz shqiptarizmi modern
ne goje te bishes sllave
___Sa madheshtiore dhe me sa shije te holle te Patriotizmit artistik e
ke bere kete pritje te Presidentit Bamir Topi !
…..Ne ate ambjent aq te bukur dhe festiv te krijuar ne Tetove , jo vetem njerezit,
veshjet popullore , flamujt , por…edhe guret flasin Shqip_
_
__Dhe domosdo shqip do flasin, se eshte toke shqiptare e lare ne histori
me gjakun e njerezve tane , te ciles i jep jete e gjalleri
energjia
qe gjenerojne vellezerit tane , shqiptaret e Maqedonise, me zotin Menduh Thacin ne krye
___E shof une , me kete patriotizem kaq modern dhe vezullues qe rrezatojne
shqiptaret e Maqedonise ne do bashkohemi shume shpejt……
Bamir Topi eshte mencuria,urtesia dhe inteligjenca ne person.
Askush nuk eshte perfekt,por Bamir Topi e meriton kete pritje madheshtore dhe nje mandat i dyte i tij eshte mese i nevojshem.Shpresoj qe ai te kandidohet perseri nga nje grup deputetesh demokrat.
Bravo shqiptaret e tetoves me Menduh Thaçi! Eshte nje pritje puro shqiptare qe shume politike duhet te mesojne. Shpresoj qe shqiptaret e maqedonise te bashkohen nje nje partie te veteme, keshtu do te jen me te forte.
Shum kuptim plote, kjo pritje qe ikan bere presidentit tone, zotit Bami Topit.
Bamiri ka nje aleance shum te fort me Fatos Nanon dhe Ilir Meten prej vitesh prandaj partia e Topit dhe dalja ne sken e Nanos nuk jan te restesishme. Ka nje aleanc te frikshme te te treve.