Meksi për piramidat: Faji është i gjithi i Berishës; ka ditur gjithçka mbi to

20 Prill 2012, 11:01Politika TEMA

Duke folur për të përditshmen shqiptarja.com, ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon me gisht një fajtor të vetëm lidhur me skemat piramidale të viteve ‘990. Në këtë intervistë që bëhet bash në 20 vjetorin e qeverisë së parë që doli nga zgjedhjet e lira në periudhën postkomuniste, Meksi thotë fillimisht se “e ka harruar që ka qenë kryeministër i këtij vendi”, por kuptohet se këtë e thotë për të ‘denoncuar’ faktin që askush nuk u kujtua për këtë datë që, sipas tij (por edhe sipas Dashamnir Shehit në të njëjtën gazetë), bën pjesë tek datat e rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Në bisedë me gazetarin Jakin Marena, i pyetur nga ky i fundit, Meksi bën një saktësim mbi historinë e piramidave. “Qysh në korrik të vitit 1996 kam kërkuar mbylljen e menjëhershme të firmave huamarrëse…. Me ligjin e miratuar në shkurt të atij viti, qeveria nuk ndërhynte dot në tregun financiar. Vetëm Banka mund të ndërhynte. [Prandaj] qeveria dhe SHIK-u i atëhershëm e kanë paralajëmruar Presidentin, por ky nuk veproi”, thotë ai, duke nxjerrë zbuluar Berishën që ka pretenduar para ca javësh se për herë të parë ka dëgjuar një ankesë për piramidat nga fundi i vitit 1996.

Meksi ka dhe një shpjegim, se pse shumë qeveritarë nuk vepruan atë mot. “E kishin mendjen të tërhiqnin paratë e tyre”, thotë Meksi sipas shqiptares.com.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/20/a-meksi-per-piramidat-faji-eshte-i-gjithi-i-berishes-ka-ditur-gjithcka-mbi-to

34 komente në “Meksi për piramidat: Faji është i gjithi i Berishës; ka ditur gjithçka mbi to”

  1. anticensurë says:

    meksi bën mirë që përkujton qeverinë e parë demokratike!ose më mirë të dalë pas zgjedhjeve të para dhe të vetme demokratike!bën gjithashtu mirë që tregon për informacionin që kishte marrë drejtuesi i vërtetë i shtetit presidenti sali berisha!pyetja që do ti drejtoja unë meksit është kjo!
    -a e dinte ai,si kryeministër,planin për vjedhjen e votave të ’96!kishte dieni për vjedhjen që u bë?sa gisht kishte në dhunën që u ushtrua ndaj protestuesve në maj ’96!???
    nuk e di a ja ka shtruar kush këto pyetje,por dhe sikur tia kishin shtruar nuk do të ishte keq që tia rishtronin!
    nga e vërteta nuk vjen gjë e keqe!të kërkosh falje për gabimet e bëra,nuk vjen gjë e keqe,por të shitesh për ëngjëll vetëm duke nxjerrë krimet e berishës nuk është e ndershme!meksi më parë duhet ti vijë në mëndje se ishte në krah të berishës deri në ditët e fundit!ditët e shkatërrimit të shtetit shqiptar!
    e keqja tonë është se nuk mësojmë nga e kaluara!njerëzit që na kanë shtypur i këthejmë në heronj sapo fillojnë e thonë ndonjë fjalë kundër diktatorit të radhës!kështu me topin dhe spahiun!harrojmë se seeri dje këta kanë ndihmuar diktaturën berishjane:kanë qënë krahu i djethtë i saj!

  2. bushi says:

    OK, dakord o xhaxha Meksi, por meqe drejtove gishtin drejt fajtorit, jepi, coje deri ne fund (nese ta mban) dhe trego tani cili ishte “kopetenti” etj…

  3. pd-isti says:

    Ah ju te majtet, ju nuk dini te dalloni edhe dike qe ju vjen ne ndihme. nuk ka problem. meksi s’e rruan shume per problemet e juaja. eshte rehat fare. ju, perkundrazi, po vuani si te hiqni Salen. Me ke e keni problemin sot? Me Meksin apo me Salen apo me Ilirin apo me Nanon apo me Edin? Kush po jua fut me shume? Rrota karesh!

    Dhe sa per kenaqesine tuaj, dhe sa per te jua dhjere, Meksi ka nxjerre disa here dokumenta qe provonin fajin e plote te Sales, si dhe te nje pjese te mire te socialisteve te 97, ne lidhje me fajdet, por edhe ne lidhje me menaxhimin e situates pas 28 shkurtit. Po mos valle i pate ju ndonjehere me kujdes? Vetem ne muajin e fundit jane botuar kater artikuj per kete teme, me materiale mbeshtetese. Por mos valle ndokush nga ju te prekurit e sotem, u indinjua? Jo, askush. Keshtu qe megjithese jeni te gatshem te ofendoni online, reflektoni nje sekonde. Sepse nuk ju falet. Minimumi, bejini vetes suaj dy pyetje: pse Nano me 1997-2001 nuk e thirri njehere tek ne pyetje Meksin? Dhe pse Berisha qe nuk le sharje per cdokend (perfshire edhe te vdekurit) nuk u kruajt kurre me Meksin? As edhe njehere te vetme.

    Pergjigja ime (ju jeni te lire te nxirrni versionin tuaj konspirativ): sepse 1. Meksi nuk kishte faj, ne te kundert Nano (te cilin nuk e lidh asgje me Meksin, ndryshe nga Nano me Berishen, qe jo pak here kane bere pazare ne kurrizin tuaj dhe timin) do ta kishte rrasur brenda me 1997 (dhe me besoni kur ju them qe kaloi muaj duke kontrolluar letrat e e kryeministrise) dhe 2. sepse Berisha se pari e di mire cdo bisede qe ka pasur me Meksin ne lidhje me fajdet, sidomos diku nga prilli 1997 kur u lejua Gjallica te largohej nga Shqiperia.

    Por ju mund te thoni pse Meksi nuk foli? Se pari ka folur disa here, ka bere edhe libra ku jane mbledhur vetem dokumenta qeveritare dhe jo lloqe kurvash. Dhe se dyti, cdo here qe flet, sec dalin gati ca horra si puna juaj me lart qe nuk lejne fyerje pa thene dhe perpiqen pa mase te nderrojne temen: nga akuza per fajdet ndaj Sales apo Nanos (i cili dje ne darke me Sokol Ballen, pranoi qe premtimi per kthimin e pareve ne Vlore ne mitingun e fundit te qershorit 1997 ishte premtim fushate, a ju pelqen kjo or njerez kurva) e cojne biseden ne akuza personale ndaj Meksit. Epo ja Meksit pastaj i iken qejfi te flase, dhe ato qe di i mban per vete.

    Perderisa populli yne nuk deshiron t’i dije… Dhe me ndihmen e mediave aspak qartesuese mbi ceshtje kaq te rendesishme.

    1. elinor says:

      @pd-isti; avash, avash! Mbaji kuajt pak se te kane marre revanshin. Meqe e paske marre me kaq perkushtim avokatllekun e Meksit a thua mund t’i pergjigjesh nje pyetje te vetme:
      Ky Meksi yt i shkrete qe nuk e pati ne dore t’i ndalonte firmat piramidale a nuk mundej te jepte doreheqjen burrnisht dhe te largonte pergjegjesine nga vetja? Aq me teper qe nje gjest i tille do ta godiste rende saliun duke e nxjerre ate ne pah si organizatori dhe motivuesi i vetem i firmave famekeqe.

      1. pd-isti says:

        elinor,
        avash jam. s’e ke iden cfare them po te marr vrapin ?

        u merzite se i bera avokatin Meksit? Po ju te gjithe qe jeni ndare ne Berisha-Nano-Rama-Meta ? Apo vetem une me Meksin iu prisha bliancin?

        Meksi nuk ishte i shkrete; ishte burre shteti dhe si i tille veproi. Nqs. nuk dini gjerat pyesni, jam gati te te pergjigjem. Pa fyerje, qe te mos marrim vrapin :).

        Nuk i pati ne dore t’i ndalonte firmat. E ka thene qindra here edhe ne shtyp, por meqenese jeni mesuar me Sali-Fazllicin dhe Nano-Kajollin (mora dy shembuj tipike te nderhyrjeve te qeveritareve tane per favore te tyret) dhe nderhyrjet e tyre ne cdo sfere te biznesit, ju duket e pamundur qe Meksi nuk mund te nderhynte. Apo nuk donte, sic aludoni ju.
        Se pari Meksi nuk ishte i vetem ne qeveri, nuk ishte si Berisha sot, si Nano dje, si Rama mot. As nuk deshironte te ishte. Prandaj nje vendim eventual do te merrej nga grupi parlamentar i PD-se ne rast se nje ligj do te behej per te rregulluar aktivitetet hua-marrese. Se dyti, te gjithe shqiptaret e dine qe ne rast se qeveria do te nderhynte per te mbyllur firmat (ne nje forme te ligjshme) ju do te ishit ngritur prape kundrra sepse iu prishem rehatin. Se treti, Meksi ka shkruar ne forme zyrtare per te kerkuar nxjerrjen e ligjeve te nevojshme per te rregullaur fajdet, por askush dhe e perseris askush ne PD nuk i dha te drejte. Keto letra te tija zyrtare kane dale disa here ne shtyp. I ke pare ndonjehere?

        E dha doreheqjen pasi ishte e qarte qe as Berisha as parlamenti nuk kishin ndermend t’i jepnin ligjin ushtarak, gjendjen e jashtezakonshme. Ishte e vetmja menyre , ne syte e tija, per te qetesuar situaten. Dhe jo per te vrare njerez, kjo eshte specialitet i te majteve, sic bene pas 28 shkurtit, dita e fundit e Meksit kryeminister. Ishte nje gjest mese burreror, nqs. s’je dakort fol me Totozanin te gjejme nje variant tjeter.

        A u godit rende Saliu kur Meksi dha doreheqjen me 28 shkurt 1997?
        Duke qene se prape e kemi ketu do te thoja qe gabohesh rende.

        Pershendetje.

        1. elinor says:

          Argument i dobet, teper i dobet. Une nje pergjigje te thjeshte te kerkova e ti me mbushe me llogje kavaje te parendesishme. Edhe ne fund iu pergjigje pyetjes time krejt perciptas. Meksi dha doreheqje por vetem minuta mbasi firmat falimentuan!! Une te pyeta pse ai nuk dha doreheqje shume kohe perpara se te dilte horlleku i firmave, te pakten nja nje vit perpara 28 Shkurtit. Ti mund te vazhdosh me ate argumentin tend absurd qe kryeministri i vendit nuk mund t’i ndalonte firmat por do te te qeshin njerezit. Edhe njehere, nqs me te vertete nuk e kishte ne dore t’i ndalonte (gje te cilen e besoj), mundej krejt kollaj te thoshte “kjo pune nuk vjen ere e mire keshtu qe qofte e juaja se une po iki”. Une do ta beja nje gje te tille.
          Pershendetje.

          1. pd-isti says:

            Argumenti eshte ai i verteti, sic ka ndodhur 15 vjet perpara. Nqs. ty s’te pelqen sepse nderkohe mediat te kane mbushur mendjen eshte problemi yt jo i Meksit. Je qytetar i lire, vazhdo dhe mba mendimin tend. Por ama lejoje edhe Meksin te kete te tijin.

            Dhe ku ke pare ti ne bote qe nje kryeminister te jap doreheqjen nje vit perpara, sepse opozita po krijon probleme dhe ka ndermend te bej edhe firma piramidale vetem qe te bjer qeveria. Apo nuk e krijoi Malaj tere firmat piramidale ne Vlore?

            Dhe njerezit nuk dorezohen sa here qe nuk vjen ere e mire. Ere e mire nuk vinte edhe tek problemet e privatizimeve, ashtu si tek liberlaizimet, ashtu si tek reformimi i ushtrise e plot te tjere ceshtje. Cfare duhet te behet cdo here? te jepet doreheqja? Ai i therret trurit apo jo? Ndosht kete prisnit ju te majtet. Cti bejme Sali tradhtarit, po e shihje ti a kishte rene ndonjehere Meksi nga problemet e fajdeve. Si FMN si Banka Boterore ishin plotesisht dakort me planin e qeverise per te zgjidhur problemet e fajdeve, dhe do te ishin zgjidhur po te mos kishte qene per nje tufe tradhtaresh ne PD. Do emra? Ja je se ti jap une:

            Arben Imami
            Neritan Ceka
            Gramoz Pashko
            Dashamir Shehi
            Kristaq Luniku
            Alfred Serreqi

            Qe te tera keta u bashkuan me Marisa Linon ne kryqezaten e saj per te hedhur Berishen bashke me tere PS-ne. Per kete i duhej se pari te hidhnin qeverine. Kjo ishte e tere historia. Te tjerat ishin sebepe. S’do t’i besosh? Je i lire.

            Meksi nga ana e tij nuk eshte perlyre ne asnje prej pazareve te sotem, qe jane shume here me te renda se sa ato te 1996. Por gjykimi i juaj i ndryshem tregon qarte se cfare fshihet pas. Viti 1997 ishte thjesht nje revolte komuniste. U perdor cdo mjet. Dhe sot pas nje deshtimi 15 vjecar duhen disa justifikime. DHe shpresoni t’i gjeni tek fajet e Meksit. Fatkeqesisht per ju ka shume dokumenta dhe deshmitare qe dine cfare ka ndodhur ne te vertete. Por fatkeqesisht per Meksin ka pak burra…

            1. elinor says:

              Ooo lush; kur kryeministri i kerkon presidentit bllokimin e nje veprimtarie e cila ka rrezik te shkaterroje ekonomine e vendit duke grabite popullin dhe ky i fundit i thote “ik mos me caj veshet” atehere per kryeministrin nuk ngelet tjeter vecse te dorehiqet. Me tregon ti mua pallavra jo po kush i nisi firmat e kush e organizoi!! A ishin keta qeveria?? Perse nuk e ndaluan nje gje te tille?! Nje shkaterrim i tille ekonomik dhe ti mundohesh te nxjerresh kryeministrin te lare!! Thirri ti trurit, jo une!
              Cfare e ke Meksin njehere, na e thuaj, se sa here del tema e tij ti e mbush vendin me nga 40-50 komente?
              Leji pallavrat se si Meksi ashtu edhe saliu jane po aq fajtore ne firmat. Nqs ka edhe ndonje tjeter, i majte a i djathte qofte, te vihet edhe ai ose ata perpara pergjegjesise.

              1. pd-isti says:

                elinor, qeverisja per Meksin nuk ishte eksperience dhunimi sic e kane pasur ata qe e kane vijuar: Sala, Nano, Meta. Apo sic ka gjasa ta kete Rama duke pare menyren se si drejton PS-ne. Nqs. partia demokratike nuk ndante mendjen se cfare duhej bere me fajdet, Meksi s’kishte asgje me shume c’te bente. Nuk jepet doreheqja per cdo deshtim apo faj, apo problem madhor qe haset. Perkundrazi tentohet te gjehet nje zgjidhje. Dhe kete beri Meksi qe nga 1995-1997. Ti e quan deshtim, ai e quan evitim i nje katastrofe akoma me te madhe. Deshtimi i tij qendron ne mos arritjen e te kuptuarit-menaxhuarit te pazareve qe beheshin ne PD. E tere partia e la ne balte. Me vetedije. Nisi te fliste publikisht kundra fajdeve qe ne fushaten e zgjedhjeve te 26 majit. Dhe e beri ne te pakten ne 3 mitingje. Me kujdes, sepse e tere partia ishte kundra. Sepse mendonin qe mund te humbeshin zgjedhjet po qe se flitej shume kundra fajdeve. Ndoqi situaten nga afer me marredheniet me FMN-ne dhe u perpoq te ndiqte edhe keshillat e tyre. Nje prej keshillave ishte reformimi i tregut bankar, qe do te thoshte ligj per bankat private dhe rregullim i aktiviteteve huamarrese. Kjo varej nga Parlamenti dhe Guvernatori i Bankes. Ky i fundit quhej Kristaq Luniku. Kishte pashaporte amerikane. Meksi kundershtoi fort zgjedhjen e tij, pikerisht nisur nga risku qe prezatonte ky njeri i cili ne cdo moment mund te cante ferren, sic ndodhi ne 1997. Por grupi parlamentar i PD-se nuk e mbeshteti. Nxorri z. Bode te fliste kundra fajdeve ne shtator 1996, dhe ky i fundit hengri jo pak te sharra nga Sala per kete “gabim”. Bllokoi Xhaferin e Popullin ne janar 1997 dhe ndau njerezve paret e tyre te bllokuara. Dhe la ne banke me 28 shkurt 1997 80.000.000 USD te Vefes te konfiskuara. Mos u nxeh me Meksin por shko nxehu me Nanon, Meten dhe Ramen dhe pyeti ku shkuan keto pare. Farudin Arapi ne nje interviste para disa ditesh ne shqiptarja.com thote qe paret u vodhen nga KLSH dhe SHIK gjate marsit 1997. Edhe sikur ta besonim, Meksi nuk ishte me ne qeverisje. Te gjitha vrasjet e 1997 jane bere pas 28 shkurtit.

                Edhe dicka. Qeveria nuk ben cdo gje. Per kete po i ankohemi Sales sot. Por ndoshta akoma s’e keni kuptuar. Firmat piramidale ishin firma private. Shteti vetem ligjeron ne lidhje me aktivitetin e ushtruar nga ato. Nuk zgjedh t’i mbylle apo jo. Nqs. lexon shtypin e huaj, do ta kesh degjuar qe ne USA ka nje ligj me vete per keto raste, te cilit i referohen shpesh nen emrin Chapter 11 Bankruptcy. Do te thote falimentim i kontrolluar. Dhe ne Shqiperi, sipas shqiptarja.com te te djeshmes, thuhej se me ne fund pas dy vjetesh qe ekziston nje institucion shteteror per kete qellim, vetem tani u hap. E ke te qarte? Ti i kerkon fajin Meksit per 1996.

                Cfare e kam une Meksin?
                Mos duhet autorizim per ta mbrojtur? Ke valle pershtypjen qe duhet ta urrejme te gjithe? Nuk te mar doren ty per ta mbrojtur. Ashtu sic mund te kem mbrojtur te tjere persona pervecse tij. Por eshte e habitshme qe te tilla pyetje nuk ia shtroni askujt qe mbron Salen, Nanon apo Edin. Vetem Meksi ben perjashtim? Kaq i rrezikshem eshte per ju? Une jam i sigurte qe po.

                1. elinor says:

                  “Partia demokratike duhej te ndante mendjen c’do te bente me fajdet”!!! Pse vendimet e qeverise merren si fillim ne seline e PD-se?!! U bere qesharak tani.
                  Firmat piramidale nuk jane firma te rregullta qe te kene te drejten te mos nderhyhet ne aktivitetin e tyre nga qeveria. Amerikanet i kane te ndaluara me ligj qysh ne vitet ’20 kohe ne te cilen u quajten “Ponzi schemes”. Edhe qeveria jone ne ate kohe pati lajmerime te forta nga ambasada amerikane qe firma te tilla nuk duhen lejuar, por lajmerimet e tyre rane ne vesh te shurdhet.
                  Nuk i pyes njerezit qe mbrojne saliun se cfare lidhjeje kane me ate pasi ne te shumten e rasteve ata jane analfabete shume te zote qe nuk e kane idene se cfare flasin. Kurse ne rastin tend, dallohet qe nuk je nga ajo kategori dhe per me teper e mbron me mish e me shpirt dhe nuk le komentues pa iu pergjigjur. Nje dicka e tille nuk vihet re ne asnje lajm tjeter pervecse kur ka tema ne lidhje me Meksin dhe skemat piramidale.
                  Dhe jo, ne asnje menyre eshte Meksi “i rrezikshem” per “ne”; qe as nuk e di se kush jane keta “ne” njehere!! Une nuk jam i afiliuar me asnje force politike, aq me pak me nje te majte. Une jam thjeshte nje person te cilit i dhimbset ai popull dhe nuk mund te rri pa folur kur shoh padrejtesi dhe nje race politikanesh mashtruesa e te pa karakter. Jam plotesisht i djathte ne bindje dhe per momentin nuk perkrah asnje force politike. Nuk ka nje force te djathte ne Shqiperi; ka vetem te majte ekstrem (PD) si dhe te majte. Prandaj jam me te gjitha forcat kunder partise private te saliut dhe si rrjedhoje dashje pa dashje jam opozitar, pra perkrahes i opozites (nga halli).
                  Hajt tani, mos u merr me me Meksin se nuk mundesh ta shfajesosh ti ate.

