Meta: Nano ka eksperiencë e kontribut, i ka shërbyer rotacionit. Presidenca s’duhet të jetë llogore për një palë

20 Prill 2012, 19:10Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pasi ka dalë nga takimi me Fatos Nanon, ku kanë diskutuar për kandidaturën e tij për president, e ka vlerësuar Nanon, me të cilin ka pasur disa përplasje të hidhura në të kaluarën. Sërish Ilir Meta tha se më shumë rëndësi ka procesi sesa individi në përzgjedhjen e presidentit. “Është kënaqësi për të qenë vazhdimisht në dialog me zotin Nano, një politikan i njohur, i cili ka afirmuar edhe vullnetin e tij për të kontribuar si kandidat për president. Në këtë drejtim, dua të theksoj se unë vlerësoj mesazhet e tij konstruktive në radhë të parë për t’i shërbyer një procesi pozitiv e shtetformuese. Pavarësisht nga diagrama ime në marrëdhëniet me Nanon, ai ka eksperiencë dhe kontribute, ka shërbyer rotacionit demokratik të pushtetit. Në këtë drejtim ai mund të shërbejë për integrimin me mesazhet për ju, po edhe për mua e Ramën. Më e rëndësishme se emri i presidentit, është procesi, është klima politika, e cila ka nevojë të detoksikohet çdo ditë, sepse në kohë vendimtare për vlerësimin e statusit kandidat. Të gjithë duhet të tolerojmë diçka,” tha Meta.

Kryetari i LSI deklaroi se presidenca nuk duhet të shikohet si një llogore për një palë. Një akuzë e tillë është ngritur shpesh ndaj vetë mazhorancës se synon të marrë presidentin për të pushtuar institucionet. “Unë vlerësoj që në radhë të parë ai e shikon këtë kandidim si kontribut për procesin, e jo për tu vënë në funksion të një pale. Unë dua të shpreh bindjen time se institucioni i presidentit nuk duhet konceptuar si një llogore më shumë e njërës palë kundër palës tjetër. Ky është koncept i dëmshëm që nuk forcon institucionet e pavarura në vend dhe nuk i jep presidentit atë dinjitet që i takon rolit të tij. Ky duhet të jetë një proces që duhet të faktorizojë Shqipërinë dhe jo individë të caktuar,” tha Meta.

Ai u rezervua për të thënë nëse do mbështesin Nanon, por tha: “Ende nuk ka nisur ky proces, do të duhen edhe disa javë. Por ky proces duhet të përshpejtojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

14 komente në “Meta: Nano ka eksperiencë e kontribut, i ka shërbyer rotacionit. Presidenca s’duhet të jetë llogore për një palë”

  1. shefqeti says:

    Ky esht mesazh i qart per Berishen “O shoku ne ta dham pushtetin me qira ne 2005, tani po ta marrim se na cave trapin”.

    1. SHOKU says:

      Meta me Nanon e kan share njeri tjetrin me liber shpie,
      prandaj thojne qe politika eshte kurve..

  2. Dean says:

    Ligjero mor bilbil,ligjero,mor ta …Kina…..

  3. askushi says:

    Humbje kohe!!!

  4. Vlora says:

    TURP i madh ne dore te kujt verdalliset shqiperia….

    vetem per tu zhdukur kjo fare e keqe nano-meta-berisha,,duhet qe rama-topi-spahiu te bashkepunojne.

  5. arben says:

    Dikur ke pas ken nje zonje e rende e burrat e dheut te therisnin Nene…..ku vajti zonja ku shkuan burrat,perse o nena Shqiperi je katandisur keshtu,po tallen me ty,po tallen me shqiptaret.
    Burrat humben dhe erdhen hajdutet,erdhen kriminelet,Berishet,Metat,Nanot,Topallet qe ta kan zene frymen dhe nuk te lene rehat per asnje moment.
    Le te behet Nano president qe tja dorezoj me vone Shkelzenit,dhe Shkelzeni tja dorzoj Metes,e Meta Topallit,Topalli Nanos,Nano Shkelzenit,Shkezeni Topallit …………dhe ti o popull prit, prit dhe vetem prit dhe mbase nje dite do te kujtohet kenga:Ngrehu ti o popull,dermo cdo Tirane:

  6. Kaktusi says:

    Se kush do te zgjidhet president shkoni pyesni tek rruga e Elbasanit,
    atje gatuhet e gjithe kjo gjelle qenesh!!!!!

  7. Mallakastrioti says:

    ….Te Dy si Fatos Nano si Ilir Meta bashkohen ne nje Pike, te dy jane te Korruptuar, te dy te Poshter, dhe qe te dy gati qe te Bejne gjithcka per Pushtet…
    Fatos nanos duket se ju Mbaruan Parate, dhe kerkone Postin e Presidentit, qe te Mbushe xhepat serish…por jo vetem Kaq…”Nusja” e Tosit XHOI NANOS, flitet se eshte Agjente e Asfalise greke(Sherbimi i Spiunaxhit)….Pastaj nuk me duket c´udi qe Tos Nanosi kerkon Postin e Presidentit, per kete ka bekimin e Nik Gejxh(Nikolaos gatzojanis)..Antishqipetarit me te Madhe…kryetari i Shoqates PanHellenice ne USA..Dihet Boterishte se ishte pikerisht ky i Fundit qe Uli ne Takim ne Korfuz te Greqise Fatos Nanon me Sali Berishen…
    Ilir Metes i Intereson qe te jete Tosi ne PÖostin e Presidentit per ta pasur Mburoje dhe Krahe ne Poshtersite e tije ne Kurriz te Shqipetareve..
    He O Ilir Monikka Metrovicci…po na dile njehere kendej nga Beogradi se na Morri Malli….Harrove qe te hapje Shkolle Serbe edhe ne Skrapar..

    1. SHqiptari says:

      Mallakastrioti edhe un u nisa te shkruaj nje koment,
      por kur lexova komentin tend,mendova se nuk kam se
      cfar te shkruaj me teper, i ke thene te gjitha..
      TE LUMTE
      PERSHENDETJE..

  8. SHPATI says:

    Thuaje haptas o hajdut,çfar te premtoi drogaxhiu se do te jape ndonje poste per te vjedhur me i fshehur,ndyresira e felliqsira te kohes,qe kerkush s’mund t’ju vendose nje lule ne mes te ballit.Ka te poshter ,por ju te dy jeni turpi i shqiperise.

  9. Treviso says:

    sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, tre kapot e mafjes Shqiptare.
    Po ti veshe ne kanar nuk do kene shum diference.Sa te jene ne politike keto 3 super mafjoze, populli shqiptar do te vuaj. Jane keto tre persona qe e kan rjepur dhe po vazhdojne ta rjepin popullin.Jane keto tre mafjoze qe duan te mbajne njeri tjetrin dhe ti shmangen drejtesise.

  10. onni says:

    KETA jane njerez pa fytyre…HAHAHAHAHAHAH po a eshte ky ILIR META burri MONIKES -??????? PO ato breket qe nxirrte FATOS NANO ne parlamentin shqipetar a nuk ishin te MONIIKES ????? SE keshtu me kujtohet qe ishte FFATOSI QE I THA ILIRIT E KISHIM NE TE GJITHE E TA LAME TY PASTAJ MONIKEN KETO JANE BREKET E MONIKES..PO KU KANE NDER KETA NJEREZ…

  11. vetetima says:

    Sa duhet te duroje ky Popull akoma.Ne Shqiperi duhet nje plan marshall jo ne ekonomi por zevendesimin e plerave berisha meta nano & co. Edi Rama po te ka ngelur ndopak burreri ngrie popullin dhe nxirri nga kafenete ,se jane mesuar me nje dopjo dhe dy qepe,udhehiqi dhe tregoju rrugen se neser do jete vone.Ata te tre nuk te falin me, prandaj ne qofte se do qe Shqiperia te behet shtet me demokraci dhe drejtesi dil ne krye Jo me marreveshje me kriminelat berrisha ,meta nano

  12. aros says:

    Po te qesh fytyra mor i paftyre. Me ato qe ke bere e po bene ky kumarxhi qe kerkon te beshe president do te mbroje bashke me Saliun. Koktuli i dreqit, na iu bere peshqesh ketij vendi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje