Një letër e përbashkët e dy ministrave të Brendshëm të Francës dhe Gjermanisë për presidencën daneze të BE ka ngritur shqetësimin se marrëveshja e Shengenit po lëkundet ndjeshëm. Gjermania e Franca kërkojnë që të rimarrin pushtetin nga Komisioni Europian, çka do u lejonte atyre të rivendosin kontrollin në kufi. Synimi është që të kontrollohen personat që udhëtojnë nga Greqia.
Komisioni Europian ka preferuar të mos e komentojë fillimisht këtë çështje, por mediat gjermane citojnë letrën e nënshkruar nga dy homologët. Ata pretendojnë se kanë të drejtë të rivendosin kontrollin në rast se një shtet anëtar i BE dështon në kontrollin e emigracionit ilegal. Për momentin vendet e Shengenit mund të rivendosin kontrollin vetëm për një kohë të shkurtër, fjala bie për ndeshje futbolli ose për takime të nivelit të lartë ndërkombëtar. Por ky është një propozim për rikthim afatgjatë të kontrollit.
Presidenti francez, Nikola Sarkozi, që po has vështirësi në rizgjedhjen e tij, pati deklaruar se do e tërheqë vendin e tij nga marrëveshja e Shengenit. Disa herë Sarkozi pati akuzuar se kufiri mes Turqisë dhe Greqisë nuk kontrollohet. Sipas tij, një shtet që nuk kontrollon kufijtë, duhet të përjashtohet nga Shengeni. Megjithatë, ligjërisht është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur të përjashtosh një shtet nga Shengeni.
Mire do beni ta mbyllni kufirin me Turqine se na e mbushen shqiperine me arab me pashaporta shqiptare. pppfffffff
Arabet dhe Turqit qe vijne dhe marin Pashaporta ne Shqiperi jane Farefisi musliman i salikar berishes… Sepse ky Hajdari i vicidolit ka filluar te vellazerohet me vendet e qenefit islamik.
“Synimi është që të kontrollohen personat që udhëtojnë nga Greqia.”
Hahhahahahahh
NUK ESHT KOHA PER TI MBYLL, MERKELI E DI MIR SE PER SARKOZYN DUHET TU MBYLLNIN….
E DINI SI NIS KONTRABANDA PASTAJ??? CA PERFITIMESH KA MAFJA???
MERKELI NUK E LEJO.!