                  1. pd-isti says:

                    Elinor,
                    mos u trego arrogant kur me tregon se ke mund te mbrroj apo jo. E kam mbrojtur edhe ne gjyq, ndaj Sales dhe e kam fituar. Gjera qe ti, qe t’u dhimbsa populli yt, nuk i di. Dhe do te perpiqem sa te dua ta shfajesoj.

                    Vendimi mbi fajdet ishte i partise. Beso ose mos beso, eshte e drejta jote. Ashtu sic ishte kerkesa e Meksit ne lidhje me gjendjen e jashtezakonshme. E kerkoi qe nga 25 janari, dita qe u morr peng Tritan Shehu deri ne fund te shkurtit kur dha doreheqjen. Dhe as Berisha, as pjesa e parlamentit e PD-es qe kishte shumicen nuk ia votuan. Eshte kaq e thjeshte. Por ti je mesuar me arrogancen dhe intrigat e Nanos, Rames, Metes, dhe nje e vertete kaq e thjeshte te duket e pamundur. Shko shiko linkun me lart, ke tre faqe te skanuar te kerkeses qe Meksi i ben personave kompetente per ceshtjen e fajdeve qe me gusht 1996. Dhe tema e fjadeve ka qene e perditshme ne sherret Meksi-Berisha. Thjesht Berisha mbante peng partine. A ishte kjo parti e mire? Jo. Per kete ka faj dhe Meksi si pothuajse lider i kesaj partie. Dhe askush nuk mohon kete fakt. Por ama te thuash qe nuk u perpoq per fajdet, eshte mashtrim. U perpoq pa fund. Nuk ia doli dot. Per kete eshte jeta. Ka fitore, ka humbje.
                    Fakti qe ka rendesi eshte qe ai qe po ju masakron sot tere Shqiperine, Berisha, eshte po aty ku e la Meksi.
                    Ai qe jua ka masakruar Shqiperine, Nano, eshte gati po aty per t’u bere President. Keto probleme shiko te zgjidhesh. Dhe mos harro qe keta persona nuk kane thene nje llaf per fajdet. As kur Meksi i akuzon. As kur te tjere i akuzojne.

                    Persa i perket idese tende mbi mbylljen e mundshme te firmave piramidale perpara vitit 1996 po te sqaroj si me poshte.

                    Se pari, firmat piramidale dallohen qe jane te tilla kur kalojne normen e interesit qe konsiderohet normale. Cdo shtet ka te tijat. Shqiperia ne ate kohe nuk kishte, sepse thjesht nuk kishte ligj qe lejonte nje firme private te merrte leke me hua. Ashtu sic nuk e ndalonte. Per kete ceshtje duhej ligji.
                    Amerika i ka studiuar, por mos harro, qe Maddoff firme amerikane piramidale doli qe ishte me 2008, por kishte 30 vjet ne treg. Dmth. Amerikes iu deshen 30 vjet, derisa u rrezua Lehmna Brothers dhe nisi kriza, qe te kuptonte qe Madoff ishte piramide.
                    Dmth. nuk qenka kaq e thjeshte sa e thua ti.

                    Dhe nuk ka asnje ligj tjeter per te mbyllur nje firme qe merr leke me hua. Se perndryshe so te mbyllnim cdo banke sipas deshires. Dhe keshtu ben Sala dhe Nano. Keta mbyllin firmat e te tjereve si u do bytha. Dhe kur demton dhe Shekullin apo Temen, ju ngriheni ne kembe dhe ulerisni online sepse nuk iu pelqen. Meksi nuk mbyll firma (dhe asnjehere nuk ka sulmuar asnje privat, madje ka ndihmuar pa fund pa interesa). Por edhe sikur te kishte tentuar te mbyllte (me cfaredo mase joligjore te kohes) fajdet perpara 1996, ju do ta kishit kryqezuar. Le ta mbyllim kete bisede tonen duke thene qe nuk ishte deshire te behej martir. ?

    2. TR says:

      pd-isti i sigurt qe je me pd? ku jeni fut mer burr qe keni len Salen ne krye te partise. sinqerisht nuk besoja se ka njerez me mend ne koke qe jane me pd.

      1. pd-isti says:

        po ja qe ka edhe njerez qe jane djathtas pa qene me Salen apo me Topin. Do te na pushkatoni, ashtu sic bene gjysherit tuaj?

        Kjo eshte fatkeqesia e shqiptareve sot. Nje popull 70% i majte, i ndare ne disa klane te eger qe luftojne pa limitim goditesh per pushtet. Dhe e djtatha qe ka qene dhe ngelet nje pakice, nuk perfaqesohet aspak.

  4. dinjiteyti says:

    a ka njeri qe mendon qe ka te majte o te djathte ne shqiperi,po disa trapa,dhe shume trapa mos me thone gje me te madhe.meksi po tregon diçka qe njerezit me nje gisht balle e dine,po çti besh ka qe nuk kan balle dhe ma e keqja drejtojne NE KA .dhe jane keto njerez qe kane qysh ne 97 qe justifikojne piramidat duke akuzuar opoziten,po sa dime kishte nje qeveri qe drejtonte dhe kjo ben me faj opoziten.po a ka pas burre none qe kalonte gje pa ditur shpellari berishe jo dhe jo shqiptare.shpellari ka nje kontroll si ne diktature ndaj vendit,kush mendon qe muti nuk dinte gje per mua keto jane plerat qe ky mut mbeshtetet.ju lutem mos na ofendoni intiligjençen duke thene se berisha nuk dinte gje.NE KA PERGJEGJESA DIREKT ESHTE SALI BERISHA.SHQIPTARE DO VIJ NJE DITE QE DO TI MARIM VESH,SE 1997 SHUME LEKE JANE DEPOZITUAR JASHTE VENDIT NE EMER TE FAMILJESH BERISH DHE JU MUTER QE E MBRONI PRAP DO TA JUSTIFIKONI,A EDINI PSE SE JEMI BASTERT..

  5. kola says:

    ka dashur ti mbylli pse se beri , skishte fuqi , skishte post , hajde o meksi te rroft pallati ty ne bllok se ti je mire , po kryeminister ishe , vetem po te hapje gojen , pa folur fare do i kishe shdukur , mos ja hedh topin tjetrit , nuk te beson me njeri , mjaft me te tilla histori , po ti ke te drejt se njeriu 2 here behet kalama , kur eshte dhe kur plaket , hajde intervist hajde , sala e dinte po ne smund te benim gje , ky kyshte te drejte se po bente pallatin ne bllok

    1. pd-isti says:

      po e hapi gojen or mik. Po kush degjonte. Ja sot qe ai flet ti prape nuk degjon, e ke mendjen vetem per te share. Degjoje or mik, se ka qene kryeminister 5 vjet tjetri. Duhet te dije disa gjera. Mos u merr pse i tha sot apo pse s’i tha kur doje ti. Ti merru me ato c’po thote. Po t’u duken mashtrime mos i beso. Po t’u duken te verteta, reflekto mbi ato fakte. Shume e thjeshte. Mesoni te jeni qytetare.

      1. tiranare says:

        S’kisha ndermend te replikoja, por me detyron zoti pd-se. Nqs Meksi di dhe provon se Saliu ishte fajtor per gjithecka ndodhi ne ato vite, perse nuk i eshte drejtuar drejtesise? Une dhe ti kemi idete tona, por ne fund te fundit nuk jemi drejtesia. Pra lere se cfare shkruan lart e poshte (si une e ti ne keto komente), por c’fare beri konkretisht per te cuar para drejtesise fajtoret e 97.

  6. pd-isti says:

    O Salist i vogel!
    nuk tremb askend me variantin e kompetentit. Eshte nje variant i nxjerre nga Saliu, Gazidede dhe Agim Shehu, tre arkitektet e vertete te 1997. Me ndihmen e socialisteve, te cileve iu interesonte nje lemsh ne PD. Dhe e gjeten sofren gati. Une po te pergjigjem qe jo, Meksi nuk ishte kompetenti. Ti nqs. ke ndonje prove nxirre. Dhe mos u merr me llafe.

  7. pd-isti says:

    por mos i beso or shqiptar i nderuar!

    Meksi tha variantin e tij. Ti beso cfare te duash. Ai ka dhe letrat e FMN-se qe e mbeshtesin. Ti mbeshtetu me cfare te te pelqeje ty.
    Ka folur tere kohes dhe jo si thua ti pas 20 viteve. Je ti qe ke lexuar RD dhe Zeri i Popullit.
    Doli edhe publikisht per piramidat, dhe e dine tere PD-ja e atehershme. Kerkoji atyre llogari pse s’jane aq burra dhe s’tregojne cfare dine. Duke filluar nga Bamir Topi (minister), Dashamir Shehi (minister dhe zv.kryeminister), Ridvan Bode (minister) e plot te tjere.

    Persa i perket punes se sigurimit, jo vetem qe s’ka qene spiun, por eshte i vetmi ne PD-ne e dhjetorit qe ishte i ndjekur nga sigurimi dhe kishte dosje ne kurriz te tij si i perndjekur. Mos beni sikur nuk e dini, sepse te pakten edhe Azemi e ka thene ne parlament, vite e vite me pare. Por normal qe ju dhemb kjo ceshjte, juve me dosje te vertete spiuni (qofshi ne PD apo PS).

  8. zani tirane says:

    Zoti Meksi ka folur per disa probleme me inisiativen e tij Askush nga pushtetaret apo zyraterte e prokurorise dhe shishit ska treguar interes per te mesuar te vertetat e qeverisjes se berishes dhe zullumet e tij.Te pakten Meksi nuk di te vjedhe.Meksi tallej me Berishen qe ne ato vite dhe pas cdo urdheri qe i vinte prej Sales pyeste A i ka pire ilacet sot doktori?.Keto fjale i vajten ne vesh doktorit dhe ai i ka fitur mjete pergjimi brenda ne zyre Meksit.Per mua ngelet njeri i paster

  9. POTIGU says:

    Prokureria ka një dëshmi për firmat piramidale,që duhet ta hetojë dhe të nxjerri fajtorin.Po të kontrollohen dokumentat e të dy palëve nxirret fajtori.Do vij një ditë që do kontrollohen ,por atëhere duhet të japin llogari dhe ata,që nuk i kan hetuar këto denoncime,që bëhen nga bashëqeverrises me Berishën.POTIGU

    1. pd-isti says:

      ja ku i ke provat e asaj qe kerkoi Meksi.

      http://imgur.com/a/PydMM

      Do te tjera prova?

  10. gerdecari says:

    Ju te gjithe vini nga komunizmi dhe e dini fort mire se deshmotari denohej me rende se sa fajtori!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

  11. pd-isti says:

    kush je ti qe zgjedh se kush hyn ne parti? Sala, se ai e ka zakon te percaktoje keto norma? Apo Edi, qe po perpiqet te kopjoje Salen?

    Sa per partine e Topit, po e beri me idene ta mbaj per vete, le ta mbaje, askush s’ka nevoje per nje Sale te dyte. Ajo cka demokratet e djathte kane nevoje sot eshte te perfaqesohen ne parlament. Dhe mundesisht ne qeveri. Rrugen ta gjejne vete, nqs s’jane te afte per te zgjedhur njerezit e duhur, askush s’do t’ia kete fajin. Mjaft duke u ankuar, le te rriten dhe te mesojne c’eshte kapitalizmi dhe demokracia.

    Kurse, sa per ty zot “h”, po deshe plas nga zilia, Meksit jo ti, apo Enveri, po asnje nga keta qeveritaret e sotem si afrohet per tru apo bagazh. Por normal, juve ju pelqejne si Nano dje, pordhace, arrogante dhe hajdute ordinere. Mbajeni dhe i gezofshi.

    1. taku says:

      pd-isti un lexova te tuaja dhe jam ne nje mendim me ty,
      thjeshte fakti qe zoti MEKSI ka dale te prononcohet per
      kete problem i ben ndere atij si person, sepse ai edhe
      mund te mosfliste sic kan bere shume persona te tjere.

      Nje dicka nuk kuptoj si ka mundesi qe kur del nje njeri
      dhe sa do pak drite te hedhi per te zbardhur te verteten,
      shume persona i keqinterpretojne intervisten e zotit MEKSI.

      MEKSI per mendimin tim eshte nje intelektual i nderuar.
      PERSHENDETJE…

  12. LORA says:

    Ju lutem,mos gaboni!Meksi nuk mund te jete debil.Ne 1997 i tha dr. dhjeramanit,publikisht,-Nese me heq nga kryeminister une (dmth meksi)do te flas,-Kete deklarate e beri ne ditet e qametit;nuk do ta harroj kurre.Per mua shenon gurin e themelit te shtetit gangster,te atij shteti qe kemi edhe sot.Ujdia u vendos,te dy nuk e ngane njeri tjetrin,sepse meksi e mbajti fjalen;nuk foli kurre.
    Keto qe po thote sot,tregojne qe si dhelper e vjeter e ndjen ngordhjen e brekedhjeri te historise dhe nuk i durohet te perfitoje sadopak nga kjo konjukture.Une do te quaja te folur vetem ate qe behet ne organet e hetimit e te gjykimit e jo keto caprashitjet e perjaveshme te plakushit meksi.

  13. Goni says:

    Si eshte e mundur qe pikerisht ky, pikerisht Aleksander Meksi paska kerkuar mbylljen e firmave huamarrese, sic i quan ky, ndryshe nga termi i zakonshem qe jemi mesuar ne ti quajme “Firma Piramidale”. Si eshte e mundur qe kryeministri asokohe (ne mos gabohem) paska kerkuar qe te mbyllen kur tek Sudja, javet e fundit perpa se te plasnin protestat vinin dy iveko te policise (tani ne perdorim nga RENEA) dhe ne mes tyre qe nje makine me traga te verdha (003 Z ne mos gaboj)te cilat ngarkoheshin me qese te zeza plerash (asokohe nuk e dinim c’ishin, mendonim thashe) te mbushura plot me kushedi cfare (sigurisht parate e popullit) dhe iknin. Makina me targa Z 003 qe pikerisht e kryeministrit. Kam patur fatin qe ne lagjen ku jetoja, te kisha filjalet kryesore te pothuajse te gjitha firmave piramidale dhe ne vecanti perpara pallatit tim qe pallati i sudes dhe ndonese i vogel, i mbaj mend te gjitha ckane ndodhur ate kohe perreth lagjes time. Ngjitur me pallatin e sudes, ne katin e pare, banonte shoqeruesi, shoferi apo aferaberesi i meksit i cili, si komshi kishte njohje me familjen e sudes, ashtu sic kishim pothuajse te gjithe ne lagje. Nismetari tek Sudja, sic qarkullonin thashethemet shpejt e shpejt neper lagje asokohe, pasi akoma nuk qe “zaptuar” tirana, ishte pikerisht ky i fundit. Nisi me suden qe ne vitet ’90 duke bere llotarine qe rendome behet akoma e kesaj dite neper institucione shteterore apo dhe private e me pas kaloi tek firma piramidale. Nuk e di historine e sakte se si u zhvillua firma pirmaidale asokohe pasi kam qene 13 vjec ne ’97 por di si perfundoi. Qe ne dhjetor 96 – janar 97, disa jave perpara se te fillonin protestat perpara “sudes”, pothuajse cdo dite, vinte kjo makine e shoqeruar me dy ivekot e policise dhe zbrisnin qeset e zeza. Me pas, pallati perreth Sudes, survejohej 24/24 ore nga agjente te SHIK-ut (ku me njerin prej agjenteve, krijuam edhe miqesi). Qe nga momenti qe u “rrethua” nga SHIK, aty nuk pati me “aktivitet”. Pjesa tjeter, eshte histori…..
    Kjo eshte pikerisht ajo cme kane pare syte….

