Arvizu takon Nanon: Kandidati më serioz për president. Qendrimet e tij për 21 janarin, të balancuara dhe objektive

22 Prill 2012, 19:37Politika TEMA

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me ish kryeministrin Fatos Nano, tek “Piazza” në kryeqytet. I pari që ka mbërritur në takim ka qënë ish-kryeministri Nano ndërsa më pas ka ardhur edhe diplomati amerikan Arvizu.

Takimi vjen dy muaj pasi diplomati amerikan zhvilloi një takim me ish-kryeministrin Nano u njoh nga afër me ambicien e liderit thistiorik të PS-së, Fatos Nano për postin e kreut të shtetit.

“Kam përshtypjen se jeni tejet të qartë, por edhe kur të takohem me Fatos Bejan do më pyesni për të njëjtën gjë. Jam i kënaqur që zori Nano mori kohë nga axhenda e tij për të më takuar. Jemi takuar disa herë dhe pres të takohem edhe herë të tjera. Sikurse për shumë shqiptarë, një nga programet e mia të preferuara është “Zonë e lirë”, zoti Çani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe çdo javë. Është interesante të shoh listën e kandidatëve që ai ka 12 apo disa të tjerë. Qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe zoti Nano është në këtë kategori ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë diskutimet tona.

Pika e dytë është procesi përzgjedhës i presidentit. Dua të nënvizoj se ky është një proces qartësisht shqiptar. Por, gjithashtu do të doja të theksoja se ka shumë implikime, që kanë lidhje me drejtimin e vendit në të ardhmen ashtu sikurse lidhur me marrëdhëniet e vendit me komunitetin, sikurse marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për zgjedhjen e një ministri, por bëhet fjalë për presidentin e Republikës së Shqipërisë. Kështu që parakushtet dhe kërkesat janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë. Duhet një proces kushtetues, pasi nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por presidentin”,- thaArvizu.

Një nga cështjet, tek të cilat u ndal ambasadori Arvizu ishin edhe qëndrimi që Nano bëri pak ditë me parë për “21 janarin”, e cila ngjalli jo pak debate nga deputetë opozitarë, duke vlerësuar deklaratat e ish-kryeminsitrit Nano si të balancuara dhe objektive. Ndërkohë që përmbylli fjalën e tij duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një lidership pozitiv dhe theksoi se shumë nga këto gjëra pozitive janë të mbledhura te Fatos Nano.

“Në fund dua të ndalem tek cështja e 21 janarit. Jam takur të premten me Kryeprokuroren dhe ajo është gati të sjellë akuzat. Do ta lë atë që të jetë më specifike për natyrën e këtyre gjetjeve. Dhe sikurse ju e dini ky proces ka qenë tejet kritik në pikëpamjen tonë, në atë që ka ndodhur në atë ditë të tmerrshme dhe sikurse shumë shqiptarë të enjten e kaluar kanë ndjekur intervistën në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, zoti Nano vuri disa pika të rëndësishme por më e vecanta është ajo që ka lidhje e 21 janari. Komentet që bëri ai ka të ngjarë të jenë më objektivet dhe më të barazpeshuarat që kam parë të bëhen deri më sot. E di që jo të gjithë e besojnë këtë, ka pasur një parlamentar që ka komentuar në “Facebook” që nuk ka rënë dakord me këtë. Ai ka të drejtë të japë pikëpamjet e tij, por unë nuk jam dakord absloutisht me të dhe kur e them këtë kam në memorien time familjet e atyre viktimave. Në këtë moment kemi nevojë për njerëz që japin mendime të vyera për të ardhmen e këtij vendi, ajo që nuk na nevojitet janë komentet e lira të cilat janë bërë vetëm për një qëllim të shkurtër politik. Mendoj se kemi nevojë për një lidership për këtë hetim dhe këto gjëra janë të përkufizuara te zoti Fatos Nano”, theksoi Arvizu.

Në komentin e tij mbi takimin me ambsadorin Arvizu, Fatos Nano foli shumë pak se cfarë ishte biseduar. Sipas Nanos në qendër të bisedës ishte platforma e presidencës së tij, që ka në thelb integrimin e Shqipërsië.

“Takimi me Ambasadorin Arvizu pjesë e konsultimeve që kam nisur. Ndajmë arsyetime të njëjta me ambasadorin Arvizu”, tha Nano.

Për sa i përket konsesusit  të PS dhe takimit me liderin Rama, Nano u shpreh optimist se ai gëzon mbështetjen mes deputetëve socialistë madje do te shprehe ne kete takim edhe atë solidaritet, sipas tij te shpallur apo te “fjetur”, qe gezon.

Ndërsa për komentet e përsëritura të kryeministrit, Sali Berisha që kandidati për president do të jetë nga radhët e figurave të PD-së Nano tha:

“Kryeministri është përfaqësues i mazhorancës dhe ai po bën mirë punën e tij. Ai nuk është një politikan i rekordeve të pjesëshme. Unë nuk mund ta marr kryeministrin në mënyrë kaq të pjesëshme”.

I pyetur nëse nuk do të merrte mbështetjen e duhur për kandidimin e tij Nano tha:
“Janë jashtë natyrës, traditës dhe qëndrimeve politike të jetës sime episodet konfliktuale. Unë do të avancoj me oferta që zgjidhin probleme”, mbylli Nano.

34 komente në “Arvizu takon Nanon: Kandidati më serioz për president. Qendrimet e tij për 21 janarin, të balancuara dhe objektive”

  1. Duket dhe Amerika ka rene viktime e treshes se qelbur Nano-Meta-Berisha.Amerika po mundohet tu imponoj shqiptareve kete treshe perverse,po ja arriti shqiptaret duhet te presin dhe disa vjet ardhjen e demokracise.

    1. Vila says:

      Ketij Arvizuse i rrasi peshkun tek goja Xhoi dhe kaq e pat meksikani i gjore. Ik ore pirdhu, se nuk te pyesim ty ke bejme ne president. Nuk duam nje pijancec e kurvar, qe vesin me te vogel ka te qenit hajdut.

      1. raimondi says:

        O Qelbesirat e PS-se , qepeni gojen kur nuk kuptoni

        Arvizu flet ne pergjithesi , dhe antyrisht nuk e lejon edukata te kundershtoje, apo te flasi keq per Nanon

        Kuptojeni gjuhen e te huajve kur flasin, se jeni hajvane fare

    2. GEZIM KULUFI says:

      Ne rrugen plot gropa drejt presidences, na u shfaq edhe Fatos Nano, e madje na kerkon te hece me marshin e peste, dhe ne ngutin e tij prej egoisti te semure, deri me tani ka bere pese gabime te renda.

      1. Fatos Nano kerkon tu shese shqiptareve pervojen e tij administrative dhe harron se pikerisht ne administrimin e tij, pushteti i ushtruar nga Nano ka qene nje fatkeqesi kombetare, nje fatkeqesi ne politike, ne ekonomi, ne sistemin gjyqesor, nje qeverisje teresisht e korruptuar me nje kapobande ne maje te kupoles se urryer nga shqiptaret. Fatos Nano nuk u ofron dot nje “qeveritar ndryshe” shqiptareve, te cileve ju ka ardhur ne maje te hundes kasta e politikaneve te “mbjelle” nga PPSH, e qe sot i ka dale boja teresisht.

      2. Fatos Nano desheroi tu tregoje shqiptareve se eshte mbi palet, por prape beri nje gabim trashanik, pasi per te treguar kete pozicion, zgjodhi rrugen e gabuar, te asnjanesise, kerkoi te jete i ekuidistancuar nga palet edhe per ngjarjen e rende te 21 janarit, qe ne thelb eshte nje gafe e madhe e tij perpara shqiptareve. Asnje pale, asnje qytetar nuk e pranon nje “arbiter te tille”, te pa afte per te ndare te drejten nga e padrejta. Thjesht, ishte i paafte per te vene nje emer fajtori, cka populli e kerkon.

      3. Fatos Nano e filloi fushaten, per president domosdo, kur shqiptaret kerkojne nje shtet te drejte, te afte, te forte, e mbi te gjitha te pakorruptuar. Dhe takimin e pare e beri me Ilri Meten, njeriun me te perfolur per korrupsion ne Shqiperi, Ballkan e me gjere. Gabim, i pafalshem.

      4. Fatos Nano doli e foli para shqiptareve, me po ate tangarllek, si ka folur keto 20 vjet, pa asnje shenje pendese, reflektimi, autokritike, apo edhe modesite. Gabim, shqiptaret duan nje njeri te thjeshte, qe flet qarte e i ndan gjerat drejt.

      5. Fatos Nano u shfaq me pompozitetin e nje njeriu qe si ben terr syrri per luks, fuqi, para, kur pjesa me e mire e shqiptareve nuk dine se si ta mbyllin diten. Me fuoristrada, bodigarde, e luksin nga maja e flokeve te mbjella deri tek barku i fryre nga pordhet, qartazi me shfaqjen e tij tregon se nuk i meriton shqiptaret, aspak. Aq me pak e meritojne shqiptaret kete lonxhobonxho te kapanoneve te institutit te Marksizem Leninizmit.

      Ik zoti Nano, ik nga ke ardhur dhe shijo jeten ne Europe, se as ke qene, as je e as do jesh per shqiptaret. Ik

  2. Dauti Skele, Vlore says:

    Ma mir te ngjallet Ramiz Alia varrit, se sa nano.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/fatos-nano-president.htmlAS

  3. Neorealizmi says:

    A e mori provimin Tosi i Nanos? Nqs duhmaja e alkolit i eshte perplasur Arvizuse ne fytyre, nuk do ta shohim me faqekuqin (nga pija) te prononcohet ne ekranet e TV.

  4. juliano says:

    shum e vertet ajo qe sapo tha ariani milano me sa na degjojne veshet keta jane hipnotizuar nga drekat darkat ose dhuratat qe u bejne kucedrat e udheheqjes,ky palo ambasador ben mire te zhduket bashke me keta qe takon meqe i dashuroka publikisht dhe te na lere rehat ne dhe demokracine te eci perpara

  5. kelmendasi,bruksel says:

    Une nuk e marr vesh kete komunistin fatos nano qe e cvlefteson veten dhe sakrificat e tij .Kur vodhi ca kavanoza receli ne 1991 e futi berisha me rajersonin bashke me qenin e tyre te gjahut blerim celen 15 vjet burg.
    Kurse lulzim bashen qe vodhi me berishen 300 miljon dollare sa trefishi
    i vete ndihmave italiane e beri qazim mulletin e tirones.
    Po keshtu me 14 shtator 1998 berisha e beri shkrum e hi kryeministine
    dhe amerikanet ne vend te kerkonin denimin e berishes ju luten atij
    ‘AMON O BERISHE FALI ENE KET HERE SOCIALISTET..biles nga tetori i vitit 1998 berisha nuk ka shkuar para drejtesie se shqiptare por ka deponuar ne ambasaden amerikane.?????
    E vetmja gje qe bashkon nanon me arvizune eshte 21 janari.Deklarata
    qe beri nano per kete ngjarje eshte hipokrizi jashte imagjinates.E KEQJA ESHTE SE NUK MUNDET FATOS NANO as kerrkush ne bote te mbuloje masakren e 21 janarit qe eshte veper e treshes BERISHE-ARVIZU- BASHE
    duke i shtuar dhe tradhetine e ndyre te opozites.
    LAVDI HERONJEVE TE 21 JANARIT.

  6. po popullin do ta pyesi FATOSI apo nuk i hyn ne pune.bene MIRE TE HAJE nje ,DARKE, ME POPULLIN.

  7. Claus says:

    Paska patur nje te diele aktive ambasadori Arvizu, ky diplomat llafazan dhe ngaterrestar me grup gjaku AB dhe rhesus negativ.
    Ardhur nga Kamboxhia e larget, ky i diplomuar ne gjuhet aziatike, merr pjese ne debatet e politikes shqiptare duke filluar nga taksat progresive dhe duke mbaruar tek presidentet shqiptare!!!

    Gjejne shesh dhe bejne pershesh keta liliputer, ndoshta me IQ 30 si ish-Presidenti i tij Bush, por nuk ke c`fare ben, administrata amerikane eshte e mbushur me keta Reaker dhe Countrymaner te cilet i kap Tony Podesta dhe Frank Wissner nga menget per te ndihmuar kete apo ate politikan nga republikat e bananeve si Albania a diku tjeter, ndoshta duke u derdhur edhe dollare ne kontot e tyre te mbushura nga Presidente ne pushtet dhe te rrezuar si puna e Hosny Mubarak.
    Nuk e kupton qe eshte bere i shpifur kjo fytyre yucatani ne syte e popullit shqiptar?
    Po a nuk ishte paraardhesi i tij Rayerson qe e hodhi ne ere qeverine e Nanos dhe vete ate ne vitin `91 si qeveri ish-komuniste?
    Le te kandidoje Arvizu per President (jam i sigurte qe me ata politikane qe ka Shqiperia i merr te 140 votat ne parlament) dhe e mbyllim njehere e mire kete muhabet.

    Diku tek kujtimet e Franz Josef Strauß mu kujtua nje ndodhi qe i kishte ndodhur atij me nje gjeneral te NATO-s.
    Po ju sjell nje pjese te shkurter ku kam qeshur me te madhe per idiotesite e tyre pavaresisht se mbajne edhe grada gjeneralesh:

    “…Po ktheheshim me avion nga Uashingtoni gjenerali amerikan dhe une si minister i mbrojtjes i Gjermanise ne ate kohe. Takimin e pare e kishim tek Presidenti federal Heuss. Gjenerali e kishte zakon qe kudo qe shkonte shperdante lodra femijesh me te cilat i kishte mbushur xhepat e xhaketes ushtarake. Pas pershendetjes me presidenti federal, gjeja e pare qe beri ishte nxjerrja nga xhepat e nje lodre per t`ia dhuruar femijeve te tij. Kishte harruar se presidenti federal ishte ne moshe madhore dhe sigirusht edhe femijet e tij nuk mund te ishin me femije.
    Dhe a e dini si u pergjigj presidenti ndaj kesaj dhurate-loder:
    Faleminderit zoti gjeneral, por djali im eshte shef ne nje ndermarrje te madhe te industrise kimike, nuk eshte me femije!”
    Kaq kjo histori plot humor.
    Si duket budallallekun keta matane-atlantikut e pine me kanocet e Coles dhe produktet e McDonalds. Pershendetje

  8. albani says:

    Shqiperia rrugen e mu… Kishte mar, por tani do fundoset e gjitha ne m… Me fatos nanon. Mafja ekonomike e ka kapur shqiperin dhe spo e leshon.

  9. Chelsea says:

    Use nuk po kuptoj kte ambasadorin amerikan arvizun flete ne emere DASH a po I ka thjeshte mendime te veta

  10. esma says:

    po ky arvizu se kuptoj eshte apo ben?? Zone e lire emisioni i preferuar??? sa turp ai mund te jete vetem nje emision prostitut i degjeneruar.. Pastaj qendrimi per erjonin dhe 21 janarin ishte komplet jashte kontekstit. duket i ka mbetur mendja aty?? Z. Ambasador e dime shume mire qendrimin tuaj mbi 21 janarin pasi ne saje te atij qendrimi kemi sot pulle poste kete kryeminister qe kemi. shume flmnd qe edhe ju rreshtoheni me ata qe na marrin frymen cdo dite. me falni po dhe ju duhet te pranoni qe ka nje pjese te madhe te shqipetareve qe nuk ndan te njejtin qendrim me JU.

  11. Dema says:

    Po behen gjithmon e me qesharake dhe te pacipa kto historite me amabasador qe akoma nuk mundem te kuptoj pse duhet te jene kaq mediatik aq sa veretete krijohet pershtypja qe ata e drejtojne kete vend dhe shqiptaret me kot shkojne ne votime se jane keta qe ulin e ngrejne flamujt e partive gje qe u duk edhe ne 8 Maj. Do doja qe ne funksion edhe te profesionit te tyre te ishin me shume diplomat dhe jo kaq arogant ne tifozllikun apo zgjedhjet e tyre personale. Se kush eshte Nano nuk ka nevoj qe te na thote ky ambasadori mbasi e kemi pasur 2 apo 3 here kryeminister dhe ja njohim bemat dhe huqet me mire se sa mund ti kuptoj ky ambasadori me nje darke te Piazza.
    Historia e Amerikes eshte nje histori demokracie qe shqiptaret e kane enderuar e jo me kot besojn gati verberisht tek ajo por nuk di nese atje ne USA ku akoma eshte ne fuqi denimi me vdekje a do llafosej kaq lehtshem ky ambasadori nese do ishin vrare 4 hallexhinj ne mes te NEW Yorkut kot me kot nga nje burr shteti qofte dhe Obama????? Ai ka te gjith te drejtat dhe arsyet e veta te mos ta doje lidershipin e PS-se apo te majten ne pergjithesi por si diplomat nuk i takon te behet militant.

  12. poshte Fatos Nano says:

    turp te kete edhe Arvizuja.Vendosja e Nanos president na kthen 20 vjet mbrapa dhe i ve vulen vjedhjeve qe i eshte bere ketij ppulli nga bandat kriminele te tij dhe te Berishes.Ardhja e tij konsolidon perfundimisht shtetin monster te Berishes dhe te gjithe milionereve qe ka thithur gjakun e popullit keto vite.Helm ju befte atyre dhe te gjithe familjareve ,ju ngelte buka ne fyt dhe mos pacin nje dite te bardhe ne jeten e tyre!Mallkimi i popullit fukara i zente aty ku i dhemb me shume.

  13. V-E says:

    PALO AMBASADOR !SA DO TE MUNDOHESH TE BESH PAZARE PER 21 JANARIN ,E VERTETA NUK MUND TE FSHIHET.MBULOJE SA TE DUASH VRASESIN E 4 VETAVE NE BULEVARDIN E TIRANES.AI TERE JETEN DO TE TREGOHET ME GISHT SI VRASES DHE KRIMINEL.TI QOFSH.TURPI ESHTE I JOTI AQ SA KAM FRIKE SE NUK E KE PER HERE TE PARE QE HA TURPIN ME BUKE.

  14. *_Realist_* says:

    ::))))))))),
    O Shqiptare,merreveshja e TRIESTES me Anglo-Amerikanet do te jete ne fuqi gjithmoneeeeeeeeeeeeeeeeeee.!!!
    Brezi i dyte eshte Nano-Berisha,i dyti,Rama-Basha-Meta,…..me vone ke do te pjellin keta te 3-e.

  15. geno says:

    Ky evgjiti japoneze-palestinez Atvizu si shume po e kruan bythen, duke na quajtur kriminlet dhe komunistet e ndyre si burra shteti e figura te shquara

  16. Dema says:

    ..ore po bodigardet pse i mban Nano? …ai eshte edhe i papune

  17. Ladi says:

    Gjeja me qesharake ne kete vend eshte qe edhe amerikanet jane ber si shqiptaret qe i bejne te gjitha punet neper kafene e birrari. Aq e vertete eshte kjo sa edhe presidentin do ta nxjerrin nga negociatat neper kafenete e Tiranes me ndonje pjate kernacka perpara -)

  18. nastradini says:

    Avrizuja ben mire qe te heqe dore nga elozhet alla BURRA SHTETI per Sali Berishen dhe Fatos Nanon, te dy FAJTORE direkte te tragjedise se re te Kombit shqiptar, pas menxyres qe la Enver Hoxha ne vitin 1991. Po te kete pak moral s nje njeri i civilizuar dhe po te doje sado pak shqiptaret sic shprehet shpesh ne deklaratat ne media, le t’i kerkoje DASH-it te SHBA-s hetimin e plote te financimit nga administrata e Bush Djalit me 300 milion USD te tragjedise se Gerdecit. Qe zanafillen e ka kur Fatos Nano ne vitin 1998 filloi te vidhte me Sali Berishen si te papare Armatimin e Ushtrise shqiptare. Duke nxjerre ne pension, ne terrin e nates Rexhep Mejdanin dhe me pas kreun e SHIK-ut Fatos Klosin. Duke i shitur keto armatime ne vendet e Botes se Trete me seksere serbe dhe me ndermjetesimin e Hashim Thacit nga Zvicra. Si terroriste te vertete, ne kundershtim me ligjet dhe rregullat nderkombetare. Le te pyese parardhesin e tij Withers, por edhe ish-Sekretarin e Pare te Ambasades Amerikane, qe dha i pari ALARMIN per afera korruptive me zarar. Bush Djali dhe mafia pas tij e Pentagonit shpetoi paq duke ja hedhur fajin nje adoleshenti 20 vjecar, aventurier nga Florida. Saliu ja hodhi paq duke eliminuar Kosta Trebicken sic edhe Remzi Hoxhen. Fatos Nano ja hodhi paq duke ja mbathur ne Vjene me paret e vjedhura pa i dhene asnje dyshke familjes se mjeranit qe vrau ne autostrade me Blendi Klosin. Tani duan te vazhdojne AVAZIN e vjeter. Se ka akoma per te vjedhur, mbase per t’u hedhur kocka edhe te tjereve. Qe te mos lehin HAM-HAM, por te bejne si Avrizuja. Qe kerkon te gjithe kriminelet me sado pak pushtet, t’i beje BURRA SHTETI.

    1. Ramy says:

      jo gjithmone flet budallalliqe

  19. shqiponja says:

    Nanua pervec mekateve te tjera ka treguar se mund te bjere lehtesisht ne varesine e Saliut gje e cila e ben ate ne menyre absolute te papranueshem per ate post! Atij i shkon fare mire sllogani:
    NANUA PER SHERBETOR NE SARAJET E BERISHES, NANUA JO PER PRESIDENT!

  20. arsen says:

    Arvizu nuk eshte per ambasador.

  21. denkoka says:

    e shifni mor te mjere…se ku jemi katandisur…

    per cdo gje madhore pytet ambasadori shba,

    edhe pislliqet e presidences vendosen neper kafene..

    boooooo

  22. askushi says:

    Mjafton ky takim dhe bindesh qe Presidenti nuk do jete perfaqsuesi i interesave te popullit shqiptar.Kjo loje duhet te mbaroje.Presidenti duhet te zgjidhet nga popullit .Une nuk do ta kembeja kurre karagjozin Nano me Presidentin Topi

  23. tini says:

    per tu zgjedhur president i shqiperise duhet te japi ok amerika jo shqiptaret.qe ketu ka mbaruar sovraniteti i shqiperise kemi marre fund si popull.

  24. Rrapi i celos says:

    CLAUSI- ka dhene komentin me te persosur .

  25. bledi says:

    ore ky ambasadori kujton kaq te ulet shqiptaret sa mendon te na mbush mendjen se nano eshte burri i mire ik ore megjthe nanon se eshte limon i shtrydhur dhe nuk vjenne as ere .ambasadori u duke me 21 janar qe i tha komunistit burre shteti dhe enveri po ta kish degjuar do qeshte ,ik mor nano se je njeri qe te ngjalle neveri .zoti e mbrofte nene shqiperi .

  26. LOLITA says:

    po shikoja ne gazete tosin dhe arvizune e di cme beri pershtypie arvizuja ishte me i gjate se tosi,tamam bure i nje shteti te fuqishem.ka nja dy muaj qe vetem degjojme qe krye diplomati arvizu engri nje dreke pune me saline,metem,spahine ramen nanon,,,,,,,,,,,,,,etjer,goxha bure i sjell verdalle politikanet tane,me nje bisede qe beri me tos dhelparakun e njoi qe eshte koke per president,menyra se si e trajtoi problemin e 21 janarit i pelqeu shume,fajtor pa faj,po ka shume te drejte diplomati. shqipetareve problemet e tyre ja u kane zgjidhur te tjeret.sa here qe ri e mendoi ose degjoi qe shqiperine po e shesin xhveshin,me kujtohen keto vargje,shqiperi e dashur memedhe te shoh me buze te plasur si cme sheh,u shkretove ane e mane shqiperi,se shqiperin e udheq nje sali qe eshte lidhur me serbi,aty ka blere energji xeni me faslli,ooooozot i madh ishalla i digjon lutiet tona dhe nuk i bashkon ,salen meten edhe nanon,ne qeveri se nuk mund te rihet ne kete vend me flliqesira qe deri dje shanin e pershanin njeri tjeterin tani jane bere by.. e brek me njeri tjeterin,interesi i perbashket,mani mani.nje gje nuk e kuptoi une cdo gje behet ne driten e diellit ne mes te dites pa ju hyre thera ne kembe ne rime i shikojme si pasurohen,si me leket e popullit luajne neper kazino,i harxhojne pa ju trembur syri,pa ju dridhur dora,jane leket e popullit deri kur duhet qe ne te kuptojme qe atdheu me te cilin kjo treshe ben cfar te doje,tallet vjen e hiken sa here do ne pushtet,sa here i u zbrazen xhepat karikia i pret,fajin nuk e ka as saliu me kompani as tosi i kazinove as met hajduti,fain e kemi ne populli,per fatin tone duhet te vendosim vete,ketu ska pune arvizua dhe as ndonje tjeter qe mundohet te na tregoje se kush duhet dhe kush jo te vije ne pushtet,shqiperia e shkret eshte e te gjithe shqipetareve.

  27. tufi says:

    Andej nga Franca cpo behet mo? Dergoni Arzivun ti jap drejtim zgjedhjes se Presidentit.
    Te shkoj ta provoj nje here mbase e degjojne Francezet…
    Bejne aty si gjela se ai vend eshte katandisur pa dyer e pa zot shtepie.
    Zgjohu o Topiiiiii… je akoma president i Shqipetareve.
    Nejse nje gje dihet…. Historia perseritet…

  28. Lipe Shtogu says:

    Arzivu me shume i prish pune Shqiperise, se sa i ndreq !
    Perse? Nje dreq e di ! Mistere te politikes amerikane. Per fat te keq, Shqiperia, me sa duket do te vazhdoje te jetoje ende nene tiranine e Berishes dhe do te jete akoma pré e eksperimenteve ne Ballkan.

  29. Adriatik says:

    Administrata amerikane kurre nuk ka pasur arsye te hakmerrje ndaj popullit shqiptar. Qendrimi i Evropes she US-s gjat 20 viteve ka qene perkrahes ndaj figurave me te urryera te shqiptareve. Si E dhe US jo qe i dine te githa skutat e Shqiperise por dine edhe se cfare ushqimesh ha cdo dite cdo shqiptar. Keshtu qe perkrahaja e kopukeve shqiptare nuk eshte per shkak te mosnjohjes se realitetit shqiptar por per shkak te urrejtjes qe ata ushqejne ndaj ketij populli qe rrojti i lire dhe i pavarur per 40 vite. Ne se ata do te kishin urrejtje ndaj Enver Hoxhes per te cilin propaganda kopukiane shqiptare derdh me mijra ton balte le te merreshin me Enverin dhe jo ti shkaterronin popullit djersen dhe mundin gjysemshekullore. Ka 20 vite qe vidhet vota e popullit vetem per arsyen se ashtu u do bytha padroneve te kopukpolitikaneve shqiptare. Politikaneve tradhetare dhe kelysheve te Beogradit dhe Athines u a jep pushtetin EU dhe USA nuk ua jep populli. Kurre nuk ka fituar e djathta ne Shqiperi gjate 20 viteve. Pse ?? Sepse Shqiperia nuk ka pasur te djathte. Pasaniket shqiptare qendruan me Turqin. Ato therrime bejlurcina qe mbeten i ka stigmatizuar Noli dhe e treguan vehten si ne vendosjen e nje mbreterie majmunore ashtu dhe gjate luftes Antifashiste Naacional – Clirimtare te popullit Shqiptar. Pjesa derrmuese e ketyre bejlurcinave u fut nen ombrelen e fashizmit sepse ishin shume te dobet per te sunduar popullin. E ku qenka e djathta kaq e zhvilluar sa te fitonte zgjedhjet e lira?? Ajo kurre nuk mund ti fitonte pas grabitur votat. HIstoria e 20 viteve eshte e mbushur me historira te shumta vjedhjesh dhe grabitje votash per tu hakmarre per lirine 40 vjecare.
    Te gjithe e kemi pare edhe sehirllekun e euro-amerikaneve ndaj grabitjes se votes duke pretenduar se nuk nderhyjme dhe gjoja mbajne nje qendrim te ekuilibruar. Rajersoni dhe Arvizu jaen USA.

  30. Ivani i madh says:

    rujuni se Berisha e shet kufirin e detin nga babezia e budallalleku e ky mostra nga kazinot e kumarlleku te dy njesoj jane TE PJELLE NGA NJE NENE ME BABA TE NDRYSHEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje