Kryetari i LSI, Ilir Meta, në një intervistë për AS tha se partia e tij është për korrektimin e sistemit aktual zgjedhor për të barazuar votën. “Ne nuk kemi kontestuar numërimin elektronik, sepse ai është një hap përpara, një hap modernizues e transparent, por shqetësimi ynë ka qenë marrja e të gjitha garancive të domosdoshme që të jetë i suksesshëm, pra të mos ketë bllokime. Ju e imagjinoni se ç’tension të panevojshëm do të kishim në këto raste. Ky është i vetmi preokupim. Së dyti, ne jemi për korrektimin e këtij sistemi aktual për të evituar diskriminimin dhe për të barazuar sa më shumë të jetë e mundur votën e qytetarit, ashtu siç kërkon dhe Kushtetuta. Edhe njëherë tjetër, ne apelojmë që të intensifikohet puna, të rritet transparenca dhe në fund fare të kemi një produkt përfundimtar në fund të muajit prill, të respektohet përfundimisht ky afat,” tha Meta, që mirëpriti organizimin e një tryeze mes partive për këtë çështje.
Ndërkohë, ndryshe nga kryetari i opozitës Rama, i cili shprehet se e ka të vështirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, pasi shumë gjëra varen edhe nga vullneti i mazhorancës, anëtari i Kryesisë socialiste Arben Malaj shprehet se është momenti që PS të tregohet më imponuese. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputeti i PS-së Malaj kujtoi rastin e ndryshimit të Kushtetutës katër vjet më parë, për të ilustruar se kur ka qenë e nevojshme PS dhe PD e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Malaj ka vlerësuar edhe rolin e koalicioneve me partitë e tjera, si shumë të nevojshëm për krijimin e një mazhorance që ndërmerr reforma të rëndësishme. Sa i përket ekonomisë, Arben Malaj ka pranuar se Shqipëria nuk u prek shumë nga kriza globale, edhe pse sipas tij ajo është ndjerë në disa sektorë. Mirëpo, ish-ministri i Financave në qeverisjen socialiste tha se autoritetet përgjegjëse duhet të vijojnë të jenë vigjilentë dhe të ndërmarrin masat e duhura parandaluese.
Meta! zhduku nga faqja e dheut se Shqiptaret nuk kane nevoje per plehra te llojit tend…
mos e dashte zoti me ndejt ma npolitik ky hajvan hajdut
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/fatos-nano-president.html
Ilir Meta te mos beje deklarata,por ti beje presion PD si pjestare e koalicionit qeverises, qe te pranoje propozimin e PS per nje sistem propocional kombetar te votimit. Kjo me sa me kujtohet ka qene edhe nje nga kushtet e marreveshjes se perbashket me PD.
Pra presioni per kete i duhet bere jo vetem PS,por edhe PD e aq me teper kete duhet t’ja beje LSI.
o malaj vetem ti dhe berisha e mohoni krizen. do e pesosh si kaci ore mac
lan nom tu permend krizen ekonomike boterore! ne jemi vendi me i varfer i botes, kto thon sna ka prek kriza ekonomike. i varferi nuk e ndjen kurre krizen, i pasuri po!
Malaj ka ndare detyrat me Berishen dhe Meten , pra ka marre rrugen e mutit ate te Kasteriot Islamit
Meta politikan i zoti dhe hajdut i keq.
Votimi elektronik ka anet e saj pozitive dhe negative:makina bie shpesh ne defekt,eshte hera e pare,moshat e vjetra duhen shoqeruar,duhet te ketë drita gjate gjithe kohes.Ështe i pa kontestueshëm.
populli doli me 21 janar per korrupsionin qe beri I LIRI me 700 mije eu por e hengren 4 vete, politikanet harruan I LIRIN dhe merren me salan dhe jo me te dy, media duhet te flas .