  14. Zoti Meksi publiko listen e spiuneve qe jane ne administraten e larte, qeveri, parlament,. nese do te rifitosh reputacionin tashme disa vjet te kompromentuar. Pohimi i faktit qe Pinoku i Vicidolit ka bere( ne fakt sebashku me ju) vjedhjen me te madhe publike ne historine e ketij vendi me piramidat ( as Zogolli nuk arriti te vidhte aq ar) nuk do te te jape ndonje vote ty apo partise tende. (Tani Pinokun e shan edhe Olldashi sebashku me Rusmajlin)
    Publiko listen e spiuneve dhe do te shohesh rikrijimin tend

  15. Maks says:

    Aleksander Meksi mbetet politikani me serioz dhe me koherent qe ka patur Shqiperia ne keto 20 vjet.

    Ne nje shtet normal ai duhet ishte kandidati numer 1 per president.

  16. orli says:

    Nje gje e kam pare me syte e mi dhe degjuar me veshet e mi,nuk e mbaje me nd vitin por para 96-es kur Meksi ne nje interviste ka thene qe mos i futni parate ne keto firma,por futini ne bankat e shtetit(me sa di nuk ka patur banka private neate kohe)por shqiptaret siç fluturojne shpejt me presh,ashtu duan dhe te pasurohen shpejt dhe me shume i besojne pinokut sali se kavalierit Meksi.Sikur Meksi te fillojne te tregojne te verteta per rrumpallen do dalin”specialistat”e do thone:pse tani,perse nuk i tha me pare?etj.Gjerat vijne natyrshem dhe ne kohen e vet,proçesi i njohjes eshte i gjate..dikur kam kujtuar se sala eshte ok!por perkohesisht..faktet kokforta kane bere qe ta njohe perjetsisht.Ai punon per serbin.

  17. Treviso says:

    Zoti Aleksander Meksi,pse nuk e thoni dhe kete ju? Pasi e vute ne dieni,ne
    mesin eJanarit te 1997 doli ne televizor dhe foli per parat me fajde dhe eshte shprehur keshtu:Ju garantoj qe leket e shqiptarve jane leke te pastra dhe te sigurta.Pas fjalimit te presidentit sali Berisha,te nesermen
    ne Durres mund te jene shitur mbi 100 shtepi per te futur parat tek piramidat.

  18. shqiptari shkret says:

    O njerez e kuptoni qe te dali kush te doje dhe te flasin cfare te dojne ketij popullit nuk i ben me pershtypje sepse eshte gjendje shoku as nuk merr as nuk jep eshte ne prag te vdekjes .

  19. elinor says:

    Dakord, pd-isti; u zgjatem shume ne kete debat. Faktikisht, nuk eshte se kam ndonje inat kushedi se cfare me Meksin per arsye se une e di qe strumbullari i te gjitha poshtersive qe jane bere qe nga 1990a e ketej eshte berisha (edhe Nano nuk ngelet shume mbrapa). Thjeshte, sic e theksova edhe me siper, me ka bere pershtypje fakti qe ti e mbron me kaq zjarr Meksin sa here qe hapet diskutimi mbi ate; te jep pershtypjen sikur je ne ndonje mision te vecante per te rehabilituar reputacionin e Meksit. Po nejse. Nqs e ke ngaqe je avokati i tij (ose ke qene) atehere te kuptoj drejt – fundja eshte detyra jote ta besh nje gje te tille. Mundet qe eshte e vertete ajo qe thua; une thjeshte e kam te veshtire ta pranoj qe Meksi beri maksimumin si kryeminister qe ishte. Them qe po te ishte perpjekur me te vertete, fenomeni i firmave nuk do te kishte egzistuar ne ate shkalle aq te gjere. Dhe sa per mbylljen e nje firme apo biznesi privat nga qeveria edhe une jam i mendimit qe qeveria nuk ka dhe nuk duhet te kete gje ne dore ne ate drejtim; por ajo duhet te kontrolloje. Nje firme qe merr para ne treg (normalisht quhet shperndarje aksionesh ose IPO nqs eshte hera e pare) duhet te kete njefare aktiviteti biznesi te ligjshem, jo krejt ashtu kot, te ngrihet nje “budalla” dhe te thote “me jep ti mua 1 lek se ne krye te tre muajve une te kthej 3 leke”!! Ajo quhet ndarje bondesh apo letrash me vlere dhe, zakonisht, ne boten perendimore, interesi eshte diku tek 6%shi dhe jo 100% ne muaj apo 1200% ne vit!! Kjo eshte cmenduri dhe prandaj qeveria shqiptare duhej menjehere te hetonte dhe te merrte masat e nevojshme qe ta bllokonte nje aktivitet te tille te jashteligjshem.
    Sidoqofte, nuk ka asnje problem; ti vazhdo e mbroje Meksin se nuk me prish pune. Me vjen mire per faktin qe je i djathte por je krejtesisht kunder sali plehut. Nuk jemi te kundert ne bindje, biles jemi me te afert sesa mund ta mendosh ti. (Mos e nderro nik-un qe te komunikojme edhe here te tjera). Kalofsh mire.

  20. Felix Streit says:

    I love perusing your web sites. Thanks a lot!|

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje