23 parti të vogla kërkojnë një prag elektoral prej 2 përqind

20 Prill 2012, 09:30Politika TEMA

23 parti të vogla, të majta dhe të djathta, kërkojnë t’i imponohen dy partive të mëdha, PS e PD, duke kërkuar një prag elektoral prej 2 përqind për partitë që garojnë vetëm dhe prej 4 përqind për koaliciont. Për këtë arsye këto parti do organizojnë ditën e hënë një tryezë, ku janë ftuar edhe dy partitë e mëdha. Mësohet se PS ka pranuar ftesën, por nuk dihet se në çfarë niveli përfaqësimi do shkojë. Partitë e vogla nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit, por korrektimin e tij duke pretenduar se sistemi aktual nuk garanton barazinë e votës.

1 komente në “23 parti të vogla kërkojnë një prag elektoral prej 2 përqind”

  1. hajriu says:

    Nuk te lene ujqerit qe te hane macet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje