Gallatë e hidhur me Entelën e Boboshticës

19 Prill 2012, 22:31Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

facebook.com/bledi.mane

 

Entela Prifti quhet. Gjykatëse karriere është. Momentalisht kryetare e Gjykatës së Apelit të rrethit gjyqësor Korçë.

Pardje ia damkosën me të kuqe pasaportën e saj biometrike ndërsa tentonte të shkonte në Greqi të kalonte weekend-in. Do të shkonte të shpenzonte euro matanë kufirit se helbete këta gjykatësit tanë i kemi të kamur.

Mua personalisht më ngazëlleu incidenti i refuzimit të Entelës dhe kolegëve të saj gjyqtarë nga ana e policisë greke, por me një korrigjim të vogël do të ishte vërtetë një arsye më e kompletuar.

“Jeni rrezik për rendin kushtetues të Greqisë dhe qërohuni nga toka jonë!”-kështu bërtitën policët e kufirit helenas dhe Entela me shoqet u kthye me bisht ndër shalë andej nga erdhën.

Media gumëzhiu disi, qeveria stakoi trurin siç ka stakuar linjën interkonjeksionlale të Kosovës dhe nuk e rruajti fare, kryediplomati pasiv i Ilir Metës aktiv, Haxhinastoja reagoi si leshko rreth incidentit ndërsa KLD-ja pa nënkryetar dhe Konferenca Gjyqësore Kombëtare me kryetar nuk e vunë ujin në zjarr për kolegët e tyre. Ndërkohë incidentin e rëndë ndërkufitar shumë syresh e lidhën me dënimin që këta gjykatës i dhanë Naumit të Omanias varrhapësit të Boboshticës. Emocionalisht gjithkush mund ta besojë si të tillë, por me një logjikë më të kthjellët unë arrij në tjetër konkluzion…

 

Entela Prifti quhet. Gjykatëse karriere është. Ish anëtare e Kolegjit Zgjedhore, e cila zgjedhjet lokale të 8 majit i shpartalloi së bashku me Tomën dhe Sashenkën.

Entela Prifti quhet, por përfaqëson qindra entelëra anembanë këtij vendi, të cilët pasi kalbën sistemin e drejtësisë (paguaj taksa oooo milet!) kanë filluar të infektojnë edhe sistemet e tjera të një pushteti, i cili po konvertohet në regjim kodoshësh. Janë gjykatës të një vendi, rendi kushtetues i të cilit ka kohë që është halabakosur, i një vendi autist të cilit nuk i bën derman as Lili e as qendrat e saj rehabilituese.

Ushtarët grekë kanë të drejtë kur i përcjellin me ceremoni pse i druhen rendit kushtetues të tyre. Megjithëse zgripi i krizës dhe mirëqenia atje në Greqi ua ka ulur kokën, ende fqinjët tanë tregohen vigjilentë. Nuk mundet të lenë të shkelin tokën e tyre gjykatës me staturën, anadollakun, makutërinë dhe mëkatet e entelrave dhe sashenkave. Nuk duan të infektojnë me lebrozën e drejtësisë shqiptare ato pak vlera që u kanë mbetur të shenjta në atdheun e tyre. Mjaftohen me hapje varresh në Kosinën dhe Boboshticën e Shqipërisë e nuk duan t’i hapin vetes telashe me karagjozë si këta tanët, të cilët edhe Petrus Sabbatius Iustinianus Augustus e kanë koritur dhe turpëruar ndër shekuj e mote.

Pardje policia greke injoroi një tufë gjykatësish duke ua flakur tutje pasaportat e kuqe me shqiponjën dy krenare. Shqiponja u fluturoi e u iku prej pasaportave duke mos duruar poshtërimin. Vetëm ngjyra e kuqe u mbeti. U mbeti në pasaporta dhe mbi fytyra si damkë turpi.

Pas 22 vitesh të një gjysëm miqësie të nderur, kufitarët problematikë helenas tregohen diplomatikisht korrektë.

Kësaj here bënë atë çka duhet të kishim bërë ne me kohë.

Kot mburremi ne shqiptarët për trimëri.

53 komente në “Gallatë e hidhur me Entelën e Boboshticës”

  1. DHELPRA says:

    PO CA LESH INCIDENT I REND ME GJITH KTO MONSTRA MIR JA BEN QE NUK E LAN TE KALONTE, NUK I MJAFTOJ 28.000 Km2? MONSTRA TE SALIUT!

    1. fule says:

      Ky eshte artikull ikone. Te lumte o Bledi Mane.

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        USHTARET GREK DENOJNE GJYKATESET SHQIPTARE TE MOS HYJNE NE GREQI…..!!!!!!!!!!!!!
        Bledi.Shkrimi juaj eshte shum konfliktual.
        i pare nga ana argetuese,ju jeni mjeshter i perdorimit te fjales.
        Por i pare nga ana e lirive dhe e te drejtave te njeriut,i mardhenive demokratike midis dy shteteve fqinje ne kuadrin e konventave nderkombetare,sarkazma dhe gezimi jot me duket teper fyes per ne te gjithe shqiptaret.
        Pra ju gezoheni qe USHTARET greke denojne GJYKATESIT e KORRUPTUAR shqiptare sepse bejne padrejtsi ne dhenien e vendimeve gjate ushtrimit te detyres se tyre ne TOKEN SHQIPTARE!!!!!!
        Pra ate qe duhet ta benin vete shqiptaret,qe harxhojne kohen si une dhe ti ne F.B dhe twiter,pra qe ne te denojme vete gjykatesit tane qe po na e nxijne jeten,duke shpallur hajdutet te pa-fajshem dhe kriminelet i emreon kryetar-Bashkie,gezoheni qe na e bejne ushtaret grek!!!!
        Po pse e ben shteti grek o Bledi kete gje???
        A mos valle i dhimbsen shqiptaret qe po vuajne nga ky regjim i ri diktatorial i Sali Berishes qe po e katandis Shqiperine ne klounin e Europes???
        Bledi shteti grek u tregoi dhmbet Shqiperise dhe shqiptarve.
        Greqia me nje veprim te tille tregoi se eshte e gatshme te perdori cdo mjet per te larguar vemendjen nga kriza e madhe qe ka pushtuar kete vend te Bashkimit Europian.
        Greqise nuk i indereson perparimi dhe stabilizimi i Shqiperise sepse po te kene vepruar me te vertet gabimisht gjyqtaret tane ,minoritetei grek dhe i denuari ne fjale mund ti drejtohet Gjykates se Hages dhe asaj te Strasburgut ,por jo te bejne vetgjyqsine ushtaret grek ne kufi.
        Un personalisht si shqiptar ndjehem i fyer nga ky akt poshtrues dhe primitiv me te cilin nuk ndertohem mardhenie miqesie dhe shqiptaret nuk shpetojne nga gjyqtaret e koruptuar.
        Greqia do lufte ne Ballkan o Zoti Mane ajo don shkatrrimin e Maqedonise dhe destabilizimin e trojeve shqiptare.
        Ti si permetar e din shume mire se sa dinak dhe i pabese eshte greku,prandaj te lutem mos u gezo per kete shuplake qe na dhane ushtaret grek ne te gjithve,sepse ato nuk ja dhane Sali Berishes,qe u intereson te mbetet ne pushtet duke poshtru dhe varferu shqiptaret.
        Greqia mund te perdori shume metoda te tjera demokratike,kur mendon se ju behet padrejtsi minoritarve grek ketu tek ne,po qe se te don me tregu se eshte shtet i civilizuar dhe antar i B.E.
        Por Jo ajo tregon fytyren e verete nacionaliste qe bejne sot sternipit e Zervas,njesoj si ky i fundit perdori ndaj popullsise shqiptare te Camerise.
        Kujdes o Bledo dhe kur ben humor me shashenkat dhe entelerat,qe ne Greqi shkojne si shqiptare,edhe pse me parate qe i shperblen Berisha ndaj besnikrise qe tregojne per te.

        1. fuck all says:

          ah Fred dibrani hamburges. Aq mire ua bene greket ketyre hajduteve sa nuk e ke idene. Greket nuk na dhane asnje shuplake neve por shpresoj ti kene dhene 1 leksion te mire bandes se Ali babait me 140 hajdutet duke i treguar qe ata nuk jane zoti mbi toke. Keta politi(k)anet tane ndjehen te plotfuqishem, te pakapshem, te padenueshem ndaj greku ua shpjegoi me menyra paqesore qe ata nuk jane askushi kur kalojne token shqiptare. Leri nazionalizmat sepse ne kete rast nuk vlejne. Mire thote Bledi qe ne shqiptaret mburremi kot per trimeri dhe bejme sikur indinjohemi per xhestet e grekeve ndaj popullit shqiptar kur populli grek eshte i vetmi shtet ne Europe qe po tregon qe politikanet e saj nuk do kene paqe deri sa te rregullojne popullin grek. Ju shqiptaret rrini e kritikoni te tjeret. Zoti ju paste ne qafe popull qafok, budall pa karakter dhe pa bolls sic thone ketej nga ne.

          ps shkrimi yt me pelqen Bledi dhe provova te njejtin gezim feminor kur lexova lajmin e perzenies se mafiozeve.

          1. Rroku says:

            Per Fuck your self
            Cfar thua more debil i semure, vetem vrer nxjerr nga goja:
            -Gjyqtaret i ben mafioze dhe hajdute
            -Nacionalizmi nuk na vlen
            -Leksion per ali baben me 40 hajdute
            -Popull qafok e budalla
            Ne dhjete rreshta shpreh gjithe keto fyerje. Vetem nje mendje e semure gjeneron kaq shume helm.
            Ne fund shprehesh qe qesh si femije nga gezimi!!!
            Tamam simptoma te nje debili delirant.

        2. bujar haznedari says:

          jam plotesisht dakort me fred dibranin.z.bledi me nje artikull te tille cvlerson pa kuptuar dhe shume artikuj te tjere te tij qe
          une i kam cilesuar te mira

  2. haskoduka says:

    O Bledi, hallall qumështin e nënës per kete shkrim. Me veprimet e policise greke si shqiptar NUK PAJTOHEM, por une NUK PAJTOHEM as me veprimet e mefshta te ministrit Haxhinasje dhe pushtetarve te tjere. Konkluzioni tjeter qe keni arritur ju (ndryshe nga ai qe paraqiti media) sinqerisht do te doja te ishte i vertete. Ketij kallepi te gjyqtarve dhe politikaneve do te ishte shume mire t’ia kishin mbyllur portat ne kufi edhe shtetet e tjera te BE-se e SHBA. Te kuptoje mire Berisha se ku e ka katandisur shtetin ligjor dhe drejtesine ne Shqiperi.

  3. SALI says:

    GALLATES SE GJYQETARES NE KUFI DUHET SHTUAR DHE GALLATEN E QEVERITAREVE TANE,SA HERE NDODHIN NJGARJE TE TILLA.QEVERITARET TANE JANE SHUME TE SJELLSHEM ME FQINJET,SIDOMOS ME GREKRIT.ATA JANE GATI TE PRANOJEN ‘Shaka” TE TILLA QE BEJEN KUFITARET GREK ME QYTETARET SHQIPETAR.EDHE KUR DUHET TE KERKOJEN NDONJE SQARIM NE PALEN FQINJE[sbehet fjale per protest]E BEJEN ME ZE TE MEKUR.KY QENDRIM I QEVERITAREVE TANE TE ”SJELLSHEM” I NJGANE ATIJ PEDERASTIT PASIV QE I THOTE PARTNERIT TE TIJ-me fal se te kam kthyer shpinen[bythen].

  4. kledi says:

    O Bledi plehra pro greke.Ky eshte tamam nje shkrim i nje provinciali te shemtuar pro grek sic je ti.Ti gjithnje e ke nxjerr ate koken tende te shpifur si pro grek,por me kete shkrim ti u bere “gelbaze greke”.Eshte cudi fakti se si mund te botoje gazeta ‘tema’,qe eshte nje gazete qe ka nivel, nje artikull pacavure si ky yti,qe eshte fiks nje perzierje shemtie e surratit tend me mendjen tende po aq te qelbur pro greke.

  5. LOLA says:

    hajde moj entela si qenke si qofte

    1. Andreas says:

      …dhe shiko si i xixellojne mustaqet ?

  6. Blendi says:

    C’flet o Blend, pash zotin? A je ne terezi? Si mund te tallesh keshtu me dinjitetin kombetar o derezi? U plas trapi Grekeve se gjyqtarja paska gjykuar zgjedhjet ne Shqiperi??!! As u plas fare o kaqol. Ata e kane refuzuar sepse ajo gjyqtare nuk u lepiu bythen ne procesin e varreve te Boboshtices, por ua perplasi te drejten surratit, sic e meritonin. Kaq o derezi, kaq. Por, me ate veprim te kthimit ne kufi, greket s’kane kthyer vetem gjyqtaren: ata te kane kthyer edhe ty qe shkruan keshtu pa pergjegjesi, edhe mua qe jam dakord me vendimin e asaj gjyqtareje, edhe te gjithe shqiptaret apo greket e ndershem. Na e kane fut shpulle surratit, ooooo Blend. …Po mbase ti nuk e ke problem, vella…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke te drejte…Mane, nuk jeton vetem ti ne Shqiperi…Ofendim i rende…Artikulli ka ca ceshtje qe qendrojne, por ato jane problemet e brendshme te shqiptareve per zgjedhjet dhe grekerit as duan t’ja dine (ne mos nuk e dinin)…Persa i perket xhestit, injorim…

      Kurse ti Haxhinasto, futi nje biftek dhe nje birre me ate te OSBE-se deri sa te ndjeni afshin e mallengjimit…

  7. perlat spahiu says:

    JU MIRE SHKRUANI E KENDONI,ZOTI MANE-BLEDI,POR MENDOJ SE GREQET,NDALOJNE HANEMEN NGA BOBOSHTICA ,O SALI-BREKE-SKISHA,O IDHJER-MUTI,O GUNTH-RURI,ETJER KOOPERATIVISTE,ESHTE JO INTRESANTE,PER SHKIP-TARET,DOTE ISHTE INTERESANTE DHE E RENDESISHME,NESE QELBESIRET E MUTERIT QE KANE MESE 20VJET QE RRJEPIN E KORRUPTOJNE NJE POPULL TE TERE,E ASKUSH NUK REAGON.

  8. niku says:

    Mos ka qene gje ne burg ky bledi mane apo e kam gabim une?

    1. Tulipani says:

      Niku , ky eshte ai qe u merte me viza ( ne mos gaboj) para disa vjetesh me Angline etjera…..Bile dha dhe nje interviste ne ate kohe.

  9. kledi says:

    O Bledi Mane o bajge pro greke.Ti gjithnje ne shkrimet e tua e ke nxjerre ate suratin tend te shpifur pro grek,po me kete artikull mund te quhesh pa frike “gelbaze greke”.Ky shkrimi yt eshte tamam shkrim provinciali i nje fytyre te qelbur dhe te peshtire pro greke sic je ti.Eshte cudi se si mund te botohet nje artikull i tille ne nje gazete qe ka njefare niveli si gazeta ‘tema’.Fuck you garbage!

    1. Leka says:

      Kujdes, se aty ti je ne nje vend te gabuar, me ato mend qe jep,dukesh si nje mesjetar i izoluar, ne malet e Peshkopise.Mundohu sado pak te permendesh, megjithse me ato tru, e ke te pamundur,qe te shikosh si funksionon ajo bote.Prandaj i ben sherbim te mire vehtes nqse nuk hap goje.

  10. eheheheh says:

    ky eshte artikull qe kerkon te pilotoje ne antiberishianet dhe opozitaret ne hulline greke, nuk kam me shume besim tek ky aventurier filogrek….”Qellove si kalama o Mane!”

  11. Edi Detroit says:

    Bledi ti jo pa qellim harron arsyen kryesore pse greket nuk lejuan E.Priftin dhe gjyqtaret e tjere te hynin ne Greqi.Ata”kufitaret helene” qe ti i ngre ne qiell,jane po ata qe kane ndaluar ,rrahur e poshteruar me mijra e mijra emigrante te ndershem shqiptare,dhe do te jene ata qe nje dite do te te ndalojne edhe ty.Po po mos u cudit.Ata i ndaluan keto gjyqtare jo se jane te korruptuar( qe edhe mund te jene,apo me PD),por sepse denua bile sh. pak nje grek shqipfoles,qe hapte varret e shqiptareve ne Boboshtice,ashtu si ai prifti tend nga Permeti qe nen muziken e Laver Bariut hapte varret ne Kosinen tende.Ska rendesi si e kane emrat gjyqtaret E.Prifti apo F.Abdiu,ska rendesi jane me bimdje te majte apo te djathta,ska rendesijane te ndershem apo te korruptuar,rendesi ka qe jane nenshtetas te RSH,dhe bile zyrtare te larte te saj me imunitet,dhe si te tille “kufitaret hellen”,jane te detyruar te zbatojne konventat dhe ligjet nderkombetare.Sot te gjitha pushtet ne Shqiperi duke filluar nga ekzekutivi dhe perfunduar tek “pushteti i 4” ai mediatik duhet ta denonin kete akt te paprcedent ndaj nje zyrtari shqiptar.Qe te jesh nje gazetar i mire mo Bledushke,duhet qe pevec guximit,bindjeve,kerkesave tuaja,te kesh edhe dicka qe eshte shume e rendesishme qe quhet;Talent.Pikerisht ky te mungon ty,dhe kete mungese perpiqesh ta zvendesosh me fjalor banal,sharje,shpifje,shfryrje sikur flet ne mejhanet e Tiranes.Me shkrimet e fundit,dukesh qe ngjan me shume si nipi i priftit te Kosines qe hapte varret e permetareve,se sa nje pasardhes i Frashellinjeve mendie ndritur permetar.

  12. altin says:

    Po ne burg ka qene.E ka marre malli ndihet keq.
    Shkrim pa lidhje,ec te shfryme ku te mundim.

  13. Mandi says:

    vari hajdarin malokeve te Saliut Blendi..shkrim i bukur ..keta jane qelbesirat qe vjedhin popullin dhe shkaterroin sistemin e drejtesise..ju eshte mbush mendja se jane dikush…ne fakt vetem ca gjera te peshtira ..morracake

  14. ilir says:

    Personalisht mendoj se Bledi harxhon kot mendjen dhe shkrimet e tij ,te menderesoje (t’u jape mendje) nje panumuresi injorantesh, dhe jo vetem,gjysem votuesish te yrryshtur nga emocionet.Te pakten , lexoni se cfare SHKRUAN !Analizon gjithmone,duke marre per shembull te pakten gjitonet,raste qe nje njeri me dy pare tru ne koke ,te pakten duhet te perqendrohet te thelbi i muhabetit……po kujt ja tha!Mbase ndonje dite do t’ju riktheheni ketyre shkrimeve!

  15. selco says:

    Kjo eshte nga ata qe po na lene jashte Europes.

  16. Permet Frasheri says:

    Bledo kesaj rradhe ja ke fut kot fare,apo ku di une me t’pyt mos ke ngrene edhe ti njoj corbe te prishur greke??!!!

  17. labforever says:

    Eh po c’te besh?!Kjo eshte metamorfoza e kalimit Permet-London -Tirane.Tashme mesuam qe kufitaret greke kane kthyer mbrapsht gjykatesit shqiptar per te ruajtuar rendine e tyre kushtetues ,nga anadollakja,me mbiemrin PRİFTİ?!!Kam idene se shkrimet e B.M. jane nje etalon i vecante per testet e pranimit ne shkolle te femijeve me te meta mendore.

  18. onni says:

    PO ka te drejte BLENDI me ket lloj gjygjtare…iku ENTELA si gjithe ENTELAT gjykateva te tjera te harxhoje leket qe kishte fituar gjate javes…se po ti besh nje kontroll fiskal kesaj ENTELES del me shtepi ne TIRANE.SARANDE VLORE DURRES..BURRI me prona private,nje firme private qe ka bilanx gjithmone negativ ose eshte zero.kurse kjo ka lek ka fuoristrade,ben jete luksi…si te gjithe ENTELAT e tjera anembane shqiperise…me vjem keq kur greku kthen nje cift pleqsh pse jane cam,po per kete mire ja kane bere…se edhe ai denimi qe dha 1 vit burg ishte ne favor te grekeve…se per ligjin shqipetar ai meritonte 15 vjet burg…po kjo si gjygjtare korruptuar dhe sherbetore besnike e SALI VICIDOLIT me urdher nga lart e denoi 1 vit dhe i dha kohe te largohej ne greqi..

  19. e verteta says:

    Nje kendveshtrim imencur.Greket kane te drejte ,njerz te tipit Frifti,Sashenka etj jane rrezik per cdo komb.Ata duhen nxjerre jashte ligjit edhe ketu shqiperi

  20. nuk qendron fare ky justifikim .

  21. leta says:

    atdhedashuri e madhe ndjehet nga nje pjese e komentuesve, sepse ne kete menyre zvarriten, per te fituar pak dinjitet. Tregojeni dinjitetin, te shpreheni kunder kesaj gjykateseje qe eshte thjesht nje kriminele e moralit, e vlerave, e asaj qe nuk po behemi dot njerez me dinjitet…

  22. upthearse says:

    zotni mane i ke ra ne pajk or taj,shteti burdello qe po shet detin dhe po fut serbet ne shqiperi nga porta mbrapa,ky shtet nji parti me salih sulltanin tash 22vjet qe po shet gjithecka dhe po vjedh cdo gje,nuk ka byth te tregoje dhembet grekeve se gjysma jane spiuna greke,dhe lidhjet e salihit me micotaqin dhe te bijen shkojne shume vite mbrapa.nuk jam aspak dakort qe shqiptareve tju zxirren kockat e te pareve nga varret dhe te shiten per kocka te ushtareve greke,por eshte edhe ana tjeter e historise qe greke kan vdek ne ato ane dhe eshte ba lufte italo-greke.greket i respektojne ushtaret e tyne,dhe po gjeten shesh bejne pershesh.eshte nji akt hakmarres ndak kesaj gjyqtares me siguri,por mos te harrojme se greket e njofin mire sistemin e kalbur ne shqiperi ku po keta gjyqtare lejne te lire vrasesit e gerdecit dhe 21janarit,dhe i dhane pafajesine ilir metes.greket e dijne qe sistemi gjyqesor it tregoi dhembet e kalbur naum dishos,por ata bejne politike dhe jane shtet i forte nga ana patriotike,kurse shqiperia eshte nje burdello qe vete kryministri akuzohet per spiun serb dhe tradhetar.para se te shajme greket per politikat e tyne dhe te shofim burdellon e shqiperise qe nuk respekton njeri askend dhe eshte puro otomanizem anadollak ku per gjithcka,perdite ne media shofim vetem nje fytyre te keqe salih sulltanin qe eshte edhe ,mjek,arkitekt,mesues,patriot,oficer,mesues anglishteje,etj etj.vendi ka ik per lesh,dhe media spekullon me nje gjyqtare qe eshte pjese e atyne qe po mbajne ne kembe ket sistem kleptorak anadollak.

  23. joni says:

    mesazhi eshte i qarte por tifozat e semure te regjimit e shohin si ju intereson atyre dhe normal qe nuk ju pelqen por megjithate rendesi ka qe e lexojne, sado pak e marin dhe ata kuptimin.

  24. shperthyesi says:

    dava filo greku, nuk eshte se mbroj gjyqetaret tane, legena jane shumica, marrin leke dhe japin vendime te padrejta, por sma do mendja se e kane bllokuar per kete arsye, por per interesat qe u preku me vendimin kunder atiij qiritbythe grek.
    ky kokepalari qe ben kete artikullin qenka filogrek komplet…

  25. VJOLLCA MORAVA says:

    KOmentet tuaja jane gjithmone te vleresueshme , sepse
    tregojne ndergjegjen tuaj , shqetesimin tuaj , dhe mbi te gjitha
    atdheashurine tuaj .
    Une nuk e njoh zotin Mane , por problemmi qendron se ne nje vend si ne ka mbire fara e se keqes , ka mbire fara e mos dashurise, ka mbire fara mbase per interesa te ngushta dhe e tradhetise .
    Persa i perket zonjes Entela , une e njoh shume mire , sepse jam korcare , e njoh dhe bashkeshortin e saj zotin Petrit Tare, por ajo qe me deshperon eshte se keta njerez jane te krimbur ne korrupsion , nuk eshte problemi se u debua nje gjykatese , s e gjykatesit ketu tek ne hane ne dy canake , sepse nje pjese e mire e prokuroreve dhe gjykatesve jane pajisur me karta omogjeniteti dhe quhen greke , kjo zonja Entela dhe koleget e saj si Stavri Kallco dhe kompani jane besnike te zellshem te Greqise , sepse prinderit e tyre marrin pensione greke, madje jane pajisur me pashaporta greke . Kjo Entela duhet te thote te verteten nese eshte pajisur me karte omogjeniteti , sepse me sa di une ajo eshte deklaruar greke dhe si e tille shteti grek , duke e pasur ne thes mund ta ndeshkoje dhe ta penalizoje .
    E keqja eshte se keta njerez jo vetem jane te korruptuar deri gryke dhe mbase nje dite do te ndeshkohen sepse ne Shqiperi nuk ka mbetur njeri pa u ndeshkuar , kete ta dine
    , por ke dhe detyrime nga marrja e dokumentit grek , pra ne nje fare menyre politika greke me tentakulate saj ka depertuar deri ne majat e Drejtesise Shqiptare , duke imponuar pikpmjete saj , cdo mekat kunder saj denohet dhe duke mos dhene llogari tek askush . Une mendoj se problemet te tilla qe bien ndesh me interesat greke ndeshkohen . Une mendoj se Greqise si vend varfanjak i Bashkimit Europian i kane bere leshime , duke menduar poziten gjeo- strategjike te saj ne kohen e LUftes se Ftohte. Ajo u subvencionua shume nga Perendimi kundrejt Kampit Socialist , si vend ne kufi me keto vende , une mendoj se pas renies s e KOmunizmit dhe valene Emigranteve ne Greqi . u krijuan PIka te Ndryshme , q e mund te quheshin pika Spiunazhi , te cilat merrnin ne pyetje emigrantet shqiptare nga te cilet merrnin informacione te vleshme per vendin tone . Ne si shtet i rreckosur nuk e kishim mundesine qe te organizonim sakte emigrimin nepermjet shtetit . Shteti i braktise te gjithe , i flaku ne rruge , si femije e braktisur , ne nuk patem asnje ndihme , por perkundrazi ne vendin tone mbizoteronte kaois dhe hakmarrja , thua se dhe nje punonjes shteti ishte kriptokomunist . Une mendoj se politika greke ka synime shume te largeta . Ka futur ne thes se pari inteligjencen e Korces . Dhe ate pune e ka bere duke i joshur me viza 100 ditore , Dinte se ku jepte tek personat me poste . Vazhdimin e ketij shkrimi do ta kem me vone .
    Une si korcare aq sa di une , sepse nuk kam ndonje post komod per te mesuar shume gjera , sepse jam nje njeri q e punoj shume per te siguruar mbijetesen time familjare . Problemi eshte se keta sahanlepires jane nje rrezik shoqeror , kombetar dhe duhet te ndeshkohen . Politika Greke eshte ajo qe dihet dhe skane nevoje per komente

  26. albi says:

    entela duhet cuar bashke me aneterat e tjera ne anadoll

  27. Drini says:

    Ju komentatore te paftyre qe shani Blendi Manen , e para i rrofshi topet. E dyta duke e share tregoni qe ju ka pickuar fort, pikerisht per kete te fundit i lumte pena blendit.
    Blendo vazhdo te shkruash qe ti terbosh kelyshat e salibej turko-serbit.

  28. vlora 1 says:

    Entela Prifti quhet hahaha
    Mua me vjen keq kur pedofilet e Greqise kthejne ndonje shqiptar ne kufi por duhet ta pranojme te gjithe se jemi katandisur shtet rrembythje me ca kufoma te dekompozuara qe na drejtojne drejt babezise cthurjes morale dhe mungeses se integritetit…nuk mund te bej perjashtim as Entela dhe per kete me vjen edhe mire.
    ps-i sugjeroj Enteles ta kembeje mbiemrin dhe te quhet Entela Hoxha…dhe te falet 5 here ne dite dhe te heqe dore nga mekatet ortodokse dhe te behet grua e mire

  29. Leka says:

    Entela Prifti, megjithate ndihet mire , ne haremin e Saliut.Mbas kthimit te Saliut nga Erdogani,eshte vendosur, qe ne pasaportat biometrike do te shtohet dhe gjysem hena, ne krah me shqiponjen e thare dhe pende rene arnautase.

  30. VJOLLCA MORAVA says:

    PRa hakmarrja greke veproi , sepse vendi yne ende nuk eshte Antar i Bashkimit Europian dhe ende nuk kemi arritur poziten e barazise me shtete antare , por na shikojne si nje femije qe duhet marre ne provim here pas here , packa se dhe ata vete jane vende qe kane nje vitrine te bukur , por nje magazine me probleme nga me te ndryshmet .
    Pra zonja dhe zoterinj qe shqetesoheni per problemet tona , une e ndjej si detyrim tju them se ne qytetin tone eshte nje problem madhor ceshtja e trajtimti te qytetareve duke i ndare krishteret orthodhokse dhe ata vllehe ne Greke , ndersa krahun myslyman ne turq . Politika e fshehte greke ka pasur si synim se pari rekrutimin e inteligjences korcare me viza . mbylljen gojes s e gazetareve korcare per cdo korrupsion qe zhvillonte KOnsullata me sekseret si Suela Mulla , Petrika Jatru , shoferi Berti, Belinda dhe nje myslymane per garniture tek Konsullata Greke , zonja Lindita Grabocka , qe eshte emeruar qellimisht per tu thene Korcareve se ne nuk shikojme dallimet fetare .
    Prinderit e tyre kuadrove et KOnsullates jane me nje te kaluar te erret , po te shikohen dosjet e tyre , ata kane qene sherbetore te zellshme te Greqise , prandaj dhe bijte e tyre shperblehen per veprate tyre ne sherbim te Greqise qe pasurite tyre jane prallore makinat e tyre as ministrat nuk i kane , por nuk do te lija pa permendur dhe Ish Kryetaren e felliqur te Omonias te Korces Ermioni Andrea . Shikoni vilen e saj , qe nuk ka punuar asnje dite ne Greqi , por me gjakun dhe djersen tone kane bere vila .
    Nuk kane si te denohen keto plehra nga gjyqtarja e korruptuar Entela , Ata kane bllokuar te gjithe drejtesine . Nje rast i kunder mori ndeshkimin e merituar .
    Keu kemi te bejme me nje terrorizem shteteror, sepse Entela u mor si shembull per te tjeret . Une jam e sigurt se edhe prokurorja Cunoti do te marre ate denim nga greket , sepse mendoj se dhe ajo ose te afermit e saj jane pajisur me dokumenta greke te omogjenitetit ose me pashaporta greke .
    E drejta per tu pajisur me dokumenta te shteti tjeter nuk eshte ndonje krim , por ne rastin konkret une mendoj se eshte nje nenshtrim nje perbuzje dhe nje fyerje , Pse ndodh kjo ?
    Sepse vendi yne qeveriset keq , nuk ofron tek qytetari , siguri, dhe perspektive . Fuqizimi i vendit tone , i rritjes ekonomike te vendit tone do te sjelle eleminimin e ketyre fenomeneve . Madje eshte krijuar nje ndjenje antikosovare ne Korce , fare qe eshte mbire nga shoqatat antishqiptare te Greqise .
    Keto zoterinj ose zonja jane pranuar grekë sepse duke u pajisur me keto dokumenta , mund te fshihen shume lehte nga ndeshkimi qe do te kene me vone nga Drejtesia Shqiptare, sepse mbi ata rendon nje mal me krime . Pra, mendoj se ne jemi ne diversion dhe nga nje trusni politike nga Greqia .
    Cdo te ndodhte sikur Shqiperia te ishte hakmarre me Minoritetin Grek ta debonte ate , ashtu sic i deboi greket camet .
    Ne duhet ti themi ndal politikes hegjemoniste , shoviniste greke . Duhet ti themi ndal shoqatave Vorioepiriote qe hyne e dalin si te duan ne Shqiperi, duhet te ndeshkohen keta sejmene si Ermioni , Suela , Belinda , Lindita , Berti qe kane shfrytezuar djersen e popullit tone dhe drejtesia te veproje mbi ta pa frike . Keshtu mund te vendoset dinjiteti i yne qe eshte perbaltur . Keshtu mund te vendoset drejtesia .
    Cmund te them per ceshtjen vllahe . Te gjithe pothuajse ne Korce vllehet jane pajisur me dokumenta greke dhe mendoj s e roli i tyre eshte negativ , i ushqyer nga Sillogjet Shoviniste . Ceshtja e vlleheve nuk eshte ceshtje qe i perket Greqise , por grekerit e kane shfrytezuar shume mire per interesat e tyre . Ata nuk njohin minoritete te tjera vec minoritetit turk [ qe e quan myslyman ] ne Ksanthi dhe KOmotini . Si duket me Turqine nuk ja u mban dhe me falni per shprehjen dhjesin gjak . Njohja e minoriteteve eshte nje problem i brendeshem i Greqise qe mendoj s e do te jete nje mine ne sahat dhe do te duket me vone . Grupet e ndryshme jo greqishtfolese po bejne perpjekjet e tyre qe tju njihet e drejta e gjuhes dhe politika e Greqise ka qene deri diku shfarosese duke i syrgjynosur ne shtete te tjera si refugjate.
    Natyrisht ne komente te tjera mund te shpalos mendimet e mia , por zonja dhe zoterinj une ju shpreha mendimet time sepse dhe une jam e shqetesuar sepse vete jam myslymane dhe burrin e kam orthodhoks , por mbi te gjitha jemi shqiptare , kurre familja ime nuk ka pretenduar per marre karta identiteti greke , sepse jone eshte familje patriotesh dhe nuk mund te shkembeje gjakun e pareve tane me karta te tradhetise dhe te turpit

    1. APOKALYPSIS says:

      Duket qe ty te paska zdrypur doktori qe andej nga lart per te studiuar gjendjen ne Korce, dhe na qenke shume e shqetesume per anti-kosovarizmin aty!!
      Mblidheni mendjen o koketrashe, qe kush e njef ate fare, jo qe behet anti, po i jep 100% te drejte Serbit!

  31. bobi says:

    ky kokrra nganjehere lajthit, nuk di se cfare flet e shkruan. ia mbyt gomares kot.

  32. athens says:

    Mos i bini kot me qafe ketij Bledit por beni mire te kuptoni thelbin qe ka dashur te shprehe i cili per mendimin tim personal ka qene qe banda e Saliut dhe rrjedhimisht dhe populli shqiptar qe e mban per te parin e vendit duhet te vazhdojne vizitat ashtu sic e kane nisur andej nga Azerbajxhani,Afganistani,Libia dhe Egjypti ne te shkuaren mbase dhe andej nga Siria pa harruar kurre edhe vendet e konferences islamike etj.Kjo eshte fatkeqesia jone prandaj mos i vini faj as Bledit as grekut as serbit dhe askujt pervec bandes mafioze per realitetin e hidhur shqiptar.

  33. Gargianja says:

    hahaha,,sa mire me vjen qe ja thyen tyrinjte kesaj Sore te qelbur qe ka dale nga vera e miut dhe sot te vret koken me pare ,,” Stacioni i hekurudhave,”E ka bere Perendia nishan 1 meter e 5 cm.

  34. Jimy says:

    une e njof nga afer kte kermen,gruan e tares,i shoqi e ka emrin tare,dhe eshte nje korupsion sepse ka 15 vjet drejtor ne ujesjellesi korce.kane ndertuar pallate ku i gjeten leket me thoni ju.kurse entela eshte nje super e koruptuar ne gjykate,une e njof shume mire.ku i gjejne parate per ujkende ne greqi,me se me rogen e shtetit.ka shtet ne shqiperi te hetoje nga i gjejne parate kta majmuna me surat njeriu.mir ja bene ksaj kermes qe se lane bushtren

  35. APOKALYPSIS says:

    Per te gjithe ata allbvane qe ju ka djegur se nuk na paska kaluar dot ujkendin ne GR kjo thithlopa me mustaqe:

    Kemben te ngisni, shkuma t’ju dale, fqinjet tuaj nuk kane qene e nuk do jene ndonjehere aq budallenj sa te mbyllin syte para ktyre qenieve makabre dhe te tmerrshme qe iu dalin nga ai vend i pushtuar nga qoftelargu!

    Me gjithe demet e pallogaritshme qe ju shkakton ju dhe vendit tuaj kjo shtrese thithlopash te pangopura, ju jeni gati te shisni dhe organet tuaja vetem e vetem qe Greku te dale bllof…
    OK shisni veshke melci dhe mundesoni thithlopat tuaja t’ju rrjepin mire, as kockat te mos ju lene, e te shkojne t’i shpenzojne ne Thessaloniki ne Kalkidiki etc. per te shulluar b..then e tyre te gjere e te superzgjeruar duke rrjepur ju o te mjere e te permjere koke e kembe!!

    Aq mire ua bejne!!

  36. piro_shi says:

    Autori ka te drejte per shkrimin ,para se te denohej kryetari i Omonias duhet te denohej kryetari i komunes, qe kishte dhene leje per te ndertuar dicka mbi koder, pastai nje kryetar shoqate sic eshte zoti Disho. Por kryetari i komunes eshte demokrat, pra i pa denueshem dhe gjykatat tona jane partiake. Keshtu veprimi i ushtareve greke eshte i drejt per njeres te koruptuar.

  37. beso says:

    S’morra vesh gje une,pse si;kane te drejte ata,apo kjo?I mesova emrin,Entela Prifti quhet.

  38. Landi- Sverige says:

    Sigurisht, drejtesia shqiptare e politizuar deri ne palce, duhet te jet “persona non grata” jo vetem ne BE, por edhe ne Shqiperi. Kjo “drejtesi” me vendimet gjyqesore te saj politike e partiake, me korupsionin e saj, eshte instuticioni i mbrojtjes “de facto” te sistemit politik diktatorial shqiptare. Ne qofte se keta (keto) sharlatane te drejtesise e ndjejne veten te paster e te drejte ne vendimet e tyre le ti drejtohen instuticioneve te BE-se. Por, nuk munden sepse jan te perlyer, bile eshte BE-ja qe u kerkon sqarime, duke u nxjerre vazhdimisht “kartonin e verdhe”, per vendimet aspak te drejta dhe te politizuara te drejtesise shqiptare. Vartesia ndaj pushtetit dhe korupsioni i drejtesise jan dy nga shume prej arsyeve qe BE-ja nuk pranon kandidaturen e Shqiperise ne BE. “Kartonin e kuq” e kan qytetaret shqiptare ne dore per ti dhen fund diktatures berishiane dhe ideve te rezikshme ekstremiste.

    1. eleYΘeriskepsi says:

      Z.Mane!
      Kur e lezova kete artikull mendova sa shume komentues mund t ju kene share.Fatkeqesisht, nuk kane kuptuar alegorin qe keni dashur te tregoni.
      Afto -sarkazmos mungon tek shqiptaret.

  39. ben refugjati says:

    Po tek ju greket nuk mungon ?????

  40. denis kallco says:

    stavri kallco eshte spiun i grekut ai nxjer pensione dhe karta greke

  41. Klajdi says:

    Me e poshtra dhe njeri qe zngopet me leka i grivi njerzit mjere ai qe ka hall dhe duhet te veje ne duart e ksaj hijene …….mua personalisht familjes time para 1 muji n’a mori 5000€ dhe nuk n’a ndihmoi fare.care ti besh kta duan plumbin ne lule te ballit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje