Topalli takohet me Arvizunë: Mund ta mbyllim reformën zgjedhore në afat

19 Prill 2012, 20:29Politika TEMA

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ky i fundit po bën disa takime përpara se të niset për në SHBA.

Në një njoftim të Kuvendit thuhet se kryetarja Topalli e ka informuar se puna për reformën zgjedhore mund të mbyllet në afat brenda prillit. Mësohet se është diskutuar edhe për seancën ku u votua për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

“Tema e bisedimeve ishte axhenda e Parlamentit dhe e punës së komisioneve gjatë kohëve të fundit. Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ka kaluar dhe votuar disa blloqe nenesh dhe amendamentesh, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011. Me gjithë punën që është bërë, Komisioni ka mundësitë që ta përmbyllin punën e vet me sukses brenda afatit të caktuar, brenda prillit. Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit, shpjegoi për punën e Grupit të Punës për Reformën parlamentare. Ajo theksoi se Grupi i Punës ka një mandat që e detyron të punojë në modelin e Rregullores së Parlamentit Evropian dhe në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Biseda vazhdoi edhe me diskutime të zhvillimeve të tjera të fundit në Parlament,” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

16 komente në “Topalli takohet me Arvizunë: Mund ta mbyllim reformën zgjedhore në afat”

  1. Vlora says:

    eh mor arvizu, i di politikane ti qe mund te kuptohesh me ta ,,nuk e di ti se ata njohin vetem gjuhe shpellash.

    1. Manjola says:

      Kjo eshte komplet lolo, si nuk e kuptojn keta diplomatet e huaj xhanem?!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

  2. USA says:

    Arvizu e di mire…. shume me mire se vete shqiptaret kush jane keta…jepini pak kohe dhe do e kuptoni

  3. gjergji usa says:

    Kjo qe po ben z.ambassador eshte jo nderhyrje ne punet e brendeshme te nje shteti por ngaterrim i puneve te nje shteti.
    As ne vendet afrikane nuk futen kaq thelle ambasadoret deri dhe ne gjera banale dhe perversitete.Vetem zenia e kosit nga qumeshti ka shpetuar
    pa ju mesuar udheheqesve tane arkitekti i 21 janarit zoti arvizu.
    Difekti ne shqiperi eshte vetem nje nen qe duhet te shtohet ne kushtetuten e shqiperise:AMBASADORI AMERIKAN ESHTE MBRETI I SHQIPTAREVE I CILI ZGJEDH
    BURRIN E SHTETIT DHE YLLIN NE NGJITJE.Nuk kane me nevoje shqiptaret per rrena me:
    -reforma
    -integrime
    -votime
    -zgjedhje
    -eksertiza FBI….DHE BLA BLA BLA…

    1. daku says:

      gjergji palla,,,,,,,aq sa rri ti ne usa,aq rri une ne hene,,,,,ju ka ik koha juve, komunistve mashtrusa

    1. Astrit G. says:

      oderzi Pellumb Lamaj, une jame lindur dhe ritur ne Fermen e Clirimit….Babi juaj bente namin ne ne ferme a pojo? ti hyre ne burg per “xhepa” sot na bene politik duke lare halet dhe shkollat e zezaqkve e te miksikaneve, ti nuk je ne gjendje te martohesh dhe te mbashe nje grua, bytha jot ben, politik me ordineret e amerikes.

      1. Aliu nga Ndërmënasi says:

        Zoti Astrit G, më lini përshtupjen e një sigurimsi inat-qar i madh, me komentin e bërë në atë mënyrë për zotin Pëllumb Lamajn.Të vij turpë për komenti e bërë se ne e dimë të gjith se në burg nuk ka rënë për vjedhje por ka rënë si kundërshtarë i komunizmit,me sa shoh ju u pëlqen politika e bërë nga komunistët kriminel dhe vrasës.Zoti
        Pëllumb Lamaj ka qënë njëriu dhe i burgosuri më i ndershëm dhe i respektuar në burgun e komunizmit me emrin Spaç.Zotit Pëllumb Lamaj, i hodhën hekurat në moshën 19 vjeçare, ka vuajtur 11
        vjet ne burgun famëkeq të Spaçit.
        Respekte për Pëllumb Lamajn.

  4. elinor says:

    “…do ta mbyllim brenda afatit por, gjithnje, ne rast se opozita eshte dakord me absurditetet tona”!!

  5. Besmiri nga Luari says:

    Z. Arvizu eshte presidenti de fakto i Shqiperise. Ai therret ne raport kedo nga shtetaret Shqiptar. Nje pyetje me mundon dhe nuk di kush mund t’me jap pergjigje: ky zoti ambasador interesat e kujt mbron? Interesat e Amerikes apo te Shqiperise? Faleminderit.

    1. wert says:

      Sigurisht qe mbron interesat e amerikes qe jane “pak” si te perlyera me korrupsionin e madhe ne Shqiperi

  6. roland says:

    mbylle reformen o kryetarke. mund ta mbyllesh dhe ta hapesh sa here te duash! shqiptaret do ja mbeshtjellin me vrap ne durres se nrofet koha. ti vazhdo, mbylle, hape dhe prap hape!

  7. Besmiri nga Luari says:

    Faleminderit per pergjigjen, po pse e degjojne kaq shume shtetaret tane, apo po se degjuan shkojne ne hale te gomares? Po ne si popull pse e durojme kaq shume? Deri kur do te vazhdojme ta durojme? A do te kete fund ky durimi yne?

  8. gaitano says:

    gjergji usa do doja vec te jepje nje pergjigje,po sikur mos te futej arvizuja?e mendon c’katrahure do krijonin politikanet tane,apo kerkon arbitrimin e atyre qe shkaktuan otranton,apo te ketyre qe ste lejojne te kalosh kufirin pa qene grek,apo ketyre qe masakruan kosoven.pra te vetmit qe politika jone ja ka friken dhe rrin sus se e kane grafine te bere eshte usa,dhe ska rendesi emri ambasadorit apo menyra e te folurit,pasi ai smund ti terheq veshin ne bulevard,po i merr ketej,i jep nje sugjerim te vockel,dhe keta burrat e shtetit shqiptar kthehen shume me te edukuar.thuj shyqyr qe eshte dhe ky pasi ai volfarti duket se eshte kukull. Eshte e thjesht,sikurse komtarja e futbollit tone ndertohet vec nga trajner te huaj,ashtu dhe shtet ne sdime te ndertojme,se jemi te keqijte e vetes.

  9. Jani says:

    Zoti Lamaj, i cili sot jeton në shtetin Nju Xhersi- SHBA, ka vuajtur vetë 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit.Me ndershmëri të përkryer dhe i pa nënshtruar nga e keqja e madhe që ishte mortaja e tmerrshme sllavo komunizmi.

  10. qytetar says:

    Dikur mbiemrat vendoseshin mbi bazen e nofkave,ofiqit,toponimit qe populli kishte perdorur per keto persona, si shembull: qorri, trashi,guna,karai etj
    kur ne failje kishte topall, thoeshte te topalli,ky term perdorej edhe kur personat ishin me te meta, dhe thohej eshte topall i shkreti e keshtu u vendosen mbiemrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje