Ambasadorja gjermane përgënjeshtron Berishën: “KFW” ka vepruar me ndershmëri dhe korrektësi

20 Prill 2012, 11:50Politika TEMA

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeministri Berisha dhe ministrit Ridvan Bode, ndaj bankës gjermane “KFW”, e cila sipas tyre ka favorizuar korrupsionin për linjën e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

“Nuk mund të japim informacione për tenderat që janë në vazhdimësi e sipër. Për ne ky tender është ende në zhvillim. Por, KFW ka punuar me transparencë dhe ka qenë e hapur dhe ka punuar në mënyrë korrekte”, është shprehur ambasadorja gjermane gjatë ceremonisë së 12 vjetorit të institutit “Gëte”.

Akuzat e Berishës ndaj bankës gjermane, e cila financon projektin, u bënë pas zbulimit të gazetës “Zëri”, e cila nxori në pah se projekti i linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri është bllokuar nga Shkëlzen Berisha dhe Damir Fazlliç për interesa të serbëve.

16 komente në “Ambasadorja gjermane përgënjeshtron Berishën: “KFW” ka vepruar me ndershmëri dhe korrektësi”

  1. Ramy says:

    Doli kjo puqistja tjeter. Po nuk ka frika Saliu nga mafja se asht i bardh si bora e vicidollit

    1. Ramy plak says:

      Jam kurioz, car shqipe flet? Asnke gje ste marr vesh. Besoj qe dhe lexusat e tjere se kuptojne shqipen tende. Duket si shqipe qe eshte folur 200_300 vjet me pare nga lumjanet

      1. Ramy says:

        Na jena lind damukrat prej lek dukagjinit, ju kamunista doni me na ba prap kamunizem. rnoft baca damukrati

  2. erjoni says:

    pucista jeni te tere,targeti i radhes kalimi i gjermanise per rritje ekonomike

  3. shefqeti says:

    E morem vesh, te paskan shijuar edhe ty kernackat e korces.

  4. Agim Anastasi says:

    Femijet nuk duhet lejuar nga prinderit te pastrojne e te bejne pune te detyruar. Shteti duhet te kontratoje me firma , pasi nuk jemi me ne socializem per te bere aksione. Puna pagohet ose te paguajne firmat qe kane “demtuar” ose shteti qe ka bere sehir. Te githa problemet te zgjidhen me mardhenie ekonomike ne sistemin qe ne vendosem per te mos lejuar me ” rikthimin” e Marksit si pretendon me te drejte zoti Kryeminister. Kjo do te thote ne kapitalizem, kush demton duhet te paguaj. Kjo eshte gjuha ekonomike ne ditet e sotme, e jo te flasesh si babai i kombit .Shikoni me kujdes gjuhen qe po perdor keto dite Banka e njohur Gjermane, e cila me te drejte nuk eshte forte e interesuar per propogande por me sinqeritet paralajmeron koston qe taksapaguesit shqiptare duhet te paguajne per vonesen ne realizimin e kontrates. Dhe askerkush te mos dyshoi. Por une kam dhe nje tjeter frike, se mos na duhet te paguajme dhe fjalet e renda te zotit Bode, ne drejtim te Bankes Gjermane. Jo zoti minister , kontrolloje fjalen se nuk po fole ne parlament me ndonje deputet socialist , i cili nuk do te kerkonte te drejten dot ne gjykatat e perfolura . Banka Gjermane mundet te kerkoi mendimin e nje gjykate , per faktet qe ju zoti Bode keni per korrupsion ndaj saj. Keni shkuar mjaft larg ne ate qe ju pretendoni. Me te drejte une ju pyes ju kush do te paguaj ne se ju nuk i faktoni deklaratat e pa kontrolluara? Por ketu del dhe nje tjeter problem me mjaft rendesi , a duhet qytetari te paguaj taksa nje qeverie pa kontroll ne ” fjalet” qe leshon dhe kur ka fakte se qeveria po perdor taksat per propogande apo per te mbrojtur kariken?

    1. athens says:

      mbase do tju japin ndonje flete-lavderimi se per leke nuk do kene nevoje si duket prinderit

  5. ai vete says:

    edhe keto gjermanet kurre nuk dolen nje here te sinqerte,kemi salen tone qe eshte i sinqerte si qelibari,i bien kot ne qafe te shkretit

  6. elinor says:

    O Zot, ku ka mberrite puna. I duhet kesaj zonjes me kulture e civilizim perendimor te merret me barbarin e vucidolit!!

  7. skorpionsi says:

    na felliqi me boten ky kafshe……

  8. ismeti says:

    kta zagaret e salistanit i kan deklaratat si bollica bajgat ,te bollshme

  9. e verteta says:

    Ku eshte opozita menje fakt te tille ne dore.Ku jane mediat e shkruara e ato vizive qe hisen si opozitare.Duhet te zienin tani,por ska mundesi te ndodhe kjo tek shqiptaret qe jane njerez me bisht.

  10. Kritiku says:

    Na mbyten te huajt me parregullsite e tyre ne lidhje me komunikimin me qeverine shqiptare.
    Keta te huajt bejne te njetat gabime ashtu si dhe Sali Berisha, qe ne vend qe te perdorin anen zyrtare e te shprehurit, japin mendimet e tyre kur ata pyeten neper vizitat qe bejne sa andej kendej. MOj Zonje gjermane. Ju keni nje zyre dhe nje sekretare. Formuloni nje shkrese zyrtare dhe aty shprehuni mbi gjerat qe dhe ato te trajtohen ashtu sic duhen. Tregojuni nga ana juaj qe gjerat kur jane kaq te rendesishme, behen vetem ne ane zyrtare dhe jo muhabete kafeneshe. Apo jeni bere dhe ju me shqiptar se shqiptaret?????
    Nese ju Zonja Ambasadore keni ndermend te merrni masa ndaj ketij korrupsioni kaq te madh, atehere perdorni fuqine tuaj kundra kesaj qeverie hajdute.

  11. ELENA GJIKA says:

    ME NE FUND PS PO BEHET PATRIOT PRO KOSOVES NATYRISHT DERISA TE VIE NE PUSHTET SE PO TE VIE NE PUSHTET KETA KAN PERT TA MBYYLUR KUFIRIN ME KOSOVE

    1. Tom gjika says:

      Car lloj shqipe flet ti. Si ke kurajo te shkruash kur nuk di

  12. Shqipetari says:

    Kritiku! ka plotesisht te drejte zonja Ambasadore,kini kujdes mos pranoni tju perdori saliu,ne ketej i themi!ai bam e ju ham,ndersa realiteti eshte qe ju jeni guri dhe keni ne dore arren,thyejeni te shkreten se na plaset,a nuk po e shikoni se c´arre e kalbur eshte saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje