Nano: Jam ofruar për president. Më 21 janar të dyja palët kapërcyen të drejtën

19 Prill 2012, 22:12Politika TEMA
Nano: Jam ofruar për president. Më 21 janar të dyja palët

Në emisionin Top Story në Top Channel, Fatos Nano shpalli kandidaturën e tij për president. Ai foli për shumë gjëra, por natyrisht duke u përmbajtur. Tha se më 21 janar të dyja palët ishin gabim, ai shtoi se presidenti Topi nuk veproi si president. Deklaroi se qeveria ka probleme, por ato nuk janë as aq të mëdha sa thotë opozita dhe as aq të vogla sa thotë mazhoranca. Nano tha se do takojë të gjithë drejtuesit e partive parlamentare për ofertën e tij dhe tha se do ishte mirë që propozimin e tij ta bënte PS. Më poshtë pjesë nga intervista e tij.

 

Për garën për president

-Nuk jam kandidat për president i Republikës. Unë nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë e vitit 2012, sepse Shqipëria është kandidate për të fituar statusin e merituar dhe të vonuar për tu anëtarësuar në BE. Më lejoni të them me vërtetësi se si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm unë kam bërë një ofertë, kam ofruar dijen, eksperiencën dhe aftësitë e mia për të shërbyer që marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe më nxitëse për të kryer detyrat e tyre ndaj qytetarëve. Duke kontaktuar të gjitha palët të mos jem i përjashtuar nga konkurrimi i sivjetëm për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

-Unë besoj se ajo që është e dobishme në mjedisin politik shqiptar është zgjerimi i hapësirës për dialog, për negocim, mbi bazën e të cilit edhe palët të njohin më mirë njëra- tjetrën dhe të njohin edhe personalitetet që ofrohen ose janë të disponueshëm për tu zgjedhur, që padyshim kërkojnë mirëkuptimin e politikës. Në raport me pamjen tradicionale të garave dhe fushatave që janë mësuar në të kaluarën, unë këtë herë kam preferuar të negocioj, të paraqes më afër me faktorët politikë relevantë konceptin dhe platformën me të cilën dua të shërbej dhe të krijoj kështu një proces që do i shërbejë vendit, pra një proces të rivendosjes së besimit mes politikës dhe institucioneve, të prishur edhe aktualisht. Natyrisht edhe në atmosferën mjaft simbolike të 100 vjetorit të Pavarësisë.

-Unë bashkohem me vlerësimin që vendit i duhet një proces sa më transparent, mundësisht sa më konensual, një proces që nëpërmjet procedurës për të seleksionuar zgjedhjen më të mirë ndaj vendit, të shërbejë për të sjellë palët në njohje më të thellë dhe në angazhimet e tyre ndaj atdheut dhe zhvillimit të ekonomisë dhe jetës shoqërore, në referencë të standardeve të BE. Të rifitojmë besimin se mund të punohet së bashku dhe se mund të ndërtohet axhenda më dinamike, që mund të jetë më gjithëpërfshirëse për kurimin e plagëve të tranzicionit.

-Natyrshëm që unë do takoj të gjithë drejtuesit e partive në Kuvend, pra kryeministrin, kryetarin e opozitës, zotin Meta, zotin Meta, zotin Idrizi dhe zotin Dule.

 

Për marrëdhëniet me PS

-Marrëdhëniet me PS nuk zhvlerësohen nga qëndrime adekuate.

Nuk kam bërë ndonjëherë rolin e Kasandrës, duhet të kesh aftësi mbinjerëzore ose mitologjike. Unë bëj vlerësime dhe ashtu si kam vlerësuar fenomenet e mosveprimit me iniciativën e duhur politike dhe moskuptimit të proceseve të reja demokratike në fazat e parë të transformimit të saj, kështu kam bërë edhe në vitin 2009 kur kam konstatuar deformime që nuk lejonin rritjen e partisë sime të vjetër. Unë mbetem i kthjellët edhe në komunikimin me publik për të vlerësuar. Nuk mund të vihet një parti përmbi Shqipërinë.

 

Për Edi Ramën

Unë besoj se nuk më takon mua të njoh ose të mos njoh titullarë apo liderë të partive politike të zgjedhur nga familjen përkatëse nga kam dalë edhe vetë. Unë e kam mirëpritur që kur mori teserën e PS. Pavarësisht se rrugët që kemi ndërtuar dhe që kanë qenë transparente për publikun janë kryqëzuar, por nuk kanë qenë të mbyllura. Natyrisht si pjesë të axhendës për ofertën time presidenciale do takoj edhe Edi Ramën.

Do t’i kërkoj që procesi të jetë i hapur, sa më transparent, sepse sa më konsensual të jetë presidenti i ri, aq më i madh do jetë efekti për përmirësimin e integrimit evropian.

Identiteti im politik lidhet me të majtën ndaj do vazhdoj t’i kërkoj si PS-së dhe faktorëve të tjerë që të konsiderojnë platformën dhe eksperiencën time dhe të konsiderojnë në mënyrë specifike një faktor suplementar: presidentët e derisotëm nuk e kanë pasur karrierën ekzekutive. Unë besoj se është e rëndësishme që kryetari i shtetit të ketë përvojën ekzekutive. Do ishte e dobishme që PS të mbështesë kandidaturën e themeluesit e drejtuesit të saj për 15 vite.

Të mbështesë një kandidaturë që ka arritur të tregojë jo vetëm me heshtje, por edhe me eksperiencë se ka ditur gjithmonë të kultivojë, të nxisë, të ushqejë një klimë bipartizane, jo thjesht dhe vetëm militante në dobi të partisë që përfaqëson.

Slogani që kam për zemër është “Të lëshojmë pushtet për të bërë shtet”. Kjo është ftesa ime për të gjithë aktorët politikë.

Unë do jem sërish në krye të ushtrisë së paqes nëse ka ushtri. Natyrisht do kërkoj ushtarë. Skifterët e së kaluarës janë ende nëpër këmbë.

Unë vazhdoj të kërkoj një mbështetje aq të gjerë sa të qetësonte publikun.

 

Për Ilir Metën

Unë dhe Ilir Meta kemi një histori të gjatë të përbashkët, ku kemi ditur të bashkëpunojmë apo të ndahemi në kohën e duhur apo të gabuar. Është një eksperiencë e tërë. Është një lëmë e pasur për të reflektuar dhe unë besoj se nga çarja e madhe partizane që pengonte dinamikën e zhvillimit për integrim do të ishte e papranueshme në çarjen mes partive.

 

Për Berishën

E përgëzoj Berishën për deklaratën e tij se është i hapur për konsensus me opozitën për presidentin. Ne nuk kemi as moshën as luksin për tu skuqur nga komplimentet e ditës. Unë e Berisha kemi qenë kundërshtar dinjitozë për shkak të autoritetit të madh. Kemi ditur e treguar që në momente kyçe të bashkëpunojmë dhe të nënshkruajmë iniciativa për reforma bipartizane. Duhet të vlerësoj këtë eksperiencë që nuk na ndan me zotin Berisha. Nuk kam arsye për të vënë në dyshim sinqeritetin e tij.

 

Për kandidaturat e PD për president

Nuk është e dobishme që për funksionimin e një demokracie që pushtetet të kontrollohen nga një dorë e vetme, aq më shumë institucione që duhet të jenë të depolitizuara. Besoj se nuk do të ishte në të mirë as të Sali Berishës, as të Topallit, as vetë të PD, që ta kuptonin e zhvillonin arsyetimin për sfidën e ardhshme si një luftë. Si një nxitje karrierash apo personalitetesh që përpara se t’i shërbejnë vendit, do i shërbejnë ruajtjes së status kuosë së PD. Shenja të tilla kanë shoqëruar jetën tonë politike këto 20 vite. Është koha që elitat politika të hedhin sytë përreth dhe të qëmtojnë dhe të identifikojnë disa të vërteta të thjeshta se ka njerëz me eksperiencë, aftësi dhe ide të dobishme, jo vetëm brenda gardhit të tyre, jo vetëm brenda politikës.

 

Për 21 janarin

Kam qenë në shtëpinë time dhe e kam ndjekur nga ekrani dhe tarraca e pallatit nga ku shihej sheshi përpara kryeministrisë. Natyrisht vinte era e barutit dhe flakëve që përfshinë makina apo pemë.

Kam qenë i vrarë, i trishtuar nga ai moment. Vlerësimi im thelbësor është që kjo ngjarje e rëndë dhe me me pasoja të thella nuk duhej të ndodhte. Duket sikur u kërkua me ngulm një fat tragjik dhe u gjet e u arrit pa shumë përgjegjësi tek humbja e jetës e katër qytetarëve, familjeve të të cilëve iu shpreh solidaritetin tim. Duhet të flasë drejtësia për ktë ngjarje. Duhet të jetë drejtësi e thellë, e gjithanshme dhe transparente. Të dyja palët kishin kapërcim të së drejtës. Nga të dyja palët pati mungesë qetësie dhe përgjegjësie për menaxhimin e turmës dhe për ruajtjen e institucioneve. Shembullin më të mirë na e dhanë aleatët tanë SHBA, do veçoja ambasadorin Arvizu që mori iniciativën për të bërë atë që duhet me palët. Kur konfliktet janë më pasoja të rënda, duhet të flasë drejtësia.

 

Për sulmet e Berishës më 21 janar

Jam në dijeni dhe kam vlerësimin tim kritik për aspektet që ju përmendët, por më lejoni të them që gjithkush, përfshi dhe mua, dhe këtë e them si politikan me eksperiencë, do kishte pritur më shumë nga të gjitha palët, dhe nga presidenti dhe nga kryeprokurorja sepse veprimet e tyre më kanë lënë sensin e bllokimit, mungesës së kurajës për të vepruar në bazë të ligjit.

Sulmet mbi drejtësinë janë të papranueshme. Kam humbur katër vjet lirinë në periudhën e parë demokratike, por kam ruajtur emocionet dhe nuk jam përpjekur të mbrohem duke sulmuar drejtësinë, përkundrazi, me durim dhe mbështetje të gjerë politike nga brenda e jashtë vendit arrita që atë eksperiencë ta kthej në vlerë të shtuar për kontributet e mia.

 

Për detyrat e presidentit më 21 janar

Presidenti është kryetar i këshillit të sigurisë, është kryetar i KLD dhe komandant i forcave të armatosura. Të gjitha këto i japin atij një hapësirë të gjerë veprimi në dobi të qetësimit të gjendjes, por edhe të veprimit të shpejtë të institucioneve në dobi të qartësimit të të vërtetës. Kam frikë se presidenti në atë ngjarje ka vepruar si jo- president dhe aspak politik.

 

Për votën pro Topit

Ne nuk zgjodhëm Topin, por zgjidhëm krizën. Ne kontribuam që vendi të mos shkonte në një cikël të pafundëm zgjdhjesh të përsëritura.

 

Për zgjedhjet e 8 majit

Zgjedhjet e tetë majit ishin pasojë e klimës së 21 janarit. Nuk ka rëndësi opinioni im pasi ka folur OSBE.

 

Për qeverisjen

Me gjykim të ftohtë e racional mund të them se qeverisja ka shumë probleme. Duhet të zgjidhim dilemën nëse qeveria po fsheh krizën ose kriza po fsheh qeverinë. Mendoj se më shqetësuese se një qeverisje e lodhur është fakti se janë lodhur qytetarët. Gjendja më rezulton se është diku mes qëndrimit katastrofik të opozitës dhe euforisë së qeverisë.

 

Për nevojën e rotacionit

Nuk mund të mohoj vlerën e rotacioneve në demokraci.

Ne duhet të kemi një opozitë të palodhur dhe konkurruese, të aftë për të shkundur qeverinë nga lodhja. Opozita është një pasuri. Në këtë binom përfshihen të gjitha vlerësimet edhe për mungesat.

 

Për premtimin se do kthente paratë e fajdeve

Nuk ekziston premtimi për të kthyer paratë 100 përqind nga fajdet. Këto kthehen në refrene mediatike dhe qarkullojnë pa meritë. Ajo që kam bërë unë ka qenë çrrënjosja e piramidave dhe zëvendësimi i tyre nga 14 piramida në 14 banka. Një kuletë e humbur nuk zëvendësohet me një pjatë gratis. Ne ishim përballë një opozite konkurruese dhe të ashpër.

 

40 komente në “Nano: Jam ofruar për president. Më 21 janar të dyja palët kapërcyen të drejtën”

  1. Saimir says:

    Po e degjoj Nanon dhe me duket se ka marre nje pozicion shume te veshtire duke dashur te qendroje mbi palet dhe duke folur shume e duke mso thene asnje gje.

    1. LORA says:

      Sa stomak te forte qe paske!!!!!!Edhe kohen e paske te tepert!!!!!!

      1. Vlora1912 says:

        Zgjedhja e Nanos President te vendtit garanton edhe 20 vite te tjera Tranzicion si ky qe po kalojme…..

        Vetem fakti qe ai ofron veten si kandidat i mundshem te ngjall krupen…

        Personalisht do te votoja, me mire, Zonjen Topalli apo Zotin Berisha pasi kan treguar me shume integritet, kembengulje dhe ndershmeri se Nano…

  2. druni says:

    hhahaha fatosi siper palev5e duke share edi ramen ikere palaco do me u bo president ti mer mut muti

  3. ben says:

    Toso,do me bo gallat nja 5 vjet,besoj.Cfare biznesesh ke ndermend te besh,apo do me privatizuar ndonje gje?Kujdes,se po i shet te gjitha Sala,nuk ngel gje per ty nga kjo pune,megjithse te shkretes Shqipni s’po i dilka fundi.Po presidencen ne Vjene do ta vendosesh?Me mire besoj per ty,se vjen ndonjehere dhe i sheh vete si po ecin punet,sidomos per integrimin,qe po te qan zemra.Shtepine qe bleve ne Vjene,sigurisht nga kursimet e rroges,kthehe ne presidencen shqiptare dhe shteti shqiptar ta marri me qira,sigurisht me nje shifer simbolike,aty ke 60.000 euro ne muaj.Nuk eshte shifer e larte per shqiptaret,se mbajne sa te duash shqiptaret.Po u zgjodhe,mos u lodh me ardhe shpesh ne Shqiperi,duku nja 2-3 here ne vit.

  4. Vlora says:

    Ah mor ndyresire,

    ti duhet te ishe qelbur ne Spac me gjithe ato qe i ke bere ketij vendi.

    1. M says:

      O Vlora, po edhe sikur te mos kishte bere asgje te keqe, mjafton vetem fakti qe me 14 shtator u vesh me takie e ia mbathi ne Maqedoni. President te tille do Shqiperia sot ne keto dite te veshtira?
      Ciao

      1. zhaku i pamposhtur says:

        do te jete nje ogur i zi per kombin shqiptar vendosja e nanos ne fronin e presidentit…kjo mund te jete nje paranteze per zhvillimet politike te shqiperise….

  5. Call of Duty says:

    Se pari dua te them qe eshte akt anti Shqiptar te zgjidhet Fatos Nano president i Shqiptareve.Ky zoteri me prapaskenat dhe pazaret politike solli kete mazhorance ne pushtet, pikerisht kete mazhorance qe ne vitin 1998 e detyroi te fshihej si frikacak. A e mendoni o zoterinj politikane qe nqs beni kete pazar politik me nje frikacak si ky, integriteti territorial i Shqiperise esht ne rrezik. Ky njeri u fsheh ne 1998 nga banda e Sali Berishes, e imagjinoni c’fare do beje ky pseudo politikan po te kercenohemi nga shtete qe duan shkaterrimin tone. Ky njeri i ka dhene provat qe eshte nje humbes dhe frikacak, dhe si i tille nuk mund te ulet ne karriken e komandatit te pergjithshem to forcave te armatosura te Shqiperise.

  6. frasherlliu says:

    Ngaterrestar politik qe kerkon te perfitoje nga situate e rende politiko morale e psikollogjike dhe kerkon fronin e sundimtarit dhe ti siguroje pensionin dhe te lere ne rehati Berishen.Nje kurve e re politike sillet si modernizuesi i puneve dhe shpresave te shqiptareve por qe bie ere te qelbur dhe asnje pergjigje te sakte nuk dha per ngjarjet e renda te ndodhura.Fajtor per 21 janarin ben Prokuroren e Republikes.More bir kurve po ajo nuk ka vrare njeri por leshoi urdherin per te ndaluar personat e dyshuar dhe qeveria urdheron policine te mos i ndaloje,ku eshte faji? Urrejtje dhe indinjate kam ndaj ketij njeriu qe shkel me kembe mbi dinjitetin e njerezve.Kerkesa per tu bere president eshte shtyrje nga Berisha qe ai ti shmanget drejtesise dhe gjykimit te popullit.

  7. ermir says:

    po ca m… do ky??? ky nuk ka qendimin 10 vitet e fundit ne Shqiperi si kriter kushtetues. Pse nuk e permend kush kete qe edhe ky te p..rdhet dhe te mos na dale me para sysh…????

  8. Kely J.Andress says:

    Jam dakort me komentuesin “druni”

  9. G.Premti says:

    Do fillojme kerleshjen
    **********************
    Ajde Nano po te presim
    Tja fillojme si dikur
    Ta forcojme bizinesin
    Parate e zeza ti bejme mur
    C’pret shiko sa u pasuruan
    Kalteroshet ngjyre blu
    Na fundosen ne mbaruam
    Mos na lere si kercu
    Vertet ne rame dakort
    Te pasurohemi si dy binjake
    Por jo,i kaluan kufijte
    Na bene fare guake
    Dikur e lidhem mareveshjen
    Njehere ne njehere ju
    Do fillojme kerleshjen
    Po na i punuat keshtu.

  10. Kris says:

    Para zgjedhjes se Nanos duhet nje zyre poker ne presidence ndryshe ate se glen ne shqiperi.Kush do ti firmose ligjet?

  11. roland says:

    robert camcakezi president? tallesh??

  12. edi says:

    Kumarxhi pijanec njeri legen

  13. jimmy says:

    si ka mundesi i jepni hapesire nje qelbesire si ky,,,nuk na lodhi boll ky shkerdhate bashke me saliun,,ju lutem mos i jepni hapesire mediatike nje shkerdhate te ikur, dhe mbase iken dhe shkerdhata tjeter

  14. agbi says:

    Edhe sikur te ishte njeriu me i denje per ate post , vetem barazpesha qe i bene paleve per 21 Janarin i shumzon te gjitha me 0 , prandaj hajde q..u .

  15. Persa kohe kombi shqiptar eshte i shtypur, kurre nuk mund te kete paqe. says:

    Qysh qenka kjo? Te dy palet paskan kaperxyer te drejten? Une rri e shoh gruan tende lakuriq duke bere seks me grupin e arapeve. Vetem pse une hap syte dhe shoh se cben gruaja jote, ti me vret mua dhe ne fund del qe te dy neve, si une si ti paskemi kaperxyer te drejten. Pjelle e peshtire! Ndaj nuk behet Shqiperia, nuk ka njeri tu veje fre ketyre xhahileve!

  16. Fred says:

    Ky legen e ka vendin ne burge per krimet qe I ka ba popullit shqiptar bashke me ate kurven e greqise,,, o popull fatos nano , luli ,meta ,sala jozefina, Rama,e te gjithe duhet ti sekuestrohet pasuria dhe ne burge…nuk ka rruge per popullin shqiptar tjeter ,,, boll ,keto vetem se nderrojne vendet se te gjithe Kane vjedhur bashke dhe asnjeri nga at a nuk thote se po u bane president do te hap gjyqin per krimet qe Kane ba ,,,, vetem ne burg

  17. Edmond says:

    karagjozi pijanec.. ne fakt e kam qef se kemi fut hajdarin te dy ne nje brime po i ngeli atij derri mach ne dore

  18. Roni says:

    Kam njohur disa njerez qe e duan Fatosin president.Per cudi te gjithe ata jan si Ai,njerez pa INTEGRITET PERSONAL.E harroi KATARSIN z.Nano !!Pas premtimit per rikthimin e lekeve te piramidave,katarsisi ishte nje tjeter genjeshter qe i vrau shum thelle qytetaret shqiptar.Ata e besuan,por ky mashtrues nuk con asgje deri ne fund,pra eshte i pabesueshem.Nejse beri mire qe u kthye,tek e fundit do na i beje nje nder,te gjithe kemi nevoje te testohemi.Ai duhet te marri leksionin e fundit,ndersa ne duhet te njohim veten se sa kemi zen mend nga keta genjeshtar dhe mashtrues.

  19. malsori says:

    JAM KUNDER TEJE Z.NANO.AKOMA NA TINGELLOJNE NE VESHE FJALET E TUA TE DIKURSHME PER BERISHEN DHE SJE GHE TJETER VETEM SE I NJEJTI POR MAJTAS.E MENDOVE PS SI PRONE TENDEN,E KUR TE PERZUNE VOLLE VRERE.SJE ME PER POLITIKE.BOLL ME ME TY E BERISHEN.KA PLOT DJEM E VAJZA SHQIPERIA QE JANE TE NDERSHEM DHE E DUAN SHQIPERINE JO PER TA RRJEPUR POR PER TI SHERUAR PLAGET QE I HAPET TI E BERISHA.

  20. Elsa Pema says:

    Nano shko jep leksine ne Fakultetin Ekonomik dhe mos u merr me politike.Populli nuk te don me……

  21. burreli says:

    Kjo historia e nanos per tu bere president me ngjan me historine e nje gruaje prostitute qe i thote burrit çdo nate te dua dhe ne fakt ka mbetur shtatzene me dike tjeter.Per mua ngelet nje palaço e komunizmit qe realisht po vuajm nga keto rudimente .Nuk dua ta besoj qe shqiperia udhehiqet nga te jashtem qe na ” duan” te miren neve ,por ne qofte se zgjdhet fatos nano i them popullit tim ;Shqiperise do ti qendroje vetem emri se te tjerat nuk jan shqiptare.

  22. edi says:

    Prape ky na u be nanoja dhe berisha si ai muti pas kepuces o te shkretet Shqiptar..

  23. anticensurë says:

    kërma politike,logoriko-reto-sofisti,nano ka filluar të bëjë rreklamë për lumin e fjalëve të pa kuptimta të tij!sikur nuk na mjaftojnë i çmënduri i doktoruar dhe i çmënduri adoleshent!
    qorro a ka mundësi ta futësh këtë rreklamë që po bën në të njëjtin vënd që i kërkove gjunkshit për të futur qoftet e turqisë??
    shkko mor legen!ti do të hash në të dy anët sa për shtet dhe komb ti ke rakinë!boll patëm bomirin si anjëanës,ai anonte vetëm nga farat,tashti do të na dlësh ti me asnjëanësi uiski!je shumë i shtrënjt në krahasim me farat e topit!

  24. Ramy says:

    pijanec sahan lepires i vucidolsit

  25. 00 says:

    turp per nje kanal si top channel ti ofroj nje hapsir ketij kafshes ,e mjera shqiperi, keto te ndan ne tosk dhe gege te urryer ,te ndan ne politik po te ndajn dhe ne fe, a sa mire me qan shqipetar

  26. Gazmir Piku says:

    Largimi i 10 deputetëve nga PDja do bejne qe PSja te ketë z.NANO PRESIDENT i REPUBLIKES.

  27. jani says:

    ky njeri vuan nga deliri i madheshtise , harron se sot nuk i rruhet njeriu per te . ne kohen kur ky qeverriste korrupsioni u kthye ne ministri me vete,ndersa sot duket se po i mbarojne leket dhe mendon te kaloje bukur nja 5 vjet si president nen shoqerine e xhoit, wiskit, bixhozit dhe perversiteteve te tjera

  28. Shkelzeni says:

    Ne po na vjen mendja verdalle te shporrim dhe kete binjakun tend (me baba Ramizin),se na bete lemsh keto 20 e kusur vjete,e shyqyr ty te hoqem qafe,e ti na thua te vij une prape…!!!-Sikterrisu Fatos se nuk te do me njeri te te shohe me sy ,akoma se ke kuptuar ?!

  29. Plaku thote says:

    Ore djalosh fatosi! ne pleqte themi nje fjale,po pse mo humbi stambolli per nje gjilpere? po Shqiperia ka plot intelektuale dhe shume shume here me te mire se ty e se keta qe na e shpifen ne krye te vendit.Te jeme i sinqerte ti,ndofta mund te keshe qene i paster e i virgjer kur e fillove karrieren tende si politikan,por rrugaci i vicidolit te zhvirgjeroi edhe pse vete ai ne jete te tije se besoj te kete provuar grua tjeter per vec se gruas se vet ose ndonje dhie atje ne bjeshke,perpara se te zbriste ne kryeqytet per tu shkolluar.Qe te mos zgjatemi,se nuk dalin as netet e dimrit per te shkruar ne kete moment per poshtersite e tua te saliut e te metes me shoke.

  30. hajriu says:

    Filluan prostet e politikes te riciklohen ……… keshtu e kane kkkuuuu….. , riciklojne njera -tjetren.

  31. qytetar says:

    Ky popull nuk duhet te ricikloje Fatosin, pas eksperjences se riciklimit te Sales. Ne kete rast do te ishte nje kthim shume parapa, dhe nje rikonfirmim i emrimeve te z. Alia. PS do te humbte nje pjese te konsiderueshme te mbeshtetesve te saje. Njekohesisht do te perjetonte nje diversjon nga ky individ qe me thirrjet e tije perkrah z.Milloshi i siguroje humbjen socjalisteve ne Tirane. Ky vend ka njerez te nershem e te pergatitur, jo nga institutet marksist-leliniste.

    NDAL GABIMIT.

  32. Ani says:

    O Nano o Pusht ,,,uroj fatin sa nuk theva ekranin kur degjoja kete ndyresire qe me fliste si nje ujk i qire me lekure dhelpre .Po te te kete mbetur nje fije moral o hore largohu nga politika sa nuk eshte vone ,,je i pa deshirueshem nga pjesa me e madhe e njerezve te ndershem te ketij vendi . Nuk jemi si popull placka jote ,, .Qerrohu sa nuk eshte vone o njeri i paskrupullt ,,,Qerohu se na i ke bere cufke nervat t’i sebashku me Sali qe nga genjeshtrat ju ka vajtur hunda deri ke sendi tuaj i fishkur.

    Njerez pa moral dhe dinjitet qe vodhet vrate prete dhe akoma keni fytyre te dilni ne ekrane dhe t;i beni moral popullit YYYYYYYYYYYYY oooooo qelbesira na vrate shpresen dhe endrrat per jeten dhe ne dhe femijeve tane ,,,Qerrohu o maskara

  33. qytetar says:

    Ky popull nuk duhet te ricikloje Fatosin, pas eksperjences se riciklimit te Sales. Ne kete rast do te ishte nje kthim shume parapa, dhe nje rikonfirmim i emrimeve te z. Alia. PS do te humbte nje pjese te konsiderueshme te mbeshtetesve te saje. Njekohesisht do te perjetonte nje diversjon nga ky individ qe me thirrjet e tije perkrah z.Milloshi i siguroje humbjen socjalisteve ne Tirane. Ky vend ka njerez te nershem e te pergatitur, jo nga institutet marksist-leliniste. NDAL GABIMIT.

  34. Rena says:

    Nuk me duket i drejte ky dreq kerkimi per te bere me zor president nje figure qe nuk ka konsensusin e popullit; me para, me shitblerje, ky mund te dale, por eshte halli i Shqiperise qe ka mbetur ne mes te lumit dhe catia i rrjedh uje e jo me themelet, per kete duhet menduar, e jo t’u gjejme pune dhe t’u krijojme taraf mjeshtrave te korrupsionit. Me vjen keq vertet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje