Oreo: S’kishim ndërmend që ta bënim publike këtë reklamë

20 Prill 2012, 13:16Lifestyle TEMA
Oreo: S’kishim ndërmend që ta bënim publike këtë

Prodhuesi i famshëm i biskotave, Oreo, është nën akuzë pas një reklame ku shfaqet një bebe që pi gji me një biskotë në dorë. Kraft Foods, kompania që ka në pronësi Oreo-n, thotë se fotoja provokative do të përdorej vetëm njëherë, gjatë një forumi reklamash, por nuk do ishte për përdorim publik.

Po ashtu u hodhën poshtë akuzat se reklama është përdorur në Korenë e Jugut. Reklama me sloganin “Biskota më e mirë për qumështin”, ka shkaktuar shumë debate dhe zemërim.

E lindur në mars të vitit 1912, Oreo është biskota më e shitur në mbarë botën, duke sjellë 1.5 miliard dollarë të ardhura. Ajo u krijua për herë të parë në Nju Jork. Ajo shitet në mbi 100 vende dhe preferohet shumë nga fëmijë dhe të rritur.

5 komente në “Oreo: S’kishim ndërmend që ta bënim publike këtë reklamë”

  1. Korcari says:

    Pa bere komentin,qe vetem larteson vlerat artistike te kesaj reklame,C’ka ketu per zemerim?

  2. Belisarius says:

    Thjesht “Perfekte”. Ka art, ndjenje, gezim, qetesi, jete, seks, dhe lumturi. Shume e arritur si foto. ?

  3. jola says:

    Ja cdo te thote menaxhim i suksesshem i nje biznesi..reklame perfekte..!!

  4. Anduelinda says:

    nje mrekulli e vertet. nje bebe e bukur shume. nje super reklame qe te kenaq syrin

  5. Blini nen rete e zeza te Londonit says:

    Ma lesho radhen bebo se dhe mua po me ka zene etja…
    Sa me fat e paske babin tend